Aksident i rëndë në Elbasan

Publikuar më: 06/06/2013 11:33

Aksident-elbasan-13Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur tre persona. Burime zyrtare nga policia deklarojne se mjeti me targa TR 0221 M, ka dalë nga rruga duke bërë që të dëmtohet rëndë drejtuesi i mjetit si dhe dy pasagjerët. Mësohet se në drejtim të makinës së aksidentuar ndodhej Presidenti i Urdhrit të Farmacistëve Arjan Jaupllari, ndërsa si pasagjerë ndodheshin Sazan Çeliku dhe Jovan Basho. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhen në gjendje të rëndë. Aktualisht forca të shumta policie kanë nisur hetimet për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.