Sëmundjet seksualisht të transmetueshme, si rrezikohen femrat

Publikuar më: 22/05/2013 11:10

alma-hoxhaKujdesi ndaj higjenës personale është një element shumë i rëndësishëm që femrat të ruhen nga infeksionet e ndryshme në rrugët gjenitale. Kështu, ka një numër të madh infeksionesh që transmetohen me anë të rrugëve seksuale, të cilat më pas përcillen dhe tek partneri. “Ndër infeksionet më të zakonshme janë; Vulvovaginitis. infeksionet e Vulvës dhe vaginës ndodhin së bashku për shkak të ndërtimit anatomik që kanë. Ato janë shumë të shpeshta dhe të bezdisshme, por që më anë të një kure të përshtatshme ato kurohen dhe kalohen mjaftë lehtë. Ndër simptomat e këtij infeksioni janë kruarje e shpeshtë e zonës intime, irritim, skuqje, diegie gjatë urinimit.”-kështu shprehet gjatë një interviste për “Republika”, Dr. Alma Hoxha, mjeke infeksioniste pranë Poliklinikës Qendrore. Më tej ajo sqaron disa nga infeksionet dhe shkaktarët e tyre, nga të cilat preken femrat.

- Cilat janë disa nga infeksionet që transmetohen tek femrat nëpërmjet rrugëve seksuale?

Ndër infeksionet më të zakonshme janë; Vulvovaginitis. infeksionet e Vulvës dhe vaginës ndodhin së bashku për shkak të ndërtimit anatomik që kanë. Ato janë shumë të shpeshta dhe të bezdisshme, por që më anë të një kure të përshtatshme ato kurohen dhe kalohen mjaftë lehtë. Ndër sipmtomat e këtij infeksioni janë kruarje e shpeshtë e zonës intime, irritim, skuqje, diegie gjatë urinimit.

- Doktoreshë cilët janë shkaktarët më të shpeshtë të këtij infeksioni?

Ndër shkaktarët më të zakonshëm janë Trikomonas vaginalis. Ai është ndër shkaktarët më të shpeshtë të këtyre infeksioneve. Ndërkohë duhet të përmendim dhe disa lloje infeksionesh, siç janë Kandida, (myku), infeksionet Gonokoksike, bakterore, Limormat Venieriane, Sifilizi, Hepatit B, Hiv-Aids. Duhet thënë se ndër infeksionet më të zakonshme janë ato të shkaktuara nga baktert dhe myku. Trikomonasi, siç e përmendëm dhe më lartë është ndër shkaktarët kryesor të shfaqes së Vulvovaginiteve. Ai transmetohet nëpërmjet rrugë seksuale, madje shumë gra dhe burra janë mbartës asimptomatik të trikomonës Vaginale, që do të thotë se nuk mund të ketë asnjë shenjë të kësaj sëmundje, por e kanë atë të fshehur. Këta persona në çdo kohë mund të shfaqin infeksionin me shenja të qarta klinike.

- Cilat janë disa nga shenjat kryesore të Trikomonasit dhe mjekimi që rekomandohet?

Shenjat kryesore të Trikomonasit janë të shumta. Ky bakter prek më shumë vulvulën dhe vaginën dhe nuk përhapet në mitër. Nga ana klinike kemi një skuqje të sipërfaqes viginale dhe shumë sekrecione me ngjyrë kremi. Madje infeksioni shoqërohet me diegie, të kruajtura dhe sekrecionet kanë erë të keqe dhe me ngjyrë të gjelbër. Zakonisht diagnoza vendoset me anë të mikroskopisë të drejtpërdrejtë të sekrecioneve vaginale. Mjekimi bëhet në bazë të një konsulte, dhe e mira do ishte përdorimi i një antibiotiku. Por është më mirë që në bazë të gjendjes së pacinetit duhet të jetë mjekimi. Madje e rëndësishmë është dhe fakti që duhet të mjekohet dhe partneri. Kandida Albikans, është një ndër infeksionet më të shpeshta që i kemi dhe tek gratë, por dhe tek vajzat.

- Çmund të na thoni në lidhje me këtë formë infeksioni?

Ajo është pjesëtare normale e florës së mukozës së vaginës. Por ajo mund të shkaktojë infeksion kur prishet flora dhe del e mbizotëron Kandida. Rreth 80 për qind e infeksioneve të Kandidas, ose kërpullës është nga ky bakter, e cila transmetohet në rrugë seksuale. Ky infeksion mund të shkaktohet nga një sërë arsyesh, siç mund të jetë një shtatëzani, diabeti, përdorimi i kortizonikëve, antibiotikëve, ujle e himunitetit, etj. Ndërkohë, Kandida mund të shkaktohet dhe nga përdorimi me tepricë i detergjenteve, apo veshja e pantallonave tepër të ngushta, të cilat dëmtojnëe mukozën e valvulës. Në këto raste, klinika janë; sekrecionet e shumta, me ngjyrë të bardhë, të cilat kanë një erë karakteristike të të thartës. Ndërkohë, mund të kemi dhe kruajte të sipërfaqes së vaginës dhe dizuri dhe dispare. Zakonisht diagnoza në këtë rast vendoset me egzaminim të drejtpërdrejt. Sa i takon mjekimit, në këtë rast përdoret Antinikotikët, ku më shumë përdoret ai lokal dhe jo oral, që janë pomada të ndryshme. Vaginozat bakterore, që përmendëm dhe më sipër, është quajtur Vaginiti jo specifik, kjo për shkak të karakteristikave të saja. Ndër shenjat e kësaj sëmundje është shtimi i sekrecioneve vaginale, të cilat janë homogjene me ngjyrë gri në të bardhë, me erë të keqe. Diagnoza është në bazë të shenjave klinik, por me anë të kulturës së pacientit. Mjekimi është i rëndësishëm tek gratë shtatëzana, se mundet që të bëhet një çarje e membranave para kohe. Antibiotiku është mjekimi më i mirë, por varet nga shkaktari dhe kohëzgjatja e mjekimit është shtatë ditë. Një tjetër infeksion që përhapet me anët të rrugëve seksuale është dhe Uretriti gonogogsik.

-Nga se shkaktohet Uretriti gonogogsik?

Uretriti gonogogsik është një infeksion që përhapet me anë të rrugëve seksuale. Ai shoqërohet nga dizuria, diegie të sekrecioneve, të cilat mund të shoqërohen me hematuri, (gjak në fillim të urinimit) dhe skuqje të kanalit urinar. Ndër shkaktarët më të shpeshtë të Uretritit janë Clamydia trachomatis, Ureaplara Urealyticum, Mycoplasana Genitalium. Në një përqindje më të vogël mund të jetë dhe Trikomonas Vaginalis. Clamydia trachomatis është ndër rastet më të shpeshta nga se shkaktohet ky infeksion, i cili tejçohet në rrugë seksuale. Në këtë rast mund të themi se rreth 50-60 përqind të këtyre infeksioneve shkaktohet nga ky bakter. Zakonisht në 70 për qind të rasteve nuk mund të ketë shenja klinike dhe me një piuri të heshtur. Por në rreth 30 për qind të rasteve pa 14- 21 ditë pacinetja ka dizuri, rrjedhje me ngjyrë të bardhë dhe pa erë, me një pamje më shumë mukoze sesa puhrulente. Sidomos kjo gjë ndodh gjatë mëngjesit. Tek gratë thamë se mund të ketë dhe një prirje për hemoragji nga këto infeksione dhe ky mund të jetë një nga shenjat e vetme klinike për të zbuluar infeksionin. Ose mund të ketë dhe një cistid, një infeksion tek rrugët urinare, i cili është shkaktari i këtyre formave. Sëmundja dhe mund të kalohet vetë nga pacienti, por ka dhe periudha riacarimi, ndaj duhet të bëhet mjekimi. Ndër diagnozat e këtij infeksioni është me anë të kulturave mirkobiale dhe mjekimi është me antibiotik. Preparati më i zgjedhur në këto raste është Doksaciklina dhe zgjat për shtatë ditë.

- Cilat janë disa nga këshillat që ju rekomandoni pacienteve femra?

Ndër këshillat që ju rekomandojë të gjitha femrave pa përjashtim, është kujdesi i veçantë që duhet të tregojnë ato për higjienën personale. Të gjitha gratë që kanë shtim të sekrecioneve ose me erë jonormale, apo gjakderdhje, duhet të drejtohen tek mjeku infeksionist për arsye të mjekimit sa më të hershëm të rasteve të infeksionit. Kjo pasi mjekimi i hershëm ka pasoja më të vogla dhe mjekimi jep rezultate. Për të gjitha ato pacinete që vuajnë nga Kandidoza, një tjetër këshillë efikase është dhe fakti se ato nuk duhet të përdorin xhinse të ngushta, lines ditore, detergjentë dhe të jenë nën kujdesin e mjekut.

Edlira Mema

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.