Naim Balluku: Kriteret per burse jashte shtetit

Publikuar më: 29/05/2013 21:19

studime“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Italiane u  ofron studentëve shqiptarë 90 bursa studimi për vitin akademik 2013-2014. Këto bursa u jepen shtetasve shqiptarë që kanë njohuri të mira të gjuhës italiane, nga mosha 18 deri në 35 vjeç (ky kufi moshe shkon deri në 45 vjeç për docentët e gjuhës italiane, të cilët do të konkurrojnë për perfeksionimin e lëndës që japin)”. Kështu është shprehur në një intervistë për gazetën “Republika”, Naim Balluku, përfaqësues i “INAS ALBANIA, i cili më tej thotë se “Në një njoftim të publikuar nga ambasada thuhet se “kërkesat e regjistrimit mund të paraqitet deri më datë 31 maj 2013, ora 24.00, duke plotësuar formularin e posaçëm në faqen e internetit: http://borseonline.esteri.it, ku dhe do të bëhet ngarkimi i dokumentit të identifikimit të kandidatit. Nuk do të pranohen kërkesat e paraqitura në letër. Disa ditë pasi të ketë plotësuar  pyetësorin on-line,  kandidati do të kontaktohet (në adresën e shënuar në formular nga ai vetë) nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë i cili do të konfirmojë nëse formulari është pranuar, si dhe do të udhëzojë për dokumentacionin që duhet të dërgohet ose të dorëzohet personalisht pranë Institutit Italian të Kulturës, brenda datës 17 qershor 2013”. Gjithashtu, Balluku thotë se  INAS ALBANIA shpreh gatishmërinë të ndihmojë për procedurën e aplikimit të gjithë aplikantët. Ja se si është shprehur ai gjatë kësaj interviste…

 

-Vetëm para pak ditësh, Ambasada Italiane njoftoi për hapjen e aplikimeve për bursë. Në fakt sa bursa janë ofruar për studentët shqiptarë?

Sipas Ambasadës Italiane, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Italiane u  ofron studentëve shqiptarë 90 bursa studimi për vitin akademik 2013-2014. Këto bursa u jepen shtetasve shqiptarë që kanë njohuri të mira të gjuhës italiane, nga mosha 18 deri në 35 vjeç (ky kufi moshe shkon deri në 45 vjeç për docentët e gjuhës italiane, të cilët do të konkurrojnë për perfeksionimin e lëndës që japin). Nga një njoftim të publikuar nga Ambasada thuhet se “kërkesat e regjistrimit mund të paraqitet deri më datë 31 maj 2013, ora 24.00, duke plotësuar formularin e posaçëm në faqen e internetit: http://borseonline.esteri.it, ku dhe do të bëhet ngarkimi i dokumentit të identifikimit të kandidatit (është e mjaftueshme faqja në të cilën është e vendosur fotografia e titullarit, të dhënat anagrafike, si dhe data e skadencës së dokumentit). Nuk do të pranohen kërkesat e paraqitura në letër. Disa ditë pasi të ketë plotësuar  pyetësorin on-line,  kandidati do të kontaktohet (në adresën e shënuar në formular nga ai vetë) nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë i cili do të konfirmojë nëse formulari është pranuar, si dhe do të udhëzojë për dokumentacionin që duhet të dërgohet ose të dorëzohet personalisht pranë Institutit Italian të Kulturës, brenda datës 17 qershor 2013. Nëse nuk kontaktoheni pasi të keni plotësuar procedurën e sipër treguar, ose në rast se do të hasni vështirësi më vete procedurën, mund të kontaktoni Institutin Italian të Kulturës në Tiranë (Sheshi Skënderbej, Pallati i Kulturës, Tiranë, të hënë, të mërkurë, të premte nga ora 14.00 deri në orën 18.00; të martë dhe të enjte, nga ora 10.00 deri në orën 14.00) ose mund të dërgoni një e-mail në adresën: addetto.iictirana@esteri.it”.  Në njoftimin e Ambasadës thuhet gjithashtu se për vitin akademik 2013-2014 Ministria e Punëve të Jashtme ka nënshkruar një Marrëveshje me disa Universitete (Politecnico di Milano, Politecnico di Torino, Università Ca’ Foscari di Venezia, Università Boçoni, Università degli studi di Torino, Università degli studi di Milano, Università degli studi di Roma Tor Vergata, Università per stranieri di Perugia, Università per stranieri di Siena, Università per stranieri “Dante Alighieri” di Reggio Calabria). Në këtë mënyrë, bursat do t’iu dorëzohen studentëve nga vetë universitetet, përmes një procedure të thjeshtëzuar dhe të shkurtuar. Kandidatët duhet të kenë parasysh se nëse regjistrohen në universitete të tjera, të ndryshme nga të lartpërmendurat, tërheqja e bursave (që bëhet në baze tremujore, duke filluar nga data 1 janar 2014) mund të pësojë vonesa.

