METE në Elbasan: Përmirësohen parametrat e ndotjes

Publikuar më: 11/04/2013 20:02

Përmirësohen parametrat e ndotjes në qytetin e Elbasanit. Lidhur me këtë fakt, është publikuar rezultati i kontrollit të METE-s, AKBN-së dhe Institutit të Shëndetit Publik, për nivelin e ndotjes në ish-kombinatin e Metalurgjikut në Elbasan. Sipas këtij raporti, përkundrejt asaj që pohohet nga qytetarët, niveli i ndotjes është sipas normave, duke saktësuar se ka një përmirësim të parametrave mjedisore. Raporti është bërë publik nga Agjencia Rajonale e Mjedisit në Elbasan, ku theksohet gjithashtu se është e domosdoshme që Ministria e Mjedisit duhet të ndjekë sistematikisht me matje në terren, cilësinë e ajrit pranë ish-Kombinatit Metalurgjik. Ndërkohë, në raport theksohet se stacioni monitorues në këtë zonë është prej vitesh jashtë funksionit. Raporti për nivelin e ndotjes vjen pas ankimeve të qytetarëve në Elbasan, të cilët prej vitesh shprehin shqetësimet dhe rrezikun që u kanoset nga ndotjet e shkaktuara nga ish-kombinati metalurgjik.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.