Matura Shtetërore, sot provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Publikuar më: 31/05/2013 10:04

maturante-provim1Ditën e sotme zhvillohen provimet e detyruar të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë të Maturës Shtetërore 2013. Ngujimi i specialistëve është bërë që prej së shtunës së kaluar, të cilët po hartojnë edhe testet. Agjencia Kombëtare e Provimeve bën të ditur se këtij provimi do i nënshtrohen 45 mijë maturantë në të gjitha shkollat e mesme të vendit. Rreth 2 përqind e maturantëve nuk do të jenë pjesë e procesit, pasi rezultojnë nxënës mbetës. Alfons Harizaj, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Provimeve deklaroi se në total testi do të ketë 50 pyetje të nivelit mesatar të vështirësisë. Drejtori i AKP-së shpjegon se këtë vit do të realizohen kontrolle të posaçme për të mos lejuar kopjimit prej maturantëve. Provimi është përcaktuar të filloj në orën 10 të mëngjesit ndërkohë që prezenca e maturantëve kërkohet të paktën një orë e gjysmë më përpara dhe të pajisur me një mjet identifikimi. Rezultatet e këtij provimi të parë për maturën shtetërore pritet të dalin pas 15 ditësh ndërkohë që në vend janë gjithsej 6 qendra të vlerësimit të testeve.
Provimet e detyruara dhe me zgjedhje të maturës shtetërore

Provimet e Maturës Shtetërore 2013, të detyruara dhe me zgjedhje fillojnë në orën 10:00 “Procedurat e hartimit të testeve të provimeve të detyruara dhe atyre me zgjedhje përcaktohen në “Rregulloren për procesin e Maturës Shtetërore 2013 në Republikën e Shqipërisë”, Nr. 35 Prot., datë 07.01.2013. Kështu, testi për secilin nga provimet e detyruara do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa do të kenë përgjigje me alternativa, që vlerësohen me një pikë secila (13 pike gjithsej) dhe 12 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë. Ndërkohë, për secilën lëndë me zgjedhje testi do të përmbajë 20 pyetje, nga te cilat 10 pyetje do të kenë përgjigje me alternativa, që vlerësohen me një pike secila (10 pikë gjithsej) dhe 10 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 30 pikë”-thuhet në udhëzimin e MASH-it. Gjithashtu është përcaktuar se “ testi vlerësohet maksimalisht me 40 pikë, ndërkohë që provimet e detyruara do te zgjasin 2 ore 30 minuta secila dhe provimet me zgjedhje do të zgjasin 3 orë. Maturantët/kandidatë që do të japin provim në MSh njërën nga lëndët me zgjedhje, do të fillojnë provimin në orën 11.00 dhe do ta përfundojnë atë në orën 13.00. Ata do ta zhvillojnë provimin në mjedise të veçanta”-thuhet në udhëzimin e MASH-it.
Lëndët dhe datat e provimeve të Maturës Shtetërore

Lëndët dhe datat e provimeve të Maturës Shtetërore do të jenë:
a) Gjuhë shqipe dhe Letërsi 31 maj 2013
b) Matematikë 14 qershor 2013
c) Provime me zgjedhje 29 qershor 2013

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.