Rregullat e arta për parandalimin dhe kurimin e veshkave

Publikuar më: 14/05/2013 9:39

Sëmundjet kronike të veshkave po bëhen çdo ditë e më shumë një problem i shëndetit publik në mbarë botën dhe shoqërohen me sëmundshmëri dhe vdekshmëri të lartë. Gjithashtu ato janë problem social dhe ekonomik për të sëmurët, familjet e tyre dhe gjithë shoqërinë. Dhimbja e veshkave në shumicën e rasteve konsiderohet si një dhimbje kalimtare. Ajo nis krejt papritur dhe shkaqet e saj janë të ndryshme. Shpesh, dhimbja lidhet direkt me organet, por në shumë raste ka lidhje edhe me faktorë të tjerë që nuk kanë të bëjnë me veshkat, si p.sh. në rastet kur dhimbja përhapet në të tërë shpinën. Nuk duhet nënvlerësuar edhe roli i stresit.

Shkaqet

Shkaqet e dhimbjes së veshkave mund të jenë të ndryshme. Në disa raste mund të kemi të bëjmë me praninë e gurëve në veshka, por në rastin e femrave, ndikim jo të vogël ka edhe cikli menstrual. Kjo ka lidhje me muskulaturën, e cila në periudhën e menstruacioneve kontraktohet, duke provokuar kriza. Dhimbje të tilla mund të shfaqen edhe në fund të shtatzënisë, për shkak të ndryshimeve hormonale që i paraprijnë procesit të lindjes. Në të tilla raste, pak mund të bëhet për pak për trajtimin e dhimbjes. Por në rast se dhimbja përhapet në pjesën e barkut, prek edhe këmbët dhe shoqërohet me djegie gjatë urinimit, atëherë kemi të bëjmë me infeksion të rrugëve urinare. Në këto raste, është e domosdoshme t’i drejtohemi mjekut për analiza dhe mënyrën e trajtimit. Dhimbja e veshkave në disa raste mund të lidhet edhe me stomakun. Acarimi dhe enjtja e këtij të fundit ushtron presion mbi veshkat, duke shkaktuar dhimbje. Në raste të tjera, nëse dhimbja e veshkave shoqërohet me ndjesinë e sikletit në vezore, duhet t’i drejtohemi menjëherë mjekut. Në shumë raste të tilla, dhimbja vjen për shkak të kisteve. Gjithashtu, edhe alkooli, nëse abuzohet në sasi, mund të shkaktojë probleme në veshka.

Trajtimi

Në disa raste, trajtimi i dhimbjes së veshkave mund të jetë më i thjeshtë nga sa e mendojmë. Ka raste kur shqetësimet vijnë për shkak të dehidratimit, ndaj konsumimi i lëngjeve rikthen veshkat në gjendje normale. Në rastin kur dhimbja vjen për shkak të stomakut, mjekët këshillojnë konsumimin e ushqimeve që e kanë të lehtë kalimin në aparatin tretës. Në rastet kur dhimbja lidhet me ciklin menstrual, një qetësues mund të na vijë në ndihmë. Ndërsa kur është fjala për gurë në veshka, mjeku përcakton nëse është e nevojshme heqja apo shkrirja e tyre me anë të ilaçeve. Gjithashtu, mjeku nefrolog përcakton edhe përdorimin e antibiotikëve në rastet kur kemi të bëjmë me një infeksion.

Veshkat janë organe sa të komplikuara aq edhe të mahnitshme.
Ato kanë role të shumta biologjike, si:

-Rregullojnë ekuilibrin e ujit në trup dhe përbërësve të tjerë kimikë në gjak si sodiumi, potasi, fosfori dhe kalciumi;

-Eliminojnë një sërë toksinash nga trupi ynë;

-Prodhojnë disa hormone, p.sh. reninën që ndikon në presionin arterial, nxisin prodhimin e qelizave të kuqe në palcën e kockave dhe

-Marrin pjesë në prodhimin e formës aktive të vitaminës D
Nga se preken më shpesh veshkat

Rregullat

- Marrja e ujit dhe e lëngjeve është një domosdoshmëri edhe më e madhe për ata që vuajnë nga gurët e veshkave.

- Trajtimi i të gjitha llojeve të sëmundjeve me gurët në veshka qëndron në marrjen e një sasie të caktuar lëngjesh.

- Mjekët popullorë rekomandojnë disa kura me bimë për kurimin e gurëve në veshka.

- Sipas tyre, gurët në veshka kurohen me fier guri, gjethe delli, bishta qershie, etj.

- Këto bimë kuruese për gurët në veshka përdoren në formë çaji.

- Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka.

- Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën.

- Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara.

- Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë.

- Yndyrat duhet të jenë vajra me një lidhje dyfishe (si vaji i ullirit).

- Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra dhe bajame.

- Përdorni ushqime të lehta: supe me zarzavate, lëngje frutash, çajra mali dhe kamomili.

- Lëvizni sa më shumë të mundeni.

- Një herë në tre muaj bëni ECHO.

- Çdo 10 ditë bëni analizat e urinës dhe pehashit (Ph).

- Bëni banja me ujë të ngrohtë.

- Mos pini alkool dhe duhan.

- Simptomat e gurëve në veshka janë dhembje barku, frymëmarrje të ngadalta e të thella, prani e ketoneve në gjak dhe në urinë.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.