Aksident i rëndë në aksin rrugor Maminas- Gjiri i Lalezit

Publikuar më: 20/06/2013 10:09

aksidenti ne elbasnaNjë i vdekur dhe tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një aksident paraditen e djeshme ne aksin rrugor Maminas- Gjiri i Lalezit. Një autoveture ka dale nga rruga dhe është përplasur me një lokal ne fshatin Shkafane. Viktima e këtij aksidenti është Orjan Avdia 20 vjeç, ndërsa te plagosurit janë Rejan Dervishaj 19 vjeç, Kristjan Karapanxha 20 vjeç, dhe Enea Klogjeri 18 vjeç, banore të qytetit të Tiranës. Te plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivat e policisë rrugore të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur shkakun e aksidentit. Paraprakisht policia në vendngjarje bën me dije se shkak për aksidentin e rëndë është bërë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonte drejtuesi i automjetit,çka ka sjellë më pas devijimin e tij nga rruga

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.