Pashkët Ortodokse, grekët hapin kufirin deri në 12 maj

Publikuar më: 28/04/2013 11:24

 

Shkrimi i toponimeve të vendlindjes të shumë fëmijëve që kanë lindur në Greqi ka shkaktuar një problem sa i takon kalimit në kufirin mes dy shteteve. Tashmë, emigrantët shqiptarë në Greqi mund të udhëtojnë drejt Atdheut për të festuar me familjarët e tyre Pashkët Ortodokse nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës. Lajmi konfirmohet nga Drejtori për kufirin në Gjirokastër, Admir Abrija, i cili bën me dije, se pasi u takua me drejtorin e policisë së Janinës dhe komandantin e Kakavijës, ranë dakord që emigrantët (veçanërisht fëmijët e tyre të lindur në Greqi), të cilët kanë probleme me toponimet në dokumentet e tyre, nga data 27, deri më 12 maj, të mund të udhëtojnë të lirë drejt vendlindjes nga kjo pikë kufitare. Pas kësaj date, sqaron Abrija emigrantët me probleme përsëri nuk do të lejohen në pikat kufitare me Greqinë. Nuk ka ende një marrëveshje për kalimin në pikën kufitare të Kapshticës.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.