Çfarë është poliomieliti? Sa e domosdoshme është vaksina kundër sëmundjes

Publikuar më: 09/04/2013 10:14

Poliomieliti është një sëmundje infektive e shkaktuar nga një virus, i cili pushton sistemin nervor dhe mund të shkaktojë paralizën totale brenda pak orësh. Zakonisht, prek fëmijët nën pesë vjeç. Simptomat fillestare janë temperatura, lodhja, dhimbja e kokës, të vjellat dhe mpirja e qafës dhe e gjymtyrëve. Një në 200 infektime çon në paralizë të pakthyeshme dhe 5 ose 10 për qind e të paralizuarve nga poliomieliti vdesin, kur muskujt e tyre të frymëmarrjes paralizohen. Nuk ekziston asnjë kurë për poliomielitin. E vetmja mbrojtje është vaksina, e cila duhet të merret disa herë. Qëllimi i Rotary International, një organizatë shëndetësore, është çrrënjosja e sëmundjes së poliomielitit. 10 vendet që mbeten të prekura nga epidemia e poliomielitit janë India, Pakistani, Nigeria, Afganistani, Somalia, Egjipti, Angola, Etiopia dhe Sudani. Në vitin 1988, bota shënoi 350 mijë raste të prekjes nga poliomieliti. Me kalimin e kohës, rastet e kësaj sëmundjeje u pakësuan dhe në vitin 2005 u regjistruan vetëm 1 mijë e 500 raste. Sëmundja e poliomielitit tani është e pranishme në vetëm 6 vende; Egjipt, Niger, Nigeri, Afganistan, Pakistan dhe Indi. India parashikonte që në vitin 2006 të mos kishte asnjë rast të kësaj sëmundjeje.

Simptomat

- Temperatura

- Lodhja

- Dhimbja e kokës

- Të vjella

- Mpirja e qafës

- Mpirja e gjymtyrëve

Është sëmundje qe shkaktohet nga virusi. Ai futet ne trupin e fëmijës ose të rriturit nëpërmjet gojës. Disa herë ajo nuk shkakton sëmundje te rende serioze. Per ne shumë raste ajo shkakton paraliza (nuk mund të lëvizë dorën ose këmbën).
Vaksina e poliomielitit (IPV), mund të ndalojë poliomielitin, ajo jepet në krah ose në këmbë, varet nga mosha. Vaksina e poliomielitit mund të jepet në të njëjtën kohë me vaksinat e tjera.

Fëmijët, grupmosha më e rrezikuar

Shumica e njerëzve duhet të marrin vaksinën kur ata janë fëmijë. Fëmijët marrin 4 doza të IPV, në këto mosha.

- një dozë në moshën 2 muajshe

- një dozë në moshën 4 muajshe

- një dozë në moshën 6-18 muajshe.

- një dozë përforcuese në moshën 4-6 vjeç

Të rriturit:

Shumica e të rriturve nuk është e nevojshme te marrin vaksinën e IPV, pasi ata e kane marre kur kane qenë fëmijë, por tre grupe te rriturish janë me rrezik te madh dhe duhet te konsiderohen si vaksinues të IPV:

1. Njerëz që udhëtojnë në vendet e botes ku poliomieliti ekziston

2. Punëtorët e laboratorëve të cilët prekin virusin e IPV

3. Punëtoret e kujdesit të shëndetit që kurojnë pacientet që mund të kenë poliomielit.

Te rriturit e këtyre tre grupeve të cilët nuk kane qene te vaksinuar duhet te marrin 3 dozat e IPV:

- Doza e parë në çdo kohë

- Doza e dytë 1 deri ne 2 muaj më vonë

- Doza e tretë 6 deri 12 muaj pas dozës së dytë.

Personat që kanë marrë 1 ose 2 doza te IPV me pare duhet të rimarrin 1 ose 2 doza. Nuk ka rëndësi sa kohë ka kaluar që kur është marrë doza e parë.

Vaksina e poliomielitit nga goja nuk rekomandohet

Janë dy lloje të vaksinave të poliomielitit: IPV e cila eshte gjilpere, dhe ajo që merret nga goja OPV. Jepet në formë pikash që gëlltiten. Të dyja vaksinat japin imunitet ndaj poliomielitit, por OPV është më e mirë në ndalimin e përhapjes se sëmundjes ne njerëz të tjerë. Megjithëse për disa njerëz (rreth një në 2.4 milionë) OPV aktualisht shkakton poliomielit. Të gjithë ata që kanë pasur reaksion alergjik nga antibiotiket neomicinë, streptomicine ose polimiksine B (neomycin, streptomycin, polymyxin B), nuk duhet te marrin gjilpërën e poliomieliti. Te gjithë ata qe kane reaksion alergjik te rende nga gjilpëra e poliomielitit nuk duhet të marrin gjilpërë tjetër.

Rreziqet e IPV:

Disa njerëz qe marrin IPV kane skuqje te vendit ku është bere gjilpëra. Vaksina qe përdoret sot nuk shkakton probleme serioze dhe shumica e njerëzve nuk kane asnjë problem me te. Megjithëse, vaksina, si çdo ilaç tjetër mund te shkaktoje probleme serioze, si p.sh, reaksion alergjik te rende. Mund te shkaktoje edhe vdekje, por është shumë i vogël rasti që të ndodhë. Nëse ndodh një reaksion alergjik serioz, ai mund të ndodhë brenda disa minutave deri disa orëve mbas gjilpërës. Shenjat e një reaksioni alergjik serioz mund te përfshijnë, vështirësi në frymëmarrje, dobësi, ngulçe, zbehje ose ënjtje të bajameve.

 

 

 

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.