Listat zyrtare të PS dhe të Partisë Republikane

Publikuar më: 08/05/2013 8:43

salla-e-kuvenditDeri në limitet e afatit kanë punuar selitë e partive për listat e kandidatëve për deputetë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013.  Partitë zyrtarizuan në mbrëmjen e së hënës vonë emrat e kandidatëve për deputetë. Dy krerët e partive më të mëdha, Berisha dhe Rama në daljet e tyre për mediat, i vleresuan listat, si lista të fitores më 23 Qershor. Ajo që ra në sy është fakti se Berisha në lista ka përfshirë dhe emrat e aleatëve, ndërsa Rama jo.

SURPRIZAT

E para që zyrtarizoi listën me emrat e kandidatëve ishte LSI. Plot 140 emra, por në të mungonte emri i të shumëpërfolurit, Shezai Rrokaj.

Pas orës 21:00, PS ka qenë ende duke përpiluar listat nga ku u mësuan dhe të papritura. Arben Malaj dhe Arben Isaraj, vendosin të kandidojnë të pavarur. Malaj i zhvendosur nga Vlora drejt Tiranës, përjashton veten nga listat e PS. Malaj vendos të kandidojë i vetëm në Qarkun e Vlorës. Burime nga PS konfirmojne se botuesi i Shekullit, Koço Kokedhima është i dyti në listën e kandidatëve për deputetë të PS, në Vlorë. Kurse në listat e AK, nuk figuron emri i Myslym Pashaj. Gjatë hartimit të listave të PS, ka pasur nervozime. Burime nga PS bënë të ditur se para përfundimit të përpilimit të listave, Shkëlqim Cani ka bërë sherr me Ardit Kajën, kurse Namik Dokle ka braktisur i nervozuar mbledhjen e kryesisë. Me hartimin e listave të PS mësohet se jashtë mbesin Arben Malaj, Arben Isaraj, Albert Caci, Marko Bello, kryetarja e FRESSH, Elisa Spiropali, Petro Koçi, si dhe Qemal Minxhozi. Pavarësisht lajmeve të përhapura në media për mundësinë që deputeti socialist Erion Braçe të mos pranonte kandidimin në një qark tjetër dhe jo në Berat, ai ka pranuar të kandidojë në qarkun e Fierit.  Burime nga selia e PD, bënë të ditur për “Neës 24″, se jashtë listave kanë mbetur emra të deputetëve si, Rajmonda Bulku, Enkelejd Alibeaj, Lajla Pernaska, Fatos Hoxha, Mark Marku i parafundit fundit në listën e Tiranës, i 17-ti, ku rrezikon dhe fitoren, është Ilir Rusmajli, ndërsa i fundit është Jemin Gjana.

 

KQZ: Po verifikojmë listat, afati për publikim 14 maj

 

 

Komisioni Qendror Zgjedhor brenda datës 14 maj, ka afat ligjor për të pranuar ose refuzuar listat shumëemërore të koalicioneve të zgjedhjeve të 23 qershorit. Gjatë një konference për shtyp, zëdhënësja e këtij institucioni bëri me dije se KQZ do të shqyrtojë nesër në orën 12:00 kërkesën e Arben Malaj për të kandiduar si deputet i pavarur në qarkun e Vlorës. “Nisur nga interesimi shumë i madh i mediave gjate dites se sotme, po ju percjellim nje informacion lidhur me listat shume emerore. Ne Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Brenda afatit të përcaktuar në nenin 67, pika 1 dhe 2 kane depozituar lista shumemërore gjithësej 66 parti politike. Nga këto 66 parti politike, 61 parti politike janë parti të cilat janë pjesëtare të Koalicioneve Zgjedhore ndersa 4 parti janë parti të cilat do të kandidojnë më vete. KQZ në mbështetje të nenit 73 të Kodit Zgjedhor, eshte duke përpunuar dhe verifikuar dokumentacionin e kandididimit për të gjitha partitë qe kanë depozituar lista shumemërore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve brenda dates 14 maj 2013 duhet të miratojë ose refuzojë listat shumemërore të partive të sipërcituara. Ne mbeshtetje të nenit 73, pika 3 dhe 6, KQZ ka nxjerrë aktin normativ që përcakton afatet e publikimit të listave shumemërore.  Për sa më sipër në mbështetje të nenit 12 të Udhëzimit nr. 2, datë 29.01.2013, “Për caktimin e rregullave për depozitimin dhe verifikimin e dokumentacionit të kandidimit dhe afatet për publikimin e listave të kandidatëve”, KQZ do të publikojë listat shumemërore pas përfundimit të afateve të ankimeve kunder vendimeve të KQZ për miratimin ose refuzimin e listave shumemërore”, theksoi Drilona Hoxhaj, zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. “Ndërsa lidhur me kandidatët e pavarur mund te themi se jane 3 kandidat të mbështetur nga Zgjedhësit për zgjedhjet për kuvendin e Shqipërisë, të datës 23 qershor. konkretisht: Dritan Prifti Qarku Fier (eshte miratuar ne mbledhjen e se shtunes). Arben Malaj Qarku Vlore (shqyrtohet neser ne mbledhjen e KQZ-se) Laureta Gjoni Qarku Vlore (eshte miratuar ne mbledhjet e muajit prill)”, sqaroi zëdhënësja.

