Trashëgimia një viti dhe drama e një qyteti bregdetar

Publikuar më: 07/03/2013 11:32

Nga Besnik Velaj

Vlora e festoi Vitin e Ri 2013: ”E para, për veten e saj, e dyta, për Shqipërinë dhe shqiptarët e Shqipërisë natyrale, e treta, gjithë shqiptarët e botës erdhën në qytetin bregdetar, për të ngritur Flamurin Kuq e Zi të Ismail Bej Qemalit për 100-vjetorin e Pavarësisë”. Vlora e Labërisë dhe e gjithë Shqipërisë i priti si gjithmonë të gjithë me urime, paqe, harmoni. Festat e 100-vjetorit të Pavarësisë dhe vitit 2013 ishin të përbashkuara në ndërrimin e mesazheve e urimeve, Vlora e ripërsëriti urimin e saj për të gjithë qytetarët dhe me shumë përzemërsi e dashamirësi për gjithë shqiptarët. Ky ishte dekori shpirtëror, kulturor, kultura e banorëve të qytetit bregdetar dhe për festat fetare të fund vitit etj. Disa kanë mendimin se qyteti bregdetar është larg nga aspiratat, realiteti ku jetojmë, Vlora, zbukurohet dhimbshëm, përditshëm dhe në ditë festash, asaj gjithmonë i mbeten pas probleme të mëdha, i mbeten pas projekte të pazbatuara(O. H).

 

Drama e pronës dhe pronarit legjitim

Demokracia lindi nga lëvizjet politike të studentëve të dhjetorit. Më vonë, u rrit, u fry me kapacitetet e modelit të Katovicës nga Siberia e ftohtë. Trashëgimia e jashtëzakonshme e mëparshme pushtoi demokracinë e vërtet, Ramiz Alia krijoi 100 parti, kryetarët e tyre i vuri vet dhe demokracia shkoi në udhët e njohura skenike apo deri na drama politiko-shoqërore dhe drama të karakterit recitues epik, për t’i hedhur hi syve popullit, për të larguar nga vëmendja e tij reformat e vërteta. Kemi parë në Vlorë mijëra e mijëra, miliona afishe, postera, koncerte tamtamesh me tribuna ulëritëse, reformat reale nuk duken gjëkundi. Shohim, sot, aktorët e talentuar, të ngjashëm me baballarët kuqalash që na gënjyen që nga 8 Nëntori 1941-1990, se do të hanim me lugë të florinjtë, shohim brezat e demokracisë se u mbeti në dorë, prag dhe shpirt luga e hiçit. Nga hiçi fillon dhe tema e varfërisë, qoftë për njerëzit e heroizmit apo intelektual.

