Fondacioni “Fëmijët shqiptarë” dhuron gjak

Publikuar më: 09/05/2013 15:22

liri berishaNë Ditën Ndërkombëtare të Talesemisë, fondacioni “Fëmjët Shqiptarë” ka ndërmarrë nismën për të dhuruar gjak në ndihmë të mijëra pacientëve që kanë nevojë për të. Presidentja e këtij fondacioni, zonja Liri Berisha ka përcjellë mesazhin se të gjithë prindërit e rinj përpara se të sjellin në jetë një krijesë, të kryejnë konsultat genetike si dhe t’u nënshtrohen ekzaminimeve paraprake, pasi vetëm kështu reduktohen rastet me talasemi. “Të gjithë ata që kanë mundësi të dhurojnë disa mililitra gjak për këta persona që kanë probleme të ndryshme, të sëmundjeve të gjakut, veçanërisht të talasemisë, dhe sidomos për fëmijët e vegjël. Të mendojnë të zbusi sadopak stresin e këtyre familjeve, prindërve që zgjohen e ngrysen me merakun nëse do të kenë gjak për fëmijën e tyre ditën e nesërme”, tha zonja Liri Berisha, presidente e fondacionit “Fëmijët shqiptarë”. Kësaj nisme të Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë” iu bashkua nje grup i nderuar grash diplomate, pjesë e Klubit Diplomatik në Shqipëri, personalitete të shquara nga fusha të ndryshme të jetës publike në vend, si dhe zonja e parë e vendit, Odeta Nishani. Ana Maria Wolfarth, përfaqësuese e klubit diplomatik “Mirëserdhët në Tiranë”, përcolli një mesazh thirrjeje në emër të të gjithë personave dhe individëve në nevojë për gjak. “Njerëzit duhet të vijnë këtu sot e të dhurojnë gjak. Ka shume njerëz në nevojë për gjak dhe mendoj se ardhja këtu është gjëja më e mirë që mund të bëjnë. Jo vetëm sepse sot është dita ndërkombëtare e Talasemisë, por sepse të gjithë kemi nevojë. Ka shume shqiptarë në nevojë për gjak ndaj lutemi thjesht të vini e të jepni gjak. Nuk të dhemb. Është fantastike”, tha Ana Maria Ëolfarth, klubi diplomatik “Mirëserdhët në Tiranë”. Shqipëria mbetet një vend me prevalencë të lartë të talasemisë, rreth 7% e popullatës, ose rreth 300 mijë bartës të genit talasemik. Ky çrregullim i trashëguar i gjakut, është nga sëmundjet gjenetike më të përhapura në botë. Organizata Ndërkombëtare e Shëndetësisë vlerëson se çdo vit lindin më tepër se 100 000 fëmijë të prekur nga kjo sëmundje.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.