Lista e kandidatëve të Partisë Republikane

QARKU TIRANE

YLLI  SHEHU

ALFRED  DESHATI

ROZETA SHIRA

AFRIM TOLA

DENILDA TURHANI

BASHKIM KUKA

SHKELQIM GJUZI

AGUSTIN KOLA

SALIH TAGANI

MARIKA  KOCANI

ROMEO HANXHARI

GANI  BELIU

ARMAND KAJA

PETRIT    MANSAKU

FERDINAND SARAÇI

GERTA ÇIÇI

ERJON TUFINA

ELKIDA SINANI

 

QARKU BERAT

LULEZIM SALLAKU

NERTILA  SADEDINI

QARKU DURRES

AGRON    DUKA

KASTRIOT RADA

QARKU VLORE

ROBERT  MECORAPAJ

ARDIAN  DINE

 

QARKU LEZHE

BESNIK  LLESHI

ARBEN GJONAJ

QARKU ELBASAN

LUAN    DUZHA

ADI  MADHI

QARKU KORÇE

ERION HARUNI

AVDULLA CANO

KLEVIS BREGU

QARKU GJIROKASTER

ROLAND  BEJKO

ROBERT  ASQERI

QARKU KUKES

LULZIM  ALIAJ

PRANVERA VATOCI

QARKU DIBER

SHUKRI  SHEHU

ELEZ  NEZIRI

QARKU SHKODER

GASPER  KOKAJ

NAMIK  KAMERI

Listat përfundimtare të kandidatëve për deputet të PS-së

 

Qarku Tiranë

 

BLEDAR DORACAJ

ALFRED DALIPI

SADI VORPSI

BLERINAGJYLAMETI

PETRIT VARGU

ARBEN SEFERAJ

SHAQIR SHEHU

BLENDI NALLBANI

ERJETA ALHYSA

RODOLF XHILLARI

IBRAHIM  KALEMI

AFRIM QENDRO

AZBI ARAPI

LAVDRIM SAHITAJ

PETRIT DESKAJ

BESIM  RUÇI

 

 

Qarku Durrës

 

BLENDI KLOSI

KLODIANA SPAHIU

ILIR BEQAJ

NAMIK DOKLE

GENTIAN BEJKO

ARTUR  BUSHI

SHKELQIM TROPLINI

JURGIS ÇYRBJA

SOKOL SULA

ARDIAN KOKOMANI

GËZIM AGASI

TAULAND XHERAJ

ERALD HASANAJ

ESMERALDA SHKJAU

 

Qarku Kukës

 

VEXHI MUÇMATAJ

LAVDIM ELEZI

RAM HOXHAJ

ADEM LALA

Qarku Elbasan

 

BEN BLUSHI

DAMIAN GJIKNURI

EVIS KUSHI

ALFRED PEZA

TAULANT BALLA

MUSA ULQINI

ARBEN KAMAMI

ILIR  BEJTJA

LULJETA ARAPI

AGIM  LEKA

KASTRIOT GURRA

MEHDI PEPA

ALTIN AGO

YMER TOLA

ROVENA BEQIRAJ

SOKOL SKURA

 

 

Qarku Fier

 

GRAMOZ RUÇI

ERION BRAÇE

EGLANTINA GJERMENI

ILIRJAN CELIBASHI

ARMANDO SUBASHI

ARBEN ÇUKO

PIRO LUTAJ

MAJLINDA BUFI

ERVIN KOÇI

ANDUEL XHINDI

BUJAR ÇELA

XHEVIT BUSHAJ

ARTUR ÇOBANI

ADELINA RISTA

ANTONETA DHIMA

LINDITA BUXHELI

 

 

Qarku Lezhë

 

MIMI KODHELI

ARMANDO PRENGA

ARBEN NDOKA

NDREC DEDAJ

MEJREME DELISHI

EDUART NDOCAJ

KASTRIOT PIROLI

MIRELA NELI (SYKU)

 

 

Qarku Berat

 

FIDEL YLLI

ERMONELA (FELAJ)

EDUARD SHALSI

EDUART BEJKO

ARTAN LAME

STAVRI CECA

ERJON KËRI

ANILA AGALLIU

ALMA KULE

 

 

Qarku Gjirokastër

 

ARBEN AHMETAJ

ERION VELIAJ

ANASTAS ANGJELI

VLADIMIR KOSTA

DASHAMIR KAMBERI

 

 

Qarku Shkodër

 

MIMOZA HAFIZI

TOM DOSHI

PAULIN STERKAJ

NAMIK KOPLIKU

SAIT FISHTA

GENTIAN PALAJ

NIKOLL DEDA

ROZAFA ZMIJANEJ

MEGI AJTYRESA

DJANA BEJKO

ZEF ÇUNI

PAL LERA

JANKO SHELÇAJ

 

Qarku Dibër

 

SHKELQIM ISLAM CANI

ULSI MANJA

HASAN CENI

ARBEN KESHI

ASHIM DOMA

EZMERINA HOXHA

 

 

Qarku Korçë

 

BASHKIM FINO

ARTA DADE

OLTA XHAÇKA

ILIRIAN PENDAVINJI

ILIR XHAKOLLI

YLLI PETRAJ ZIÇISHTI

ARDIT KONOMI

ARTUR PORPOLLOGU

ANA VERUSHI

ADRIATIK BRAÇE

ZAMIRA BEQIRAJ (KITA)

ILIR TORRA

NADA NASTO

 

Qarku Vlorë

 

EDI RAMA

VALENTINA LESKAJ

KOÇO KOKËDHIMA

LUIZA XHUVANI

FATMIR TOÇI

ANDREA MARTO

EDMOND  LEKA

SHUAIP BEQIRI

MIRA SHEHU

SHEME LULO

SOKOL BANA

GENCI KOJDHELI

NEIME GJIKA

NORETA KALCUNI

INES STASA

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.