Si në të gjithë Shqipërinë edhe në Vlorë pasuria kombëtare u nda midis strukturës së 100 partive ramiziste. Tokë, shtëpi etj., si pasuri të patundshme i morën ata, pronarët legjitimë mbetën me gisht në gojë. Ustai dhe babai i kryetarëve të 100 partive politike në Shqipëri, vuri në skenën e viteve 1990 ligjin 7501. Shfaqja në fillim ka pasur një ”lojë humori”, ku luanin aktorët, personazhet si puthadorë të tij. Drama, me një akt, 7501, nga lojë humori u kthye në dramë me 3 akte. Ligji 7501 është vazhdimi i 8 Nëntorit 1941 dhe 24 Majit të Kongresit të Përmetit?! Në foltoret e demokracisë, në kuvend, ekzekutiv, gjyqësor etj. dhe radhët e para të pushtetit lokal u ulën karrigexhinjtë 70-vjeçarë, motivacioni: ”Në karriget e para do të ulen pasardhësit e paraardhësve”. Për të parë dramën me 3 akte, të tjerët duhet të paguajnë shtrenjtë biletën dhe me detyrim të duartrokasin, thërrasin me urra të fuqishme. Pas 20-vjetësh, jeta e popullit ka shkuar në honin ramizist. S’ka punë, s’ka burime pune. Burimet e punës që lindin nga frontet e punës, që janë: Minierat, uzinat, fabrikat, kulturat bujqësore, vreshtaria, pemëtaria etj., u shkatërruan me ligjin 7501 nga Katovica. Në Vlorë nuk punohen fushat e Myzeqesë, Topalltisë, Fushë-Dukatit, Lumit të Vlorës, nuk punohen as kodrat dhe malet, gjithçka është kthyer në djerrë. Fshati ka emigruar në ”qitet”, në qytet kanë mbetur pleqtë, rinia ka emigruar në shtetet perëndimore dhe nuk kthehet më shkretëtirën demokratike. S’ka pronësi, s’ka zhvillim, s’ka kapitalizëm, ka varfëri. Mbi 90 për qind e pronësisë në Vlorë është vjedhur, denatyruar në formë tjetër, me përmbajtje tjetër dhe në produkt tjetër. Nuk është më interesant fakti… Katovica futi në rol aktorë të dyzuar shqiptarë, që skenën e betonizimit, Vlorë, ta luanin sipas skenarit sllavo-grek. Kjo lloj drame është shikuar, po shikohet, vazhdon të shikohet në qytetin bregdetar. Është betonizuar i gjithë bulevardi Vlorë-Skelë-Uji i Ftohtë. A është Vlora e dikurshme me gjelbërim, lulishte apo Vlora e betontë pa të ardhme? Vlora, qytet i betonit, a do të mbijetojë? Është interesant se autorët me karrige të madhe vazhdojnë betonizimin, vazhdojnë dhe të rrinë mbi 2 mandate në karrige, me ëndrrën për 3 mandate, autorët e dramës zihen me krerët e qeverisë ditën dhe natën shkrihen në dashuri perverse. Që nga viti 1990-2013 vazhdon drama e betonizimit. A është Vlora qytet turistik, me pamje nga deti apo qytetet i betonit? Pse kjo dashakeqësi, paaftësi e pozitës dhe opozitës, pse ky terr i papërshtatshëm për një valë ndërtimesh, pushtimesh të hapësirave publike, pse abuzohet me punimet ndërtimore që janë motivuar si investime? Pagesat për “kostumografët” e betonit të Vlorës janë nga ish shokët-sot, pronarët e rinj me iniciativë private, por nuk kanë munguar bashkëpunimet e strukturës klasore dhe gardëroba e betonit e Vlorës është sasiore kur ngelen 5000 apartamente të pashitur, me çmime tavan – dysheme nga më të lartat. Para vitit 1990 tjetër organizim kolektiv, s’ka gjë që në shoqërinë kapitalistë e vidhet, shpronësohet, pranohen të rinj”. Ndërtohet po nga ajo shoqëri pa konkurrim dhe ne duhet të thërrasim: ”Rroftë Katovica, por me kokë poshtë?!” Nuk dua të përmend emra, janë me qindra, mijëra emra të korruptuar të skenës vlonjate, bashkangjitur asaj shqiptare. A nuk paguhet mllefi i çdo qytetari nëpër kafenetë, a nuk kalohet aty më shumë se 2 orë biseda në mungesë të aktiviteteve kulturore e sociale? A nuk pasqyrohet mllefi tek këmbësorët e varfër, pensionistët dhe të rinjtë që ecin në këmbë në rrugët me baltë dhe pluhur, tek rrugët e keqpunuara dhe të lëna në mes? A nuk pasqyrohet tek banorët e pallateve, ku as urgjenca apo zjarrfikësi nuk mund të hyj? Qindra premiera dhe mijëra skeçe u përgatitën e po vazhdojnë të përgatiten deri në zgjedhjet e 23 Qershorit. Në fillim u mbyll ARKKP-ja. U ngarkuan me 100 dosje nëpër makina dhe u kooperativizuan në AKKP Tiranë. Ku nuk u shqyrtuan me gjithë atë personel, ku do ta gjejnë mundësinë kohë dhe faktorin njeri për të shqyrtuar 12000 dosje deri më 23 qershor? Nuk ka dyshim që po hynë në punë skenari i mashtrimit me pagesa me anë të legalizimit. Normalisht aktorët luajnë më mjeshtëri të lartë përmbi shoqërinë demokratike?! Realiteti është realitet, nuk ka nevojë të thuhet se kush i përdori, sepse këtë e kanë bërë të 100 partitë. Janë përgatitur fatura për mijëra individ që kanë zënë pronat e të tjerëve dhe janë informal. A nuk janë dhe informal dhe përfitues, a nuk i tërheqin faturat ata që përfitojnë falas nga xhepi i pronarëve? E kush nuk bëhet pronar informal kur paguan sa për një peshk dhe merr balenën? Problemi është të peshkohen emigrantët si në kohët e firmave piramidale. O burra informal se u bë deti kos! Ja thirrja: “Duke intensifikuar shlyerjen e detyrimeve financiare me emigrantët, brenda 48 orëve nga shlyerja e tyre do të pajisen me leje ndërtimi”. Të gjithë janë artist. Mund të jesh elektricist, kovaç, mekanik, këpucar, mjek, inxhinier, shofer, faturino, të gjithë janë të punësuar tek ALUIZN, për të bërë punën më shpejt”. Forcohen informalët, dobësohet AKKP, duke iu bllokuar vendimdhëniet. Hajde para, Selam para, hajde mos e bëj po deshe?! Të rrojnë të korruptuarit, informalët, poshtë pronarët? Që nga fillimi i 1990 nuk ka funksionuar mirë modeli i pronës, as nuk është future mirë si strategji dhe reformë, kapitalizmi nuk ekziston?