-Cilat janë kërkesat dhe çfarë kriteresh duhet të përmbushin kandidatët për aplikim?

Mbështetur në njoftimin e Ambasadës Italiane, kërkesat, kriteret dhe mënyra e aplikimit do të jenë si më poshtë: Bursat e studimit jepen për shtetasit e huaj ose IRE ( Italianë Rezidentë Jashtë ), për disa vende të destinuar për të tilla përfitime, për të kryer përfundimin e studimeve formale dhe / ose për të ndjekur programet e studimit ose të hulumtimit, dypalëshe ose shumëpalëshe në Itali. Kanë qëllim për të nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar kulturor dhe përhapjen e njohjes së gjuhës, kulturës dhe shkencës italiane, për të nxitur gjithashtu projektimin e sektorëve ekonomikë dhe teknologjikë në pjesën tjetër të botës. Bursat janë dhënë, si një prioritet, për studentët e huaj të cilët demonstrojnë, se nëpërmjet cilësisë së curriculumit mësimor të tyre, të jenë në gjendje për të përfunduar studimet në Itali pranë institucioneve publike. Për të parë vendet, shtetasit e  cilëve kanë të drejtë të aplikojnë për bursa mund të përdorni  faqen “Borse di studio per stranieri” të sitit MAE (Ministero Afari Esteri ) dedikuar për bursistët e huaj: (http://www.esteri.it/MAE/IT/Ministero/Servizi/Stranieri/Opportunita/BorseStudio_stranieri.htm

Pikat e mëposhtme meritojnë kujdes të veçantë ;

-Mosha e aplikuesit

-Titulli i studimit të kërkuesit

-Dokumentacioni për tu prezantuar

 

-Cilët janë llojet e bursave dhe kandidatët që mund ti kërkojnë ato?

Kandidatët mund të kërkojnë bursa studimi me një kohëzgjatje për tre muaj për;

-Kurset e gjuhës dhe kulturës italiane

Nga aplikantët  kërkohet certifikata e regjistrimit universitar e lëshuar  nga universiteti i huaj në vendin e origjinës dhe kalimi i një provë të nivelit të gjuhës italiane A1 ose më lart. Janë të lejuara kurset vetëm me një kohëzgjatje,  me një minimum prej tre muajsh, së paku të nivelit A2, e rezervuar për studentët e universitetit të regjistruar në vitin e 3-të, që do të kenë kaluar tashmë në vendin e tyre të paktën një provim universitar në gjuhën  italiane. Rekomandohen kurset që zhvillohen pranë Universiteteve për të Huajt në Perugia, Siena, “Dante Alighieri” të Reggio Calabria dhe Roma Tre, ose në institucione të tjera të autorizuara të lëshojnë certifikata të italishtes si gjuhë e huaj. Përjashtohen të gjithë kurset e gjuhës të nivelit  fillestar dhe / ose me kohëzgjatje prej më pak se tre muaj. Në fund të kursit të frekuentuar, bursisti do të duhet marrë provimet.

