Cilësitë dhe të metat sipas shenjave

Publikuar më: 16/04/2013 11:38

Dashi

Cilësitë : Ka buzagazin e gjuetarit që e pret prenë e tij. Nga natyra është udhëheqës, i do luftën dhe garën. Është i vendosur dhe i guximshëm, pandërprerë shkon përpara, konsideratave nuk ua vë veshin së tepërmi.
Spirituoz, optimist, e do jetën dhe e di se si duhet t’u hyjë në zemër atyre që e rrethojnë.
Besnik dhe shpirtgjera, ai e di se si duhet të luftojë për ty.

Të metat: Si egocentrik i matur, ai beson se Toka sillet për shkak të tij dhe rreth tij.
Është shumë krenar dhe mendjemadh, me shumë vështirësi i duron goditjet e dashurisë.
Ka një ndjenjë të pazakonshme për kundërshtimet. Nëse dëshiron që të bëjë diçka, pikërisht këtë ndaloja!
Ndjenjat e tij janë pak a shumë sipërfaqësore, adhuron të dëgjojë dhe të mbledhë ndodhi të dashurive.
Ka natyrë agresive dhe në disa raste mund të jetë edhe i dhunshëm.

Demi

Cilësitë : Mashkullor, i butë, sensual, Demi kënaqet në jetë sikundër adhuruesi i ëmbëlsirave në ëmbëltore.
I rregullt, i vyeshëm, ai ndërton ngadalë, por në mënyrë të sigurt.
Meqenëse është i sinqertë në të gjithnjë mund të llogaritësh.
I durueshëm, i dashur dhe i kujdesshëm, ai do të bjerë copë që t’i kënaqë ata që i do.
Ka koncept për të bukurën, e do artin në të gjitha format e tij.

Të metat : Koncepti i tij për kursimin nganjëherë përkufizohet me koprracinë.
Nevojën e tij për të pasur e bart edhe në ndjenjat dhe marrëdhëniet me të tjerët.
Shumë rrallë preket nga sulmet e hidhërimit, por kur kjo i ndodh… nuk mund të kontrollohet. Nuk është taktikant.
Është mosbesues dhe lehtë hidhërohet pa ndonjë arsye të vërtetë.

Binjakët

Cilësitë: Ka një shpirt të gjallë, inteligjencë të shkëlqyeshme dhe ka pikëpamje shumë të zhvilluar për komunikimet.
Është sharmant dhe spirituoz, është i dashur dhe i matur. E ruan gjatë shpirtin rinor. Është kureshtar dhe qartësisht i etur për njohje të reja. Përshtatet lehtë.

Të metat: Nganjëherë sillet si një fëmijë i llastuar. Përnjëherë e ndryshon humorin dhe në një rast të tillë shpreh anë shumë të këqija të karakterit. Është i paqëndrueshëm dhe ndjenjat e tij janë kryesisht sipërfaqësore.
Është lajkatar, egocentrik dhe bukur narcisoid. Kur ndesh në pengesë e ka të vështirë që ta tejkalojë.

Gaforrja

Cilësia: Është punëtor i madh, nuk frikohet nga lodhja. Imagjinata e tij lehtë do ta dërgojë në botën e çudive, kuptohet, ai atje mund të jetë me ty. Është i sinqertë dhe nuk i fsheh ndjenjat e tij më të thella. Është i këndshëm dhe ka ndjenjën e përkatësisë.

Të metat : Paratë i rrëshqasin nga dora. Gjithnjë është i pakënaqur. Me vështirësi i përballon gabimet e veta.
Është bukur pesimist dhe i mungon vetëbesimi. Është naiv.

(vijon..)

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.