Baballarët e tymrave kanceroze

Është problem me vjetërsi para viteve 1990 dhe pas tyre, 30 vjet diktaturë dhe 20 vjet demokraci e pazgjidhur. Është historia e një tymi të pandërprerë, që shpërndahet qiejve që nga koha e diktaturës, nuk është davaritur as në demokraci. Në fakt, a duhet të jetojnë njerëzit? Tymrat 50-vjeçar nuk e kanë origjinën nga oxhakët e fabrikave, punishteve, uzinave, ato u shkatërruan, e kanë nga djegia e plehrave të qytetit?! Atë e sheh nga kodrat “Kuzum Babajt”, pezull mbi pallatet shumëkatëshe, rrugëve të qytetit e deri në zënien e pamjes së blusë së detit. Tymrat e bardha nuk udhëtojnë fjolla-fjolla, në trajtën e tymrave me origjinë nga lufta 50-vjeçare, vatra e tij është ish fusha e aviacionit, 2 kilometra larg në vijë ajrore nga Vlora. Çudia më e madhe është: “Aktorët, regjisorët, libretistët e skenës së politikës gjithëpërfshirëse në kohë zgjedhjesh e thithin tymin e bardhë nëpër sheshet, tribunat me elektoratin, e thithin deri tek Sheshi i Flamurit. Flamurin Kuq e Zi nuk e valëvitin vetëm erërat e diktaturës, demokracisë, por dhe tymrat mbeturinave të ish fushës së aviacionit. Tymrat janë në funksion të njerëzve, njerëzit qytetar e fshatar furnizojnë pirgun e madh me plehra, ata në vend që të pastrojnë lënë qeverisjen vendore t’u vënë zjarrin, zjarri i pandërprerë është babai i tymit, baballarët e politikës edhe të tymrave toksik. Popullsia e Vlorës sot – po sot është 250 000 vet dhe i thith tymrat e bardhë. Zoti në qiell dhe qeveritarët në tokë e dinë që thithja shkakton një sëmundje pa shërim që quhet kancer. Askush nga populli nuk ka kundërshtuar deri tani?! Ka pyetje me buzëqeshje, të trajtave servile, qeverisja lokale bënë komikun e nuk ndal tymin për të shpëtuar jetën e njerëzvet?