-Kurse mësimdhënie italiane

Bursa është e rezervuar për docentët e huaj të cilët mund të dokumentojnë aktivitetin e mësimdhënies në gjuhën italiane (LS) në vendin të shtetësisë. Janë të lejuara vetëm kurset, që zgjasin me një minimum prej tre muajsh të cilat mbahen në Universitetin për të huajt në Perugia, Siena dhe Rome Tre apo institucione të tjera të autorizuara të lëshojnë certifikata të njohjes apo mësimdhënies italiane si gjuhë e huaj. Në fund të kursit të frekuentuar, bursisti do duhet të marrë provimet.

 -Projektet e studimit ose të kërkimeve në Qendrat apo Laboratorët Kërkimore – ne Biblioteka – në arkivat dhe Muzetë italiane, jo private.

Bursa është e rezervuar për projekte studimi ose kërkimore, e dokumentuar në mënyrë adekuate. Programi i studimit ose kërkimet e bursistit, që do të zbatohet në strukturat e treguara dhe për një kohëzgjatje minimumi prej tre muajsh, duhet të pranohet më parë, me letër drejtuar kandidatit, nga një Mbikëqyrës i Institucionit mikpritës italian. Mbikëqyrësi do të duhet të pranojë të jetë gjithashtu përgjegjës për gjykimin e ecurisë të bursistit, si përgjatë procesit të tij, ashtu edhe në përfundim të aktivitetit.

Kandidati mund të kërkojë bursë studimi me kohëzgjatje prej 6 ose 9 muajsh për:

 -Kurset universitare individuale

Kandidatët duhet të paraqesin certifikatën e regjistrimit në universitet të lëshuar nga Universiteti  i origjinës dhe pranimi nga  Institucioni italian i përzgjedhur. Preferohen aplikantët që kërkojnë një bursë në Kurset universitare individuale të Nivelit të Dytë, me kohëzgjatje minimumi prej gjashtë muajsh, me letrën e pranimit të Universitetit të përzgjedhur. Në fund të kursit të frekuentuar, bursisti do duhet të marrë provimet.

 -Kurse Universitare të nivelit të parë apo të nivelit të dytë

 Bursa i  jepet  në mënyrë më të preferueshme atyre që kërkojnë Kurse Universitare të Nivelit të Dytë  me një  letër  para-pranimi nga Universiteti i zgjedhur. Bursisti mund të kërkojë ripërtëritjen e bursës për vitin e ardhshëm akademik në qoftë se ajo është në përputhje me “Rregulloren e bursistit.” . Për të filluar studimet e nivelit të parë në Itali, kandidati duhet të jetë në posedim të një certifikatë që vërteton përfundimin e një cikli studimi atë të shkollës së mesme, e vlefshme për regjistrim në Universitet. Për të filluar studimin e nivelit të dytë, kandidati duhet të ketë diplomën universitare të nivelit të parë. Në fund të kursit të frekuentuar, bursisti do duhet të marrë provimet.

 -Kurse të arsimit të lartë profesional, artistik  dhe muzikor

Është e nevojshme një certifikatë që vërteton përfundimin e një cikli studimor të shkollës se mesme, e cila është e vlefshme për të hyrë në Akademitë ose Konservatorët shtetërore  të njohur ligjërisht. Është e këshillueshme që të ketë një fletë pranimi nga Institucioni italian. Kurset e lejuara, me kohëzgjatje minimumi prej gjashtë muajsh, janë ato që mbahen nga Instituti i Arsimit të Lartë Profesional, Artistik, Muzikor dhe i Kërcimit (akademitë, konservatorët, kurset, etj.), Instituti i Restaurimit. Në fund të kursit të frekuentuar, bursisti do duhet të marrë provimet.

