Çfarë janë gurët e tëmthit, simptomat për t’i dalluar

Publikuar më: 04/06/2013 10:05

temthiGurët e tëmthit formohen kur lëngu i grumbulluar në fshikëzën e tëmthit mpikset ose ngurtësohet në copa të vogla materiali të ngjashme me gurët. Lëngu, i quajtur bile (lëngu i tëmthit) ndihmon në tretjen e yndyrave të ushqimit. Bila (lëngu i tëmthit) prodhohet në mëlçi, pastaj depozitohet në fshikëzën e tëmthit derisa trupit t’i nevojitet për tretjen e yndyrave. Në ketë kohe fshikëza bën kontraksione të cilat shtyjnë bilen (lëngun e tëmthit) në një tub të quajtur duktusi biliar i përbashkët prej te cilit bila (tëmthi) kalon në zorrën e hollë duke ndihmuar në tretjen e ushqimeve. Bila përmban ujë, kolesterol, yndyra, kripëra biliare, proteina dhe bilirubine. Kripërat biliare shpërbejnë yndyrnat, ndërsa bilirubina i jep feçeve (jashtëqitjes) ngjyrën e verdhe. Në qoftë se lëngjet biliare përmbajnë shumë kolesterol, kripëra biliare ose bilirubine, në situate të caktuara formohen gurët.
Kemi dy tipe gurësh në tëmth:
Gurët e kolesterolit zakonisht janë me ngjyrë të verdhe në jeshile dhe përbehen kryesisht nga kolesterol i ngurtësuar. 80% e gurëve të tëmthit janë të kësaj natyre.

Gurët e pigmentit janë të vegjël, me ngjyre të errët, të përbërë nga bilirubine.
Gurët e tëmthit mund të jenë sa kokrrizat e rërës deri në madhësinë e topit të golfit. Fshikëza e tëmthit mund të formojë një gurë të vetëm të madh, qindra gurë të vegjël, ose çdo kombinim të mundshëm të tyre. Gurët mund të bllokojnë rrjedhjen normale të biles (lëngut të tëmthit) nqs ato vendosen në ndonjë nga duktuset prej nga rrjedh bila nga mëlçia në zorrën e holle. Këto vende mund të jenë:duktuset hepatike të cilët e nxjerrin bilen (lëngun e temthit) jashtë mëlçisë, duktusi cistik, prej të cilëve bila (vreri) shkon dhe del në fshikëzën e tëmthit dhe duktusi biliar i përbashkët i cili përçon bilen prej duktusit cistik dhe hepatik në zorrë të hollë. Bila (lëngu i tëmthit) ngelet në këto duktuse duke shkaktuar infeksion të fshikëzës së tëmthit, të vetë duktusit dhe rrallë të mëlçisë. Duktus tjetër që derdhet në duktusin biliar hepatik është dhe duktusi pankreatik i cili nxjerr enzimat tretëse pankreatike prej pankreasit. Në qoftë se gurët bllokojnë daljen e këtij duktusi, enzimat tretëse pankreatike ngelin në pankreas duke shkaktuar inflamacion shumë të dhimbshëm të quajtur pankreatik nga gurët e tëmthit. Në qoftë se ndonjëri prej këtyre duktuesve qëndron i bllokuar për një kohë të caktuar, dëmtime të mëdha ose fatale, apo infeksioni mund të prekin fshikëzën e tëmthit, mëlçinë ose pankreasin.

Nga se shkaktohen gurët e tëmthit?


Gurët kolesterolikë

Shkencëtaret mendojnë se gurët kolesterolikë formohen kur bila (lëngu i tëmthit) përmban shumë kolesterol. shumë bilirubine, ose kripëra biliare të pamjaftueshme, ose kur fshikëza e tëmthit nuk zbrazet plotësisht për arsye të ndryshme.

Gurët e pigmentit

Shkaku i formimit të këtyre gurëve është i paqartë. Ato kanë gjasa të formohen tek personat që kanë: cirrozë hepatike, infeksion të traktit biliar, sëmundje gjaku të trashëguara (siç është anemia drepanocitare ku trupi prodhon shume bilirubin). Faktorë të tjerë Mendohet se prania e një guri të thjeshte të tëmthit mund të shkaktoje prodhimin e shumë gurëve.

Obeziteti

Është një faktor rreziku për të krijuar gurë, veçanërisht tek gratë. Një studim i gjerë ka treguar që të qenit qofte lehtësisht mbi peshë rrit rrezikun për të bëre gurë në tëmth. Kjo ndodh sepse obeziteti mund të reduktoje sasinë e kripërave biliare në bile (lëngun e tëmthit) duke çuar në përqendrim më të lartë të kolesterolit në të. Obeziteti gjithashtu ul aftësinë e fshikëzës së tëmthit për t’u zbrazur.

Estrogjeni (hormon femëror)

Sasia e shtuar e estrogjenit gjatë shtatzënisë, terapisë zëvendësuese me hormone dhe gjatë marrjes së kontraceptiveve orale, shton nivelin e kolesterolit në bile (lëngun e tëmthit) dhe pakëson lëvizjet e fshikëzës së tëmthit. Të dy këta faktorë së bashku çojnë ne formimin e gurëve.

Mjekimet për të ulur nivelin e kolesterolit

Medikamentet që përdoren për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak rrisin sasinë e kolesterolit që sekretohet (derdhet) në bile (lëngun e tëmthit). Si pasoje rritet rreziku për formimin e gurëve të tëmthit Diabeti. Në përgjithësi njerëzit që vuajnë nga diabeti kanë nivele të larta të acideve yndyrore të quajtura trigliceride. Këto lloj acidesh yndyrore rrisin rrezikun e formimit të gurëve të tëmthit.

Kush janë të rrezikuar të kenë gurë në tëