Terezi: Provimet e Shtetit, rregullat e reja për kandidatët

Publikuar më: 12/04/2013 10:30

Provimi i Shtetit do të zhvillohet në periudhën 2 deri më 22 maj. Gjatë kësaj kohe do të zhvillohen Provimet e Shtetit në nëntë profesione të mjekësisë, gjashtë prej tyre të hapura që në fillim si p.sh.: Mjekësi, Stomatologji, Farmaci, Fizioterapi, Mami dhe Infermieri e Përgjithshme. Tre të tjerat zhvillohen për herë të dytë, pasi për herë të parë u zhvilluan në dhjetor dhe këto profesione janë: Logopedi, Imazheri dhe Teknik Laboratori. Kështu është shprehur në një intervistë për Gazetën “Republika”, Niko Terezi, Drejtori i Provimeve të Shtetit, pranë AKP-së, i cili më tej thotë se: “Kam bërë një parashikim të datave dhe mendoj se brenda këtyre 21 ditëve, ne do ta mbyllim këtë proces. Megjithatë, si rregull, në bazë të rregullores së Provimeve të Shtetit regjistrimet mbyllen një muaj përpara, ndërkohë që listat duhet të na vijnë 15 ditë përpara. Kështu, më datë 15 prill ne presim listat nga të gjithë profesionet. Megjithatë, sa dimë nga eksperienca dhe sa kemi folur me urdhrat përkatës ne do të zhvillojmë nga një provim në Imazheri, Logopedi, Teknik Laboratori, Mami dhe Fizioterapi. Themi që do të jetë 1 ditë provimi për Mjekësinë e Përgjithshme, domethënë dy provime; tre provime, pra një ditë e gjysmë mund të jetë Stomatologjia, pastaj pesë deri në 6 provime do të jetë Farmacia. Pjesa tjetër më e madhe 19 deri në 20 seanca do të jetë Infermieria. Siç e dimë edhe nga sezoni i kaluar është rritur së tepërmi interesimi. Edhe këtë radhë, sikurse edhe sezonin e kaluar do të jenë mbi 1 mijë të regjistruar, ndërkohë mund të marrin pjesë 900 qind të diplomuar”. Sa i takon Provimi të Shtetit për të diplomuarit në mësuesi, Terezi thotë se për mësuesinë sezoni i Provimeve të Shtetit themi se do të fillojë jo më parë se muaji gusht. Kemi publikuar, gjithashtu, edhe programet, ndërkohë janë tre profile të reja, si gjuha greke, gjuha gjermane dhe arsimi fillor që zhvillohen për herë të parë si Provime Shteti. Dua ta përsëris edhe një herë se provimi nuk do të jetë përpara muajit gusht, pra kandidatët duhet të regjistrohen të gjithë pranë zyrave ose drejtorive arsimore. Regjistrimin mund ta kryejnë të gjithë ata që janë duke kryer praktikën, si dhe ata që kanë përfunduar “Masterin” dhe që janë në marrëdhënie pune. Kështu ata që janë në marrëdhënie pune nuk e kryejnë praktikën, pra mjafton vetëm regjistrimi i dokumentacionit krejt formal siç janë raportet mjeko ligjore ose dëshmia e penalitetit dhe të quhen të regjistruar. Regjistrimet duhen kryer me qëllimin që nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e cila kryen rolin e Urdhrit Profesional, të na vijnë lisat 15 ditë përpara, pastaj gjithçka është procedurë”. Ja se si është shprehur ai gjatë kësaj interviste.

- Zoti Terezi, kur do të zhvillohen Provimet e Shtetit dhe cilat janë të rejat e këtij sezoni testimesh?

