Shtetësia shqiptare, shpallet procedura për ta fituar ose hequr dorë

Publikuar më: 01/03/2013 9:13

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë dhe të huaj rezidentë në Tiranë, publikon procedurat dhe dokumentacionin përkatës për ata shtetas, të cilët aplikojnë për fitim shtetësie, rifitim dhe heqje dorë nga shtetësia shqiptare.

Aplikimi për shtetësi shqiptare kryhet në Specialistin e Trajtimit të të Huajve dhe Migracionit, pranë Drejtorisë së Policisë Qarku Tiranë, më konkretisht, në vijim është procedura standarde për aplikim. Për çdo paqartësi në dokumentacionin e mëposhtëm gjatë aplikimit mund të telefoni në numrin celular 069 41 08 563 ndërkohë orari i pritjes 08.00 – 14.00’ në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, Kati I. Aplikimi për shtetësinë shqiptare bëhet nga kërkuesi drejtpërdrejt, përfaqësuesi i tij me prokurë të posaçme (nuk praktikohet për rastet e fitimit të shtetësisë shqiptare me natyralizim). Nuk ka asnjë pengesë ligjore që një shtetas shqiptar me rezidencë në një vend të huaj të dorëzojë kërkesën për shtetësinë shqiptare në Drejtorinë e Policisë të Qarkut ose komisariatin e policisë vendore ku ka të regjistruar gjendjen e tij civile, në qoftë se rastësisht gjendet fizikisht në Republikën e Shqipërisë. Aplikimi për shtetësinë shqiptare është individual, veç të miturve deri në moshën 14 vjeç, për të cilët shprehen prindërit e tyre. Për shtetasit e huaj, apo shqiptarë që banojnë jashtë shtetit, aplikimi mund të bëhet edhe në përfaqësinë diplomatike ose konsullore të Republikës së Shqipërisë në shtetin ku ai është rezident ose në përfaqësinë që mbulon shërbimet konsullore për vendin ku ai është rezident.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.