Justifikimi: ”S’kemi fonde të mjaftueshme, se përballojmë dot koston e problemit, deri tek akuzat për njeri-tjetrin”, se personat që i ndezin janë të papërgjegjshëm”, s’i ndalim dot. A nuk ka mbetur faji jetim për administratën vertikale e horizontale, sëmundjet që shkaktohen prej tij a nuk i vuajnë njerëzit? Tymi vazhdon në harqet kohore 7, 30-8, 00-8, 30, deri sa pushton si një djall të gjithë qytetin e Vlorës, nga Narta, në Ujin e Ftohtë, vazhdon të detyroj dhe qytetarët të mos hapin as dritaret e shtëpive. Tymi nuk ndalon, gjithmonë nëse ka ndërmend bashkia e Vlorës. Kanë mbijetuar, dhe pse duhet të them, u pushuan nga puna 30 veta, ata që i shpëtuan fshesës marrin rroga të vogla, por dhe më shumë nuk kanë haber nga profesioni, militantët politik janë zjarrvënës që marrin paga të larta dhe fitojnë tenderët e pastrimit të qytetit bregdetar. Ata e konsiderojnë vendin e grumbullimit të plehrave si vend pune fitimprurëse me anë të korrupsionit. Krerët e bashkisë nuk e mbajtën fjalën në mandatin e dytë, me ëndrrën për të tretin, i cili është kthimi i kësaj zone në periferi të qytetit bregdetar në zonë të banuar banimi shëndetësore. A nuk e ka marr qyteti i Vlorës shpërblimin e indiferencës, shpërblimin që po u merr frymën, ajo pak frymë që po u mbetet a nuk rrezikon shëndetin e tyre? Mirë ata që kanë parë dynja me sy, po ata që nuk kanë parë, për ta kjo është Vlora kanceroze evropiane? Përpara disa ditësh na bëjnë me dije, se ata të çatis nuk i zënë dot pikat, qoftë të pushtetit që emërohet apo zgjidhet me vota, çatia po pikon nga shiu i korrupsionit. Shumë keq, për faqe të zezë, por dhe kjo banë vaki për 20 vjet. Tashmë si zakonisht kur vijnë nga Tirana në Vlorë të mëdhenjtë, vijnë për të shitur mëndë, edhe kësaj radhe më 2012-2013 filluan të blindojnë karriget e korrupsionit për zgjedhjet e 23 qershorit, jo për ta luftuar atë, kështu korrupsioni, PS-ja, ja e shikoni ne po luftojmë (korr)upsionin, gjendja është se po e luftojmë me çiften me barut të lagur të KLSH-ës?! Në fakt tymi i plehrave duket, vjedhja e lekut nuk duket nga lartë poshtë nga të gjithë pushtetet, pavarësisht se janë të ngopur e tejngopur. Realiteti është se çatia e korrupsionit pikon. Realiteti i hidhur është se bashkia e Vlorës i ka vjedhur shoqërisë “Albanian Mobile Comunikationis Sh.a”, përfaqësuar nga juristi Julian Carahoshi, një shifër prej 86647963 lekë. Përcaktohet si detyrim i papaguar i shërbimit telefonik celular. Ky detyrim i papaguar fiksohet në vendimin e gjykatës së Apelit Tiranë, Nr. 1695, datë 27 qershor. 2012, telefonat janë kryer nga administrata e bashkisë, e cila ka marr në dorëzim numrat telefonik. A nuk janë këto para prej8 milion e 670mijë lekë të taksapaguesve vlonjat? A nuk duhet ta detyroj përmbarimi apo degën e thesarit Vlorë, bashkinë t’i paguaj këto para, taksa të popullit vlonjat? Nga ana tjetër, vjen në fokusin e medias së shkruar dhe të folur megakorrupsioni për 450 nëna që s’kanë marr shpërblimin e lindjes së fëmijëve prej 75 milion e 500 mijë lekësh. Gjithçka është harruar prej vitit 2009. A nuk është ky një problem i mbartur? Nënave të varfra u qajnë fëmijët, shteti është pa vesh për t’i dëgjuar, s’u kujtua dikush, s’u mor vesh, por hajt për vit të ri 2013 u kujtua, aktorët politik që duan të zgjidhen dhe rizgjidhen e nxorën në shesh problemin si të harruar. Çudi e madhe. A nuk janë të regjistruar këta fëmijë nga nënat e tyre në regjistrat e gjendjes civile, a nuk lindin në vit 1450 fëmijë në vit në qytetin bregdetar? FËMIJËT regjistrohen brenda 60 ditëve nga data e lindjes në zyrat e gjendjes civile, të cilat i dërgojnë dhe listat mujore që ja dërgojnë Drejtorisë Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe kjo një kopje zyrës financiare përkatëse. Nuk e dimë në se zyrtare bashkisë Vlorë i ka dërguar listat në Drejtorinë e Gjendjes Civile në ministrin e Brendshme kërkesën për fonde. Nuk dimë ai ka shoqëruar ato lista emërore të fëmijëve brenda afatit ligjor që kanë përfituar apo do të fitojnë shpërblimin? A e ka përgatitur Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile pasqyrën përmbledhëse për njësitë shpenzuese që kanë paraqitur kërkesë për fond dhe për çdo muaj do ta dërgoj pranë Drejtorisë Financiare, kjo e fundit a e ka përgatitur praktikën dhe t’ia dërgonte praktikën Ministrisë Financave për rialokimin e fondit nga program i Gjendjes Civile për bashkitë, njësit bashkiake apo komunat? Kush e besonte se kjo pagesë prej 5000 lekësh nuk është kryer për nënat që sjellin në jetë një fëmijë, por që kanë lindur jashtë shtetit, që u është lënë një afat prej 90 ditësh. Nënat e kanë zor, sepse aty në pozitë dhe opozitë ka njerëz të korruptuar që kanë lidhje të ngushta me personalitetet më të larta të shtetit shqiptar. Inskenimi për të mos marr shpërblimin si në kontekstin e mësipërm është i qëllimshëm, dinak?! Ankohen nënat që kanë sjellë në jetë një fëmijë për mospagim të shpërblimit nga që pikon tavani i pushtetit nga korrupsioni, abuzimit i shtohet dhe mosdhënia e formacionit për shumë nëna që ankesat i kanë paraqitur pranë qendrës ekonomike në zyrat e bashkisë Vlorë.

