Provimet e Lirimit, rregullorja për testimin e nxënësve

Publikuar më: 19/05/2013 10:22

Provimet e LirimitPublikohet udhëzimi për zhvillimin e Provimeve të Lirimit. Në këtë udhëzim janë përcaktuar rregullat që do të ndiqen për disa lloje shkollash, si edhe datat për të gjithë kandidatët. Kështu në mbështetje të Nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit Nr. 69, datë 21.06.2012, “Për sistemin arsimor Parauniversitar” dhe Vendimit të Këshillit Ministrave, Nr. 1013, datë 10.12.2010 “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Provimeve”, përcaktohet se “Provimet e Lirimit 2013 do të fillojnë në orën 10.00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta. Lëndët dhe datat e provimeve të Maturës Shtetërore janë:
a) Gjuhë Amtare 12 qershor 2013;
b) Matematikë 19 qershor 2013. Ndërkohë që procedurat e hartimit dhe vlerësimit të testeve përcaktohen në “Rregulloren
për Provimet e Lirimit 2013″ Nr. 154, datë 11.01.2013”-thuhet në udhëzim.
Në këtë udhëzim, më tej është përcaktuar se në shkollat e pakicave kombëtare (greke dhe maqedonase) Provimi i Lirimit zhvillohet në gjuhë amtare. “Për shkollat e pakicës kombëtare greke teza do të përgatitet nga DAR Gjirokastër. Kështu ZA -Delvinë dhe ZA Sarandë tërheqin në DAR Gjirokastër tezën në ditën e provimit. Sa i takon shkollave të pakicës kombëtare maqedonase, teza përgatitet nga DAR Korçë dhe tërhiqet ditën e provimit nga drejtori i shkollës shoqëruar nga përfaqësuesi i DAR Korçë. Për Institutin e nxënësve që nuk shikojnë, testi do të tërhiqet në AKP nga drejtoria e Institutit një ditë para zhvillimit të provimit, që e kthen atë në sistemin BRAIL” . Gjithashtu udhëzimi përcakton se nxënësit mbetës kanë te drejtën e riprovimit ne sesionin e dytë. Kështu janë ngarkuar në zbatimin e këtij Udhëzimi, Zëvendësministri, Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshëm e Arsimit Parauniversitar, Drejtoria e Programeve te Zhvillimit, Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme, Agjencia Kombëtare e Provimeve, Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar, si dhe Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore”.

Osman Dedja

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.