Shtypja e ulët e gjakut, pasojë e mungesës së kripës në organizëm

Publikuar më: 22/03/2013 8:42

Nëse ju ka ndodhur që shikimi shpesh t’ju mjegullohet apo të keni marramendje të lehta dhe me këtë rast edhe shtypjen e gjakut ta keni të ulët, mes brengave të tjera do të duhej të përqendroni vëmendjen se sa shumë konsumoni kripë në organizmin tuaj. Nutrisicistët, me këtë rast, theksojnë se është i rëndësishëm konsumimi adekuat i kripës, përderisa theksojnë se e dobishme mund të jenë edhe pijet që përmbajnë kafeinë.

Gjithmonë, duke pasur parasysh që veshkat të mos ngarkohen tepër dhe që organizmi të mos gjendet në një çekuilibër elektrolitik. Krahas kësaj, është me rëndësi që të konsumohet një sasi e madhe e lëngjeve. Shujtat duhet të jenë me orar dhe të shpeshta. Konsumi i artikujve të ndryshëm mund të sigurojë konsum të mjaftueshëm të mineraleve dhe vitaminave që janë të rëndësishme për ruajtjen dhe funksionimin e enëve të gjakut si dhe në furnizimin e qelizave me oksigjen. Ngritja e shpejtë duhet shmangur, përderisa aktiviteti fizik është i detyrueshëm, sepse shton qarkullimin nga duart dhe këmbët në drejtim të zemrës.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.