Korçë, i sëmuri mendor sulmon me sëpatë një nxënës brenda shkollës

Publikuar më: 24/04/2013 9:55

 

Një ngjarje e rëndë është shënuar dje në shkollën 9-vjeçare të Korçës, “Nuçi Naçi”, ku një 71-vjeçar ka tentuar të godasë me sëpatë një nxënës të klasës së 6-të, brenda ambienteve të shkollës. Mësohet se 71-vjeçari, Përparim Beqiraj, ka hyrë në klasë pas mësimit, dukë tentuar të godasë nxënësin me iniciale A. T.  Ky i fundit është shmangur, duke i shpëtuar dëmtimeve dhe duke u larguar. Mësohet se në klasë ka pasur dhe nxënës të tjerë, por që fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk ka pësuar lëndime, por janë tronditur për shkak të rrethanave të ngjarjes. Sipas nxënësve, i moshuari ka pasur një konflikt me të miturin, në oborrin e shkollës dhe më pas ai është paraqitur në shkollë, duke kërkuar takim me drejtorin, për konfliktin me nxënësin, ku ka pretenduar se ai e ka ofenduar. Më pas ai i është drejtuar klasës ku ndodhej nxënësi dhe ka tentuar ta godasë atë me një sëpatë. Menjëherë ka mbërritur policia, duke arrestuar agresorin. Paraprakisht sipas policisë, dyshohet se personi që ka sulmuar nxënësin vuan nga çrregullime psikike, ndërsa ka nisur hetimet e mëtejshme për ngjarjen. Ndërkohë nga ana e nxënësve pretendohet se hyrja e personave pa leje në këtë shkollë, tashmë është bërë një zakon. Vetëm disa ditë më parë sipas tyre, një tjetër person ka hyrë aty duke kërcënuar një nxënëse tjetër.

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.