Keni këmbë të fryra? Ja origjina e çrregullimeve dhe mjetet më efektive

Publikuar më: 13/03/2013 10:57

Mbajtja e ujit, problemet që dalin nga operacioni, mosfunksionimi i zemrës dhe veshkave, janë shkaqet kryesore të këmbëve te fryra. Ky është një problem shumë i zakonshëm, veçanërisht në mesin e grave dhe që nuk duhet të nënvlerësohet.

Këmbët e fryra dhe nyjat e këmbëve të fryra, në fakt, shumë shpesh janë tregues i një çrregullimi shumë serioz. Para se të shohim mjetet më efektive për këmbët e fryra dhe të dhimbshme, duhet të përpiqemi të kuptojmë origjinën e çrregullimeve.

Cilat janë shkaqet kryesore

Përveç kushteve patologjike, ndër shkaqet e këmbëve të fryra mund të përfshijmë edhe situata të zakonshme ku shumë gra kalojnë shumë kohë në këmbë ose në të kundërtën ulur, me këmbët varur, duke qenë mbipeshë, duke marrë ilaçe kundër depresionit ose në bazë të hormoneve (të tilla si pilula e kontrollit të lindjes). Ju mund të keni këmbë të fryra në shtatzëni, një fenomen ky i rëndomtë. Gjithashtu, nuk është e pazakontë që të keni këmbë të fryra, pas një cezarianeje, përgjithësisht në fenomenin e paslindjes, kryesisht për shkak të amullisë së enëve të gjakut.

Çfarë duhet të bëni

Por çfarë duhet të bëjmë kur kemi këmbë te fryra? Kjo varet. Nëse këmbët tuaja janë të fryra vetëm natën, kjo ndodh ndoshta, sepse ju bëni një punë ulur gjatë ditës. Ne mund të mbajmë këmbët tona ne drejtim të murit në mënyrë që këmbët te jene në një pozicion më të lartë se ai i zemrës. Ju mund të vishni çorape elastike sidomos në prani të venave me variçe që ngjeshin këmbët kundër forcës së gravitetit. Në përgjithësi, është gjithmonë një praktikë e mirë për të ndjekur një dietë te duhur, me nivel kripe sa me te ulet, e cila ndihmon për të mbajtur presionin e ulët të gjakut, redukton mbajtjen e ujit dhe kontrollon peshën trupore. Së fundi, të mbani në lëvizje këmbët tuaja, përmes aktivitetit fizik dhe sportit është sigurisht një ilaç i shkëlqyer për këmbët e fryra.

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.