Në Akademinë Pedagogjike të Tiranës, veprimtari e pasur shkencore

Publikuar më: 30/05/2013 11:41

akademia-pedagogjike-e-tiraNuk ka një jetë të gjatë AP e Tiranës, e vetmja në hapësirat mbarë shqiptare, por një punë sistematike e mbresëlënëse.Në këtë institucion zhvillohen programe universitare me nivel Bachelor(3 vjeçar) për:1-mësuse parashkollor, 2-mësues për arsimin fillor, 3-pedagogji-histori, 4-pedagogji speciale(80 përqind e lëndëve janë mjekësore), 5-gazetari,6-gjuhë angleze, 7-infemieri, 8-ekonomik i përgjithshëm me specifika edhe për arsim,kulturë e shkencë.
Gjithashtu zhvillohen programe të nivelit :1- Master profesional “Mjeshtri të Mësimdhënies” për 1,5 vite, me 90 kreditë; 2-Master të nivelit shkencor “Studime të thelluara pedagogjike” për 2 vite ,me 120 kreditë; 3-Master shkencor për Studime tëthelluara në “ Pedagogji speciale “për 120 kreditë,2 vite kohë. Krahas punës këmbëngulëse për rritjen e nivelit shkencor e metodik tëstudenteve, edhe lidhjet me institucionet shtetërore e private universitare janë të suksesshme. Një ndër problemet themelore është edhe bashkëpunimi me strukturat e arsimit të mesëm e 9-vjeçar,pasi përgatit punonjës të kualifikuar për këto hallka.Me drejtoritë e shkollave po bashkërendohet e punohet edhe për kualifikimin e mësuesve të këtyre cikleve.Pjesa dërmuese e stafit pedagogjik tëAkademisëështë me tituj shkencor e shumë prej tyre janëspecializuar jashtë vendit e kanë një përvojë të gjatëmësimdhënie. Një rëndësi e madhe i jepet punës kërkimore shkencore duke punuar sistematikisht gjatë gjithë vitit.
Në kuadër te 100-vjetorit të Pavarësisë,në Lezhë u organizua njëKonferencë shkencore kombëtare me temë:”Arsimi dhe shkolla për çështjen kombëtare”.
Në seancën plenare e në seksione u referuan afro 30 tema studimore me karakter historik e bashkëkohorë nga personalitete të këtyre fushave,mes të cilëve edhe 15 doktorë e profesorë. Gjeografia e tyre ishte mbarëkombëtare duke u përfaqësuar shumë institucione të larta arsimore e shkencore brenda e jashtëkufijve tëShqipërisë ,perfshirë 11 Universitete tëvendit,por edhe nga Prishtina,Shkupi,Tetova etj.
Ne prag të 7-Marsit,në Akademinë e Shkencave tëShqipërisë, u organizua nga Akademia Pedagogjike e Tiranës, Akademiae Shkencave tëEdukimit, Instituti i Zhvillimit të Arsimit dhe AIITCnje Konferencë tjetër me objekt ”Prof.dr.shefik Osmani -personalitet shumëdimensional”.Fillimisht të pranishmëve iu shpërnda një broshurë që i kalonte kufinjtë e një “Skicë portreti social pedagogjik” shkruar nga Prof.drMusaKraja.Në 50 e ca faqet e këtij libri,me një studim e dokumentacion të ngjeshur shkencor na paraqet këtë figurë me kontibute të mëdha .
Edhe këtu referuesit sollën për auditorin përvojën e gjatë të këtij personaliteti, kontributin e tij të madh për arsimin e kulturën shqiptare. Shumë kolegë bashkëkohës e bashkëpunëtorë folën për përvojën e vyer e krijimtarinë e tij në shërbim të forcimit të identitetit kombëtar.Të pranishmit ndoqën me shumë vëmendje punimet qe i kushtoheshin kësaj figure.Vecojmë “Ndihmesa …në traditën botërore e kombëtare për pasurimin e mendimit pedagogjik” nga Prof.drHajrullahKoliqi Prishtinë;”Mendimi didaktik,kontribut me vlerë” nga Prof.dr.MimozaGjokutaj;”Publicistika…sidomos ajo arsimore e pedagogjike” nga Prof. MuratGecaj;”Vlerat e veprës etno-pedagogjike…” nga Prof.as.MarkVuji”etj”.AdrianaQafa e ValentinaCela vlerësuankontibutin e tij përarsimin fillor brenda vendit e vitet e fundit për mësimn në shkollat shqipe tëdiasporës,ku ka spikatur profesionalizmi e atdhedashuria.Me ndjesi u pritën edhe diskutimet e ngrohta tëProf.as.dr.MimozaSinani,Akademikut GjovalinShkurtajetj tëciloët kanë punuar disa vite së bashku duke përfituar shumë nga ky njeri me shpirtë të madh e dije tëgjëra.Në këtë Akademi përshëndeti edhe zv.ministri i MASh,ArdianTana.Mësuesia e Popullit,bashkëshortia e prof.ShefikOsmanit,Urtie Osmani, falënderoi e përshëndeti të pranishmit për temat e paraqitura e organizimin e kësajKonference.Në përfundim u ndërmorë edhe një nismë për përgatitjen e botimin e veprave të këtij personaliteti.
Me 17 maj 2013 u organizua një tjetër Konferencë shkencore ndërkombëtare me temë:”Gjeni të mendimit pedagogjik botëror: Komenski, Pestaloci, Herbarti, idetë e tyre nëhapësirën shqiptare”. Edhe këtu morën pjesë personalitete të shquara të arsimit jo vetëm nga trojet mbarë shqiptarë,por edhe të ftuar të tjerë nga vende mike.
Ne katër seancat paraqitën punimet e tyre afër 30 vetë me një nivel të mirë e shumë të mirë.Sollën nga këta pedagogë të shquar të përbotshëm idetë e tyre që u kanë rezistuar shekujve,shumë prej të cilave janë aktuale edhe sot.Për shumë vite idetë e metodat e tyre ishin udhërrëfyes edhe për hapësirat mbarëshqiptarë,kur nevojat ishin të mëdha e përvoja relativisht e pakët.Mbiatë bazë u hartuan shumë tekste e programe e u përdoren metoda shumëfrytdhënëse për kohën.Në këtëKonferencë u vu theksi më shumë në aktualitetin e ideve të tyre e mësimet që duhet të nxjerrim.Nga profesorë e doktorë,nga mësues e punonjës të tjerë u soll përvoja e shkollave nëhapësirën brenda e jashtëShqipërisë.Me interes tëveçantë u prit kumtesa e rektorit të APtë Tiranës,Prof.dr. MusaKraja me temë :”Të njohim traditën Evropiane ku dotëintegrohemi, si bazë për të njohur më mirë të ardhmen në fushën e arsimit e shkollës”.Përvojë interesante sollën edhe MahirMustafa,docent në shkollën e Lartë Pedagogjike Zyrih(Zvicër),dr. NexhatAvdiu Ulqin(Mali i Zi),Doloresa Kroi,mësuese e studiuese Kanada.U vlerësuan nga të pranishmit punimet e:
1-Prof.dr. HajrullahKoliqi,Universiteti i Prishtinës . 2-Prof.as.dr.Fatmir Vadahi,zv.rektor i Universitetit”Luigj Gurakuqi’ dhe doktorantesBilali(Halluni), 3-Prof.as. MarkVuji,Mësuesi Popullit,APT,
4-Dr.Hajri Mandri, Instituti i Zhvillimit të Arsimit, 5-Kastriot Kodheli,drejtor i Qarkut Lezhë, 6-Doktorantes SulltanaBilbili, përgjegjëse e departamentit APT.Përvec sa thamë më lartë, referuesit sollën njëpërvojë të vyer nga jeta e gjallë në shkolla e mëgjerë për mësimin e gjuhës shqipe dhe të gjuhëve tëhuaja,për rolin epazevendsueshëm të nënës në edukimin e fëmijës,për integrimin e shkollës,për nxënësit e talentuar,për metodat e reja në mësim e edukim… ngaEmirjonaKraja,Alma Gjini,Zamira Burnazi,ZojaMarku,PaulinZefi,MirjanKraja,Alma Dema etj.I punuar me merak dhe shumë tërheqës për dëgjuesit ishte edhe punimi i Prof.dr.IlindenSpesse(djali i SterioSpasses) me temë:”Shkrimtari dhe studiuesi SterioSpasse dhe idetëpestalociane”.Këtu u paraqit edhe njëplatformë nëemër të AP të Tiranës në bashkëpunim me DA Lezhë me afat 2-vjeccar me objekt :”Puna e kualifikuar me të ashtuquajturit nxënës problematik…” Shumëpjesëtarë të stafit pedagogjik,student e bashkëpunëtorë të jashtëm janë autorë të shumë punimeve me vlerë.Për botime serioze janë dalluar MusaKraja,HajrullahKoliqi, Vehbi Hoti,MarkVuji,PrimoShllaku,Sulltana Bilbili etj.Nëcdo disiplinë ,secili student,cdo vit përgatitë nga një temëkursi.Këtopunime bëhen objekt debatesh e ballafaqimesh shkencore ,jo vetëm në auditorë ,por edhe jashtë tyre.Së shpejti do të ketë Konferenca e botime të reja nga ky staf pedagogjik e studentët etyre.Sa thamë më sipër e të tjera arritje mendoj se meritojnë vlerësim e promovim edhe tek simotrat apo institucione të tjera shtetërore e private.Ngadiskutantët e të pranishmit u vlerësua shumë puna e kësaj Akademie dhe e Rektorit MusaKraja duke vecuarpunën kërkimore shkencore dhe organizimin e këtyre veprimtarive.

Nga Frrok Vukaj

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.