Provimi i Shtetit do të zhvillohet në periudhën 2 deri më 22 maj, sepse më tej ambientet e AKP-së do të përdoren për Maturën Shtetërore. Gjatë kësaj kohe, ne do të zhvillojmë Provimin e Shtetit në nëntë profesione të mjekësisë, gjashtë prej tyre kanë qenë hapur që në fillim si p.sh.: Mjekësi, Stomatologji, Farmaci, Fizioterapi, Mami dhe Infermieri e Përgjithshme. Tre të tjerat zhvillohen për herë të dytë, pasi për herë të parë u zhvilluan në dhjetor dhe këto profesione janë: Logopedi, Imazheri dhe Teknik Laboratori. Kam bërë një parashikim të datave dhe unë mendoj se brenda këtyre 21 ditëve ne do ta mbyllim këtë proces. Megjithatë, si rregull në bazë të rregullores së Provimeve të Shtetit regjistrimet mbyllen një muaj përpara, ndërkohë që listat duhet të na vijnë 15 ditë përpara. Kështu, më datë 15 prill ne presim listat nga të gjithë profesionet.
Megjithatë, sa dimë nga eksperienca dhe sa kemi folur me urdhrat përkatës ne do të zhvillojmë nga një provim në Imazheri, Logopedi, Teknik Laboratori, Mami dhe Fizioterapi. Themi që do të jetë 1 ditë provimi për Mjekësinë e Përgjithshme,domethënë dy provime; tre provime, pra një ditë e gjysmë mund të jetë Stomatologjia, pastaj pesë deri në 6 provime do të jetë Farmacia. Pjesa tjetër më e madhe 19 deri në 20 seanca do të jetë Infermieria. Siç e dimë edhe nga sezoni i kaluar është rritur së tepërmi interesimi. Edhe këtë radhë, sikurse edhe sezonin e kaluar do të jenë mbi 1 mijë të regjistruar, ndërkohë mund të marrin pjesë 900 qind të diplomuar. Prandaj, me plot bindje mund të them, se maji si periudhë provimesh do të jetë shumë e ngjeshur. Informacionet siç mund ta keni parë edhe në faqen zyrtare të AKP-së, tashmë janë të publikuara. Po kështu janë publikuar fatura që paguhet për pjesëmarrjen për herë të parë, të dytë dhe të tretë në Provimet e Shtetit. Është e mirë dhe ne rekomandojmë që pagesat të bëhen në Postën Shqiptare, sepse aty i marrin evidencat më mirë dhe më saktë. Gjithashtu, mund të them se kush ka arsyeje si invaliditet në familje, mund të përfshihen në skemën e subvencioneve. Pra, të gjitha masat janë marrë, sqarimet i kemi dhënë qoftë me takime këtu, me informacione të publikuara në media, nëpërmjet komunikimit me telefon e kështu me radhë. Kemi dhënë shumë sqarime dhe për të diplomuarit në mësuesi. Kështu për mësuesinë sezoni i Provimeve të Shtetit themi se do të fillojë jo më parë se muaji gusht. Kemi publikuar gjithashtu edhe programet, ndërkohë janë tre profile të reja, si gjuha greke, gjuha gjermane dhe arsimi fillor që zhvillohen për herë të parë si Provime Shteti. Dua ta përsëris edhe një herë se provimi nuk do të jetë përpara muajit gusht, pra kandidatët duhet të regjistrohen të gjithë pranë zyrave ose drejtorive arsimore. Regjistrimin mund ta kryejnë të gjithë ata që janë duke kryer praktikën, si dhe ata që kanë përfunduar “Masterin” dhe që janë në marrëdhënie pune. Kështu ata që janë në marrëdhënie pune nuk e kryejnë praktikën, pra mjafton vetëm regjistrimi i dokumentacionit krejt formal siç janë raportet mjeko ligjore ose dëshmia e penalitetit dhe të quhen të regjistruar. Regjistrimet duhen kryer me qëllimin që nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e cila kryen rolin e Urdhrit Profesional, të na vijnë lisat 15 ditë përpara, pastaj gjithçka është procedurë. Mund t’iu informoj se deri tani janë regjistruar 665 mësues për të dhënë provimin, ndërkohë që janë 22 profesione. Programet kanë dalë të gjitha, përveç programeve për lëndët e reja që do të dalin në muajin Maj.

- Në faqen e AKP-së, janë të publikuara programet orientuese për të gjitha lëndët? Pyetja që kam unë është: Këto programe janë të njëjta apo ato janë në ndryshime të vazhdueshme?

Programet janë të njëjta, pra ato nuk janë ndryshuar. Për mësuesinë janë shtuar programet e profileve të reja. Për sa i përket pyetjeve në fushën e Mjekësisë nuk do të ketë pyetje të reja, ndërsa në mësuesi do të ketë pyetje të reja por ato do të vazhdojnë të publikohen deri në fund të muajit maj. Kështu të gjithë kandidatët, shtesën e pyetjeve do t’i kenë për studim në muajt qershor, korrik dhe gjysmën e gushtit.

- Vitin e kaluar, Urdhrat Profesionalë kryenin edhe një vlerësim të praktikës profesional dhe më pas i lihej Agjencisë Kombëtare të Provimeve zhvillimi i Provimit të Shtetit. Si e vlerësoni këtë hap të bërë që prej vitit të kaluar?

Ky është një hap shumë i drejtë që urdhrat profesionalë ndjekin për vlerësimin e njohurive praktike që kandidati ka marrë gjatë zhvillimit të praktikës. Për më tej, ne kemi diskutuar me urdhrat profesional, dhe në veçanti me Urdhrin e Mjekut që të rriten muajt për kryerjen e praktikës, sepse Mjekësia e Përgjithshme dhe Stomatologjia e kanë tre muaj dhe, në fakt, vlerësimi kthehet në formal, ndërkohë koha është shumë e shkurtër për kontrollin praktik të kandidatëve. Kështu, ata po bëjnë përpjekje që ata shtyjë zhvillimin e praktikës në 6 ose 9 muaj siç e ka edhe mësuesia, në mënyrë që praktikanti të marrë ato dije që i duhen. Avantazhi tjetër i provimit me gojë është se kandidatët mund të testohen praktikisht aty, sepse siç e dimë, Provimi i Shtetit është vetëm për njohuritë teorike. Mund të them se vlerësimi praktik është një kontroll komplementar i Provimeve të Shtetit dhe do të plotësojë të gjithë kuadrin e testimit të një profesionisti.

- Si kanë rezultuar përfundimet ose rezultatet e këtyre kandidatëve që u janë nënshtruar Provimeve të Shtetit vitet e fundit? A mund të na bëni një përmbledhje se si kanë qenë të diplomuarit në profesionet e mësipërme që kanë marrë pjesë në këto provime?

Vazhdojmë të kemi mjekësinë në krye me një kalueshmëri që është luhatur nga 80 deri në 86 për qind dhe me një notë mesatare të mirë. Farmacia luhatet në 50-55 për qind, këtë vit kishte rezultate edhe më të mira, por ra si përqindje note. Në Stomatologji, kalueshmëria ishte aty, por nota ishte më e ulët. Përparim bëri Infermieria e Përgjithshme që siç ju thashë numri ishte më tepër se dyfish, krahasuar me sezonet e mëparshme. Pra kaluan 426 kandidatë dhe konkurruan afro 880 kandidatë. Kjo tregon se është rritur numri i atyre që e kanë marrë këtë provim. Edhe pse kalueshmëria është po aty, numri i kandidatëve që kaluan është më tepër se dyfishi. Kjo do të thotë se po rritet vlerësimi. Gjithashtu, në treg bizneset po interesohen të mos punësojnë kandidatë pa marrë Provimin e Shtetit, kjo pasi do të ketë kontrolle si nga urdhri edhe nga ministria dhe do të nxirren si të punësuar të paligjshëm.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.