Kësti i dytë i dëmshpërblimit, në skemë edhe 600 përfitues

Publikuar më: 08/05/2013 9:25

Ministria e FinancaveRritet numri i përfituesve të dëmshpërblimit në radhët e ish të përndjekurve politik. Kështu, listës së ish të përndjekurve politikë që përfitojnë këstin e dytë të dëmshpërblimit financiar i janë shtuar tashmë edhe 600 përfitues të tjerë. Ky fakt është njoftuar nga vetë ministri i Financave Ridvan Bode nëpërmjet rrjetit social Facebook. Vetëm në dy javët e fundit, sipas ministrit Bode, është dhënë kësti i dytë i dëmshpërblimit për 2450 dosje. Shpërndarja e këstit të dytë për ish-të përndjekurit politikë nisi në fund të muajin të kaluar. Me 19 prill, Ministria e Financave njoftoi shpërndarjen e këstit të dytë për më shumë se 1 mijë ish-të përndjekur, ndërsa 10 ditë më vonë, procesi nisi edhe për 800 të tjerë. Referuar deklaratës së ministrit të Financave, shpërndarja e këstit të dytë do të përfundojë brenda muajit maj, duke i dhënë fund edhe problematikës së shfaqur për kohën dhe mënyrën e dëmshpërblimit. Me listën e re prej 600 përfituesish, dhënia e këstit të dytë merr zgjidhje për më shumë se 50 për qind të listës së ish të Përndjekurve Politikë. Referuar të dhënave zyrtare, deri më tani kanë përfituar këstin e dytë 6300 ish të Përndjekur nga 11 mijë që janë në total. Fondi i përcaktuar për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve në buxhetin e shtetit është 3 miliardë lekë.

Kukës, shpërndahen pagesat për të përndjekurit, pritet të përfitojnë 220 persona

Më shumë se 220 ish të përndjekur në qarkun e Kukësit pritet që të përfitojnë pagesën e këstit të dytë për dosjet e radhës së ish-të dënuarve politikë, të shpërndara nga Ministria e Financave. Sipas kryetarit të shoqatës së të përndjekurve politikë në Kukës, Avdi Gjana për dosjet e nisura me emrat e ish të persekutuarve politike tashmë është bërë pagesa e radhës dhe paratë mund t’i marrin në llogarinë e tyre në bankat e nivelit të dytë, personat e listuar. Në javët e fundit, pagesat për ish-të përndjekurit politikë janë rritur ndjeshëm. Kjo është lista e radhës për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë. Vetëm gjatë javëve të fundit janë plotësuar 805 dosje, për emrat e qarqeve të ndryshme të vendit, ndërkohë në 8 ditë janë paguar rreth 1807 dosje. Brenda pak javësh do të mbyllet procesi i pagesës për këstin e dytë për rreth 4700 dosje të ngelura.

 Osman Dedja

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.