Mbështetje fermerëve për kultivimin e bimëve medicinale

Publikuar më: 15/05/2013 10:37

Fermeret 2Niveli i lartë i kequshqyerjes si dhe kërkesa në rritje e tregut për kultura të ndryshme bujqësore, të tipit medicinale, ka bërë që në komunat e qarkut të Kukësit të ndërhyhet për rritjen e sipërfaqes së parcelave të mbjella me bimë medicinave, si dhe ngritjen e kapaciteteve për përgatitjen e ushqimeve me cilësi, që nuk janë karakteristikë të zonës por që janë të domosdoshme për jetën e njeriut. Mbjelljen e kulturave bujqësore duket se po e mbështesin edhe komunat kufitare të Kosovës të cilat kanë vijuar bashkëpunimin dypalësh për të rritur nivelin e kultivimit të këtyre bimëve, por edhe duke rritur ndërgjegjësimin e njerëzve për një ushqyerje me kalori të popullatës. Edhe kreu i komunës Tropojë e Vjetër, Ram Kortoci thotë se tanimë parcelat po shtohen dhe se e rëndësishme është që fermerët të ndihmohen duke qenë se zona është tipike për kultivimin e këtyre bimëve. Enver Ferizaj, president i Këshillit të Agrobiznesit shqiptar thotë se ky projekt po implementohet në këto zona, përmes ndërhyrjeve në komunitet për përmirësimin e aksesit dhe konsumit të ushqimeve të pasura me vlera dhe siguri ushqimore për banorët. Vetëm në rrethin e Kukësit pritet që të përfitojnë, nga ky projekt i mbështetur edhe nga UNICEF, më shumë se 48 fermerë të cilët do përfitojnë asistencë konkrete për përmirësimin e teknologjisë së kultivimit të bimëve dhe fidanëve ndërkohë që përmes kësaj pritet që të ndikohet në përmirësimin e cilësisë së të ushqyerit nga produkte që mbartin vlera ushqyese për konsumatorin. UNICEF-i dhe Organizata Botërore e Ushqimit po implementojnë, në fshatrat e Kukësit, një projekt që ka për synim përmirësimin e nivelit ekonomik, në drejtim të kultivimit të produkteve të ndryshme, si dhe atë të mirëushqyerjes duke qenë se qarku i Kukësit renditet në krye të klasifikimit për mënyrën aspak të mirë të të ushqyerjes. Në gjithë rrethin e Kukësit numërohen 76 fermerë, të kulturave të ndryshme bujqësore e blegtorale, për të cilët janë dhënë gjatë kësaj kohe më shumë se 70 milion lekë në formën e subvencioneve të ndryshme.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.