Tendencat e flokëve 2013, vijë në mes apo në anë për një look shik

Publikuar më: 04/02/2013 10:10

Jeni gati për të njohur tendencat e fundit te flokëve për 2013-ën? Me ardhjen e vitit te ri, kthehet dëshira për te ndryshuar look, synojmë per nje model te ri flokësh dhe stile cool dhe ne mode. Por cilat do te jene tendencat e flokëve për 2013-ën te cilat janë pare ne sfilata? Tendencat e flokëve për 2013 parashikojnë vijën anësor ose ne mes, qofshin te shkurtër, te gjate, te leshuar apo te lidhur, vija është ne plan te pare, ky do te jete nje must i ketij viti.

Vijë anësore për të qenë në modë

Natyrisht për të qene me të vërtet ne tendence, nuk duhet te keni thjeshte një vije ne ane. Për sezonin e ri, ne fakt duhet te synoni për një vije pak me shume te theksuar, një vije, mbase me e theksuar? Vija anësore adaptohet shume mire me çdo lloj prerje flokësh, kështu qe nuk duhet te bëni gjë tjetër veç te gjeni ane e duhur. Si? Ja disa këshilla. Zakonisht, beauty addicted zgjedhin ne cilen ane te mbani vijën e flokëve ne baze te syve. Ashtu sic e dimë asnjë njeri nuk ka fytyre simetrike perfekte, dhe nese do ti kushtonit vëmendje, do te dallonit me lehtësi te individualizoni cili është “syri juaj me i bukur”. Vija e flokëve duhet te nise nga gjysma e syrit te “bukur”.

Vijë në mes për të qenë me shik

Gjithmonë e dashur nga vajzat qe pëlqejnë look natyral, vija ne mes duhet te jete e dukshme, dhe kërkon gjatësi. Mund te merrni shembuj nga celebritetet qe mbajnë këtë lloj vije. Vija ne mes te kokes e ben me te veçantë look-un tuaj. Tani nuk ju mbetet gje tjetër, por t’u hidhni një sy stileve dhe tendencave të reja të sezonit.

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.