 - Kurse të mësimdhënies për docentët e italishtes

Bursat për trajnimin ose përditësimin e mësimdhënies janë të rezervuara për mësuesit e huaj të gjuhës italiane L2 dhe për studentët e universitetit, me titull ekuivalent me bachelor-in italian, të cilët kanë kaluar të paktën një provim universitar në gjuhën italiane në vendin e tyre. Bursat jepen për të ndjekur kurse specifike, me një kohëzgjatje minimumi gjashtë muaj, të cilat zhvillohen në Universitetin për të Huajt në Perugia, në Siena dhe Roma Tre apo nga një institucion tjetër i autorizuar për të lëshuar certifikata të njohjes apo mësimin e italishtes si një gjuhë të huaj. Në fund të kursit të frekuentuar, bursisti do duhet të marrë provimet.

-Kurset Master i nivelit të parë dhe të dytë.

Aplikantëve u kërkohet një titull akademik i barabartë me diplomë Bachelor ose diplomë Master italian dhe çdo dokumentacion tjetër, sipas llojit të Masterit, siç kërkohet nga Institucioni Italian i përzgjedhur. Të gjitha kurset Master Niveli i I apo niveli II, duhet të kenë një kohëzgjatje minimumi prej gjashtë muajsh. Nuk është përcaktohet  përjashtim  nga pagesa e tarifave të regjistrimit. Nëse kursi përfshin një periudhë studimi jashtë Italisë, pagesa e bursës do të pezullohet për periudhën gjatë së cilës bursisti kryen studime ose kërkime në institucione qe kanë selinë jashtë Italisë. Për shkak se pranimi në Master është vendosur shpesh nga një përzgjedhje dhe fillimi i kursit është kushtëzuar nga regjistrimi i një numri minimal pjesëmarrësish, është përgjegjësia e aplikuesit të pranojë datën efektive të fillimit dhe mundësinë e frekuentimit. Theksojmë se bursistët kanë të drejtë për përfitim burse vetëm për periudhën e studimit të kryer deri në 31/12/2014 dhe vetëm nëse ata marrin pjesë në kurset e zgjedhura. Në fund të kursit të frekuentuar, bursisti do duhet të marrë provimet.

 -Doktoratura

Përveç plotësimit të kërkesave të specifikuara në paragrafin e mësipërm, pranimi në programet e doktoraturës në Itali rregullohet nga dispozita shumë të rrepta të lëshuara nga secili universitetet. Kandidatëve u kërkohet që të  hyjnë në kontakt me universitetin e zgjedhur , para paraqitjes aplikimit të tyre për bursë, për të rënë dakord mbi kushtet e pranimit.

-Shkollat e specializimeve

Kurset duhet të ketë një kohëzgjatje minimumi prej gjashtë muajsh. Nga specializimet janë përjashtuar kategorikisht të gjitha disiplinat mjekësore. Në fund të kursit të frekuentuar, bursisti do duhet të marrë provimet.

  -Projektet e studimit apo kërkimit individual apo nën mbikëqyrje

 Bursat e Kërkimit janë caktuar vetëm për kërkime në CNR (Këshilli Kombëtar i Kërkimeve), në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë ose në Ente të tjera universitare shtetërore, në muze, në arkiva me kohëzgjatje minimumi prej gjashtë muajsh. Është thelbësore që të bashkëngjisni programin kërkimor të planifikuar. Janë të nevojshme edhe letrat e pranimit nga ana e docentit ose eksperti mbikëqyrës italian i programit të kërkimit i zgjedhur nga bursisti dhe nga përgjegjësi i Entit ose i Institucionit akademik italian që duhet të mirëpresë bursistin. Do t’u jepet përparësi kandidatëve, aktiviteti i studimit ose kërkimit i të cilëve parashikohet nga marrëveshjet ekzistuese dypalëshe me Institucionin akademik të origjinës së kërkuesit. Për të marrë pagesën e çdo tremujori të bursës, bursisti do të duhet të dërgojë Vendit-Referues , përveç dokumentacionit të kërkuar siç specifikohet në “Rregulloren e Bursës,” një gjykim vlerësues të aktivitetit studimor apo kërkimor. Ky gjykim duhet të shprehet nga ana e mbikëqyrësit italian që ka dhënë letrën fillestare të pranimit. Përjashtohen nga mbështetja me bursë studimi të gjitha llojet e kërkimit të lirë.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.