Elbasan, Ministria grup pune për nivelin e ndotjes në Metalurgjik

Publikuar më: 25/03/2013 20:07

Pas shqetësimeve të ngritura nga banorët e zonës për nivel të lartë ndotjeje nga aktiviteti i ish-kombinatit të Metalurgjikut, Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, ngre një grup pune së bashku me AKBN dhe ISHP. Bëhet fjalë për një grup, i cili ka nisur tashmë punën për matjen e nivelit të ndotjes, përmes pajisjeve specifike, ndërsa mësohet se për rezultatet e kontrollit që po ushtrohet do përgatitet edhe një raport. “Nga ana e grupit të punës kemi marrë kontakt me agjencinë rajonale të zhvillimit të mjedisit për të vënë në dispozicion dokumentacionin e monitorimit të nivelin e ndotjes së ajrit për vitin 2012. Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik me përfaqësuesin e tij që është pjesë e grupit të punës, do të bëjë matje në një kohë të përshtatshme në ditët në vijim gjatë kohës që uzinat janë në punë për të parë sesa është niveli i ndotjes së ajrit në territorin, brenda ambienteve të uzinës, nivel që ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e punonjësve që punojnë në këto uzina” është shprehur Thoma Rrushaj, përfaqësues i METE-s.  Kontrolli mësohet se do të vijojë disa ditë. Lidhur me situatën alarmante të shkaktuar nga ndotja e Mjedisit, gjatë vitit të fundit është diskutuar me mjaft shqetësim edhe në mbledhje të posaçme të inicuara nga Prefekti, por pa pasur ndonjë impakt të dukshëm. Ndërkaq, skandaloze cilësohet fakti se prej rreth një viti e gjysëm nuk ka asnjë të dhënë për cilësine e ajrit në qytetin e Elbasanit, per shkak se aparaturat e vendosura prej kohesh per kete qellim nuk funksionojne. Ky fakt është mbajtur i fshehtë gjatë vitit 2012 dhe sipas specialisteve te mjedisit, aparaturat e instaluara me fonde të Bashkimit Europian për momentin është e pamundur të rikthehen në punë pasi riparimi i tyre ka kosto tepër të shtrenjtë.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.