10 makinat më të shpejta të vitit 2012

Publikuar më: 11/03/2013 10:45

Kur flitet per makinat me te shpejta, te gjithe duan te shprehin mendimin e tyre per makinen e tyre te preferuar ose makinen e enderrave te tyre. Per disa eshte pasion i vertet dhe hobi njohja me makinat me te shpejta. Te gjithe kane opinionin personal ne lidhje me kete, disa preferojne shpejtesine, disa te tjere luksin. Meqe per gjeneraten e re preferohet shpejtesia, ngrihet pyetja: Kush jane 10 makinat me te shpejta ne bote? Ne nuk do ti renditim keto makina ne baze te cmimit te tyre, por ne baze te shpejtesise.

 1. SSC Ultimate Aero

Dhe ne fund, SSC Ultimate Aero mban titullin e makines me te shpejte te botes deri tani. Motorri i saj eshte BiTurbo dhe jep 1183 kuaj fuqi. Nje nga arritjet e ketij modeli eshte se thyen rekordin e shpejtesise qe mbahej nga Bugatti Veyron. Shpejtesia maksimale eshte 257 milje ne ore dhe eshte ne librin e rekordeve Guinness. Ajo arrin 0-60 milje per 2.7 sekonda. Nese e krahasojme SSC Ultimate Aero me makinat e tjera, pa dyshim qe mban pozicionin e pare si makina me e shpejte.

2. Bugatti Veyron

Bugatti Veyron mbahej si makina me e shpejte ne bote perpara se te dilte modeli SSC Ultimate Aero, por sot eshte ne vendin e dyte. Veyron ka pamje  sportive dhe mund te ngitet ne rruge. Motorri i saj Ë16 eshte me 1001 kuaj fuqi. Shpejtesia maksimale eshte 253 milje ne ore. Ajo arrin 0-60 milje per 2.5 sekonda. Kjo makine eshte nje nga me te shtrenjtat.

3. Saleen S7 Tëin-Turbo

Saleen S7 Tëin-Turbo eshte version i ri dhe i permiresuar i Saleen S7. Kjo makine sportive ka shpejtesine maksimale 248 milje ne ore me nje motor te fuqishem BiTurbo me 750 kuaj fuqi. Aftesite e modelit Saleen S7 Tëin-Turbo mund te shikohen tek nxitimi, e cila arrin: 0-60 milje per vetem 3.2 sekonda. Ky model eshte i pelqyer per shpejtesine, pamjen dhe dizajnin e brendshem.

4. Koenigsegg ÇX

Koenigsegg ÇX eshte e katerta makine me e shpejte ne bote. Eshte projektuar dhe prodhuar ne Suedi dhe ka shpejtesine maksimale 245 milje ne ore. Koenigsegg ÇX krenohet me nje motor V8 me 806 kuaj fuqi. Klasifikimi i mire i kesaj makine vjen si rezultat i faktit se arrin 0-60 mije ne 3.2 sekonda.

5. McLaren F1

Pothuaj te gjithe qe kane interes tek makinat, jane njohur me McLaren F1, per shkak te reputacionit dhe elegances qe shfaq ne garat me makina. Kjo makine e jashtezakonshme ka shpejtesine maksimale 240 milje ne ore dhe motor V12 me 627 kuaj fuqi. Avantazhi i McLaren F1 eshte se arrin 0-60 milje ne 3.2 sekonda. Kjo eshte nje nga makinat me te mira ne bote.

6. Ferrari Enzo

Ferrari Enzo eshte makina qe do te dashuroheni menjehere. Mund tju impresionoje totalisht me zhurmen e saj te motorrit. Ferrari Enzo arrin shpejtesine maksimale 218 milje ne ore dhe nga 0-60 milje e ben per 3.4 sekonda. Motorri eshte nje V12 me 660 kuaj fuqi. Nje nga vecorite e Ferrari Enzo eshte se jane vetem 399 modele te tilla te prodhuara.

7. Jaguar XJ220

Kur behet fjale per shpejtesine dhe stilin, atehere Jaguar XJ220 eshte zgjedhja me e mire. Kjo makine ka shpejtesi maksimale 217 milje ne ore dhe mund te shkoje 0-60 milje per 3.5 sekonda. Jaguar XJ220 ka nje motor BiTurbo V6 me 542 kuaj fuqi. Ky model nuk eshte vetem ne listen e 10 makinave me te shpejta, por eshte dhe nje nga makinat me te shtrenjta ne bote.

8. Pagani Zonda F

Pagani Zonda F nuk eshte popullore vetem per dizajnin e saj unik por edhe per stilin dhe pamjen e saj origjinale. Ky model arrin shpejtesine maksimale 215 milje ne ore dhe nga 0-60 milje i ben per vetem 3.6 sekonda. Pagani Zonda F ka motor V12 me 650 kuaj fuqi. Ngjyra me e pelqyer per kete makine eshte e ngjyre argjendi.

9. Lamborghini Murcielago LP640

Lamborghini Murcielago LP640 eshte makina me e preferuar per gjeneraten e re ne ditet e sotme. Njerezit e pelqejne shume kete model per stilin dhe pamjen e saj mahnitese. Kjo makine ka shpejtesine maksimale 211 milje ne ore dhe mund te arrije nga 0-60 milje ne vetem 3.7 sekonda. Lamborghini Murcielago LP640 ka motor V12 me 640 kuaj fuqi.

10.Porsche Carrera GT

Porsche Carrera GT qendron ne vendin e dhjete te listes sone. Ka shpejtesi maksimale prej 205 milje ne ore dhe arrin shpejtesine nga 0-60 milje ne vetem 3.8 sekonda. Kjo makine ka nje motor V10 me 612 kuaj fuqi.

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.