 Denatyrimi i qytetit bregdetar

Vlora e ka humbur vështrimin e direktshëm me detin. Po të hysh në Vlorë qoftë në periferi, qoftë në zëmrën e saj, qoftë të dalësh shëtitje nëpër të gjitha rrugët e saj deti nuk duket. Nuk duket më se gërvishtësit e qiejve nga 10-12 kate e kanë bllokuar pamjen. Në Vlorë janë zhdukur pamjet e trëndafilta të lindjes dhe perëndimit të diellit mbi kodrat e Kuzuk Babajt dhe dy kreshtave të Sazanit dhe Karaburunit. Në Vlorë nuk ndihen puhizat e buta plot jod të detit, nuk ndihen maistrot, nuk ndihen erërat tokë-det dhe det-tokë, nga ndërtimet marramendëse prej betoni, të cilat sundojnë 100 për qind pamjen natyrale të -ish Vlorës. Që ta ndiesh se Vlora ka lidhje magjike me detin duhet të ngjitesh ose në kodrat e Kuzum Babajt, kodrave të u-u ullinjve, kodrave të Shashicës mbi Kaninë. Harxhimi i energjive të mëdha fizike dhe mendore mund të bëhet nga rinia, ekskursionistët, ata që kanë makina të mira me xhepin plot, të tjerët të presin fatin. Vlora lind nga muzgu, tundohet ditën nga hijet e qiellgërvishtësve dhe natën e përfshin muzgu i ciklit të mbyllur të natës nga betonet. Në Vlorë ndërtohet, ndërtohet e vetëm ndërtohet me ritme të çmendura, pa harmoni me të ardhmen e tij, ndërtimet i bëjnë karshillëk detit të kaltër, qyteti po bëhet çdo ditë më kaotik. Dallimet midis të kaluarës perëndimore italiane, austriake, arkitekturës së tyre, historisë së realitetit urbanistik, kontributit të brezave 100 vjeçar janë larg, shumë larg. Ç’kanë ndërtuar baballarët po e prishin të bijtë. Ja si e gjykon REAL PRES: “Për të gjithë vlonjatet, Vlora në kujtimet e tyre mbetet po ajo, Vlora një qytet i rrethuar me pyje, me gjelbërim të përjetshëm, portokalle, limona e ulli, ku çdo shtëpi vlonjate ishte pranë detit. Qyteti do të ndërtohej në mënyrë moderne nga Pavarësia dhe deri në kohën e pushtimit. Nën asistencën projektuese italiane u bënë plane rregulluese, që do të përbënin bazën e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror. Qyteti do të ishte me fytyrë nga deti, me një sistem hipotomik rrugor ku do të harmonizohej gjendja e tij ekzistuese me perspektivën. U ndërtuan asokohe shtëpitë e Vlorajve, Shtiza e Flamurit, Varri i Ismail Qemalit, Muzeu, banga, Bashkia dhe vepra social ekonomike si kompleksi i spitaleve, shkolla tregtare, pallatet e aviacionit, hotel ”Adriatiku”, moli zero, Rruga Transballkanike, një Vlorë që në fakt është e bukur jo vetëm me detin, pulëbardhat deri brenda në qytet, por dhe peshkatarët, palmat, kodrat me ullinj të zhdukur nga sëpata dhe zjarri dhe ndërtimet informale, objektet e kultit, pazarin e vjetër, zanatçinjtë, Vlora ka humbur shatërvanët e dikurshëm, lulishtet, hapësirat, rrugët tregtare, varrezat e 4 religjinove apo shtëpitë e vjetra që do ti bënin kujtesës nder dhe krenarisë së qytetit bregdetar!”

Mund të bësh dallimin midis shkollës së vjetër perëndimore dhe të sotmes. Dje kishte inxhinier, arkitekt që kishin mbaruar universitete në Itali, Austri, Gjermani që të vjetrën apo tradicionalen e vinin në shërbim të së ardhmes. Sot-po sot janë sulur mbi qytetin bregdetar me shkollë e pa shkollë të lartë dhe serish populli nuk është dakord me prioritetin e rrëmujshëm që quhet zhvillimi turistik, industrial, portal, energjetik, ka të paqartë fytyrën e tij ta ardhme. Nuk ka, se po të kishte, jam i sigurt se nuk ka suksese, i mungon një plan afatgjatë, ashtu si dhe një zonim i pastër funksional, ashtu i mungon sistemi i parqeve dhe shumë gjëra të tjera. Ata me shkollë e pa shkollë të lartë e kanë katandisur Vlorën në një pështjellim kujtimesh ku dhimbshëm shprehesh: ”Na ishte një herë një Vlorë me famë, pa rrugë e sinjalistikë, me parkime si kaosi i së ardhmes? Iku e mërgoi bukuria e dikurshme, bukuria e paqethur ndërthurur mes gjelbërimit harmonik të portokallave-limonëve – mandarinave – kurorave me ulli dhe brezit të shkurreve nga lartësia e detit e deri në 700 metra lartësi. Qytetit bregdetar i mungojnë 8 plazhet, që kanë dalë jashtë përdorimit, nga derdhja e Vjosës e deri në Orikum, nga grabitja e tokës turistike elitare. Plazhet kanë dalë jashtë përdorimit dhe për faktin se në detin me bukuri të dikurshme derdhen në këtë vijë bregdetare 31 kanale të ujërave të zeza. Por plazhet kanë dalë jashtë përdorimit edhe sepse dy zonat më nevralgjike të saj, ku pushojnë qytetarët vlonjatë janë të ndotura me mbeturinat industriale të SOD e PVC+UZINA MEKANIKE+FABRIKA E LLAMBAVE. Uji amoniakal dhe zhiva kanë depërtuar 2 metra në thellësi të tokës. Të sëmurët e importuar nga diktatura dhe të rinjtë që vuajnë nga sëmundjet profesionale janë me qindra. Spitali i Vlorës e ka mbyllur pavijonin e sëmundjeve profesionale dhe qindrat e njerëzve vdesin ngadalë për çdo ditë se s’kanë para për ilaçe, s’kanë bukë për të ngrënë. Më poshtë Vlora ngjan me një ish-qytet, ku mijëra e mijëra ndërtime pa leje, që s’do të përfundojnë kurrë, i japin emrin e kantierit të shpartalluar të ndërtimeve të diktaturës. Kodrat e magjishme të Vlorës janë rruar zero nga sëpata dhe zjarri, duke prerë e djegur 3 milion rrënjë ulli dhe mbi 5 milionë rrënjë drurë halor elitar deri në buzë të detit. Edhe pylli i sodës, sipërfaqja e gjelbër po reduktohet për shkak të ndërtimeve pa lej. Janë prerë mbi 10 000 rrënjë pisha. E gjithë vija bregdetare në një gjatësi prej 7 kilometrash që nga fundi i plazhit të vjetër dhe deri në fundin e pyllit të sodës në afërsi të fshatit Zvërnec po kthehet në gjigant mbetjesh inerte. Reshjet e shiut dhe mungesa e infrastrukturës kulluese, prerjet e pemëve shkaktojnë problem. Në Vlorë, një pjesë e lagjes “10 korriku” ka rrëshqitur dhe rrezikuar që të zërë poshtë banesat që gjenden nënë të. Situata problematike ka 20 vjet, por në ditët e fundit si pasojë e reshjeve dheu ka avancuar duke bllokuar rrugët, të cilat shkojnë mbi kodër dhe duke bërë që të ndahet me vetëm pak metra me banesat ngjitur. Pronarët e banesave shprehen të shqetësuar në lidhje me këto probleme, pasi, sipas tyre, që prej 20-vjetësh kur ka nisur shkarja masive, ata qëndrojnë roje të banesave të tyre, ndërsa pritet nga moment në moment situata të kthehet në mjaftë më problematike. Si rrjedhojë, depoja e ujit, disa bunker mund të shkasin dhe të bien poshtë. Banorët janë ankuar, por nuk kanë gjetur zgjidhje deri më sot.

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.