Lista përfundimtare e zgjedhësve në Kukës, fshihen dublimet

Publikuar më: 19/05/2013 9:34

kukesMë shumë se 150 dublime janë fshirë në listat përfundimtare të zgjedhësve, në bashkinë e qytetit të Kukësit, ndërkohë që qindra të tjera janë fshirë nga njësitë e tjera vendore të këtij qarku, me përfundimin e përpilimit të listave përfundimtare të zgjedhëve që kanë të drejtë vote, për në zgjedhjet parlamentare të qershorit. Faktin e kanë bërë të ditur vetë njësitë vendore të cilat thonë se pjesë e pastrimit të listave janë bërë edhe mbi 100-vjeçarët, të cilët nuk jetojnë, por që nuk janë fshirë nga regjistri i gjendjes civile prej familjarëve të tyre. Kreu i Bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj thotë se në këtë njësi vendore numërohen më shumë se 18 qendra votimi ndërkohë që numri i votuesve ka arritur në rreth 17 mijë. Në qarkun e Kukësit, numërohen 197 qendra votimi, të cilat tashmë kanë afishuar listat përfundimtare të zgjedhesve. Prej këtyre listave, janë hequr më shumë se 600 dublime. Qarku i Kukësit numëron 27 njësi vendore, ku tre janë bashki dhe 24 janë komuna në të cilat do të marrin pjesë dhe kanë të drejtë vote, për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, më shumë se 76 mijë e 300 votues ku rrethi i Kukësit numëron më shumë se 42 mijë votues, ai i Hasit 14 mijë e 600 ndërsa rrethi i Tropojës 19 mijë e 700 votues.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.