Provimet e Shtetit, skema për vlerësimin e testit

Publikuar më: 02/05/2013 11:30

 

Nga sot deri më datë 22 maj do të zhvillohet Provimi i Shtetit për të gjithë të diplomuarit në fushën e mjekësisë. Edhe këtë sezon, sikurse në sezonin e kaluar do të konkurrojnë më shumë infermierë, konkretisht rreth 1200 kandidatë, ndërkohë që është dyfishuar numri i mamive, duke shkuar në rreth 140 kandidatë. Kështu është shprehur në një intervistë për Gazetën “Republika”, drejtori i Provimeve të Shtetit, Niko Terezi, i cili më tej është shprehur se “Urdhrat përkatës kanë sjellë dhe duhet të sjellin listat përfundimtare të kandidatëve që do të marrin pjesë në provim.  Në ndryshim nga herët e tjera, kandidatët duhet të dinë paraprakisht numrin rendor të listës së regjistrimit pranë Urdhrit Profesional,  pasi sivjet AKP-ja do të shpallë vetëm numrat rendore të kandidatëve në faqen zyrtare. Urdhrat Profesionalë do t’i shpallin listat e regjistrimit paraprakisht ne faqen e tyre zyrtare. Kështu, datat e provimeve janë shpallur në faqen zyrtare të AKP-së në rubrikën “Provimet e Shtetit”. Mungon vetëm infermieria që do të zhvillohet më datat 13-22 maj, dy herë në dite në orët 10.00 dhe 14.00”-shprehet Terezi. Më tej ai shprehet në lidhje me dokumentet që duhet të kenë kandidatët, duke thënë se “Ata duhet të paraqiten në AKP 30 minuta para fillimit të provimit. Kandidatët duhet të kenë me vete:

- Kartën e identitetit dhe një fotokopje të saj,

- Mandat pagesën e tarifës së provimit të shtetit, që rekomandojmë të kryhet tek

Posta Shqiptare

- Faturën e publikuar nga AKP tek rubrika njoftime të vulosur nga institucioni

ku është kryer pagesa; banka apo Posta Shqiptare”- shprehet Drejtori i Provimeve të Shtetit. Ja se si është shprehur më tej ai gjatë kësaj interviste

-Si po ecin përgatitjet e AKP-se për zhvillimin e Provimeve të Shtetit dhe a janë përcaktuar saktësisht datat për zhvillimin e tyre ?

Janë marrë të gjitha masat për zhvillimin normal të tyre. Është punuar me Komisionet e Provimeve të Shtetit dhe Urdhrat Profesionale për bashkërendimin e veprimtarive. Ndërkohë, sezoni i provimeve do të zhvillohet nga data  2 deri më 22 maj 2013 dhe do të marrin pjesë të diplomuarit në fushën e mjekësisë. Edhe këtë sezon, sikurse në sezonin e kaluar do të konkurrojnë më shumë infermierë, konkretisht rreth 1200 kandidatë, ndërkohë që është dyfishuar numri i mamive, duke shkuar në rreth 140 kandidatë. Sa i takon profilit të mësuesisë, Provimi i Shtetit do të zhvillohet në muajin Gusht 2013.

 

 -A kanë ardhur nga Urdhrat Profesional listat e studenteve që do të  hyjnë në Provimin e Shtetit këtë muaj?

 

Urdhrat përkatës kanë sjellë dhe duhet të sjellin listat përfundimtare të kandidatëve që do të marrin pjesë në provim.  Në ndryshim nga herët e tjera, kandidatët duhet të dinë paraprakisht numrin rendor të listës së regjistrimit pranë Urdhrit Profesional,  pasi sivjet AKP-ja do të shpallë vetëm numrat rendore të kandidatëve në faqen zyrtare. Urdhrat Profesionalë do t’i shpallin listat e regjistrimit paraprakisht ne faqen e tyre zyrtare. Kështu, datat e provimeve janë shpallur në faqen zyrtare të AKP-së në rubrikën “Provimet e Shtetit”. Mungon vetëm  infermieria që do të zhvillohet më datat 13-22 maj, dy herë në dite, në orët 10.00 dhe 14.00” .

 

 

-Cilat dokumente duhet të kenë me vete kandidatët ditën kur zhvillohet provimi?

 

Provimi do të zhvillohet në godinën e AKP me adresë, Rruga Naim Frashëri Nr. 37.

Kandidatët duhet të paraqiten në AKP 30 minuta para fillimit të provimit.

Kandidatët duhet të kenë me vete

- Kartën e identitetit dhe një fotokopje të saj,

- Mandat pagesën e tarifës së provimit të shtetit, që rekomandojmë të kryhet tek

Posta Shqiptare

- Faturën e publikuar nga AKP tek rubrika njoftime të vulosur nga institucioni

ku është kryer pagesa; banka apo Posta Shqiptare.

 

-Në rast se kandidati nuk është i kënaqur me rezultatin që arrin dhe ka një arsyeje për ankim, si mund ta bëjë atë ?

 

Pasi përfundon koha prej 60 minutash,  kandidatit i shfaqen në ekran rezultatet dhe përgjigjja për çdo pyetje. Kandidati mund të shohë ku ka gabuar dhe mund të pretendojë për ankim nëse nuk është i qartë për ndonjë përgjigje, nga pyetjet e përcaktuara paraprakisht nga komisioni. Ankesa ka afat 5 ditë. AKP i dërgon Komisionit të Provimeve të Shtetit  ato ankime që i gjykon të arsyeshme dhe në përfundim njofton me shkrim Urdhrin Profesional për rezultatet përfundimtare të provimit.

 

-A mund te na thoni edhe një herë se cila është skema e vlerësimit për të gjithë pjesëmarrësit në provim?

 

 

Testi përmban 50 pyetje 1, 2 dhe 3 pikëshe dhe ka gjithsej 100 pikë. Nëse kandidati i përgjigjet saktë pyetjes i merr të gjitha pikët e mundshme të pyetjes, në të kundërt merr “0″ pike. Për të kaluar provimin mjaftojnë 50 pikë.

Për vlerësimin e provimit të shtetit, përdoret shkalla e mëposhtme e vlerësimit:

a) Kandidati vlerësohet me notën 10 (shkëlqyeshëm) nëse merr 95-100 pikë.

b) Kandidati vlerësohet me notën 9 (shumë mirë) nëse merr 85-94 pikë.

c) Kandidati vlerësohet me notën 8 (mirë) nëse merr 75-84 pikë.

ç) Kandidati vlerësohet me notën 7 (kënaqshëm) nëse merr 65-74 pikë.

d) Kandidati vlerësohet me notën 6 (mjaftueshëm) nëse merr 55-64 pikë.

e) Kandidati vlerësohet me notën 5 (kalueshëm) nëse merr 50-54 pikë.

f) Kandidati vlerësohet me notën 4 (jo kalueshëm) nëse merr më pak se 50 pikë.

 

 

Datat e provimeve

 

E enjte_2 maj 2013

Ora 10.00 Provimi i shtetit në profesionin MAMI                                                                                      për të gjithë kandidatët e listës së UISH për këtë sezon, me numër rendor 1-70.

Ora 12.30 Provimi i shtetit në profesionin IMAZHERI                                                                             për të gjithë kandidatët e regjistruar pranë UISH për këtë sezon.

Ora  15.00 Provimi i shtetit në profesionin LOGOPEDI                                                                           për të gjithë kandidatët e regjistruar pranë UISH për këtë sezon.

 

E premte_3 maj 2013

Ora 10.00 Provimi i shtetit në profesionin  MAMI                                                                                               për të gjithë kandidatët e listës së UISH për këtë sezon, me numër rendor 71-140.

Ora 12.30 Provimi i shtetit në profesionin FIZIOTERAPI                                                                                    për të gjithë kandidatët e regjistruar pranë UISH për këtë sezon.

Ora 14.00 Provimi i shtetit në profesionin TEKNIK LABORATORI                                                                 për të gjithë kandidatët e regjistruar pranë UISH për këtë sezon.

 

E hënë_6 maj 2013

Ora 10.00 Provimi i shtetit në profesionin MJEKËSIE PËRGJITHSHME                                                        për të gjithë kandidatët e listës së KKUMSH për këtë sezon, me numër rendor 1-60.

Ora 14.00 Provimi i shtetit në profesionin MJEKËSI E PËRGJITHSHME                                                       për të gjithë kandidatët e listës së KKUMSH për këtë sezon, me numër rendor 61-115.

 

E martë_7 maj 2013

Ora 10.00 Provimi i shtetit në profesionin MJEK STOMATOLOG                                                                    për të gjithë kandidatët e listës së KKUMSH për këtë sezon, me numër rendor 1-54.

Ora 14.00 Provimi i shtetit në profesionin MJEK STOMATOLOG                                                                    për të gjithë kandidatët e listës së KKUMSH për këtë sezon, me numër rendor 55-108.

 

 

E mërkurë_8 maj 2013

Ora 10.00 Provimi i shtetit në profesionin MJEK STOMATOLOG                                                                    për të gjithë kandidatët e listës së KKUMSH për këtë sezon, me numër rendor  109-162.

Ora 14.00 Provimi i shtetit në profesionin MJEK STOMATOLOG                                                                    për të gjithë kandidatët e listës së KKUMSH për këtë sezon, me numër rendor  163-216.

 

E enjte_9 maj 2013

Ora 10.00 Provimi i shtetit në profesionin  FARMACIST                                                                                 për të gjithë kandidatët e listës së UFSH për këtë sezon, me numër rendor 1-60.

Ora 14.00 Provimi i shtetit në profesionin  FARMACIST                                                                                 për të gjithë kandidatët e listës së UFSH për këtë sezon, me numër rendor 61-120.

 

E premte_10 maj 2013

Ora 10.00 Provimi i shtetit në profesionin  FARMACIST                                                                                 për të gjithë kandidatët e listës së UFSH për këtë sezon, me numër rendor 121-180.

Ora 14.00 Provimi i shtetit në profesionin  FARMACIST                                                                                 për të gjithë kandidatët e listës së UFSH për këtë sezon, me numër rendor 181-240.

 

E Shtunë_11maj 2013

Ora 10.00 Provimi i shtetit në profesionin FARMACIST                                        

Për të gjithë kandidatët e listës së UFSH për këtë sezon, me numër rendor 241-254.

 

 

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.