Matura 2013, koeficientët e lëndëve me zgjedhje

Publikuar më: 08/03/2013 9:52

Zyrtare/ MASH publikon tabelat me koeficientët e shkollave të mesme

Pranimet në universitetet publike në vend, lista e plotë me emrat e shkollave dhe pikët që merr kandidati

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur zyrtarisht dje, koeficientët e shkollave dhe koeficientët e lëndëve me zgjedhje për Maturën Shtetërore 2013. Lidhur me këtë fakt, gazeta “Republika” publikon të gjitha tabelat e koeficientëve, të cilat jua sjell të detajuara më poshtë. Tashmë, të gjithë kandidatët që duan të ndjekin studimet në një nga institucionet e arsimit të lartë publik në vend, duhet të jenë të informuar mbi pikët dhe mënyrën e grumbullimit të tyre. Çdo maturant, gjatë gjithë procesit të provimeve, që është i detyruar t’i nënshtrohet, do të grumbullojë një sasi të konsiderueshme pikësh, edhe nga lëndët me zgjedhje. Në varësi të shkollës që ai frekuenton, pra institucionet ku ai do pajiset me diplomë, maturanti ka mundësi që të shohë përveç koeficientit të shkollës, edhe koeficientët e lëndëve me zgjedhje. Më pas, maturantit, përveç provimeve të detyruara, të cilat kanë gjithashtu përqindjet e tyre, do t’i mblidhen të gjitha pikët, me të cilat do bëjë të mundur aplikimin për pranim në një prej universiteteve publike në vend. Ndërkohë, shumë shpejt pritet të nisë dhe plotësimi i formularit A2.

Edlira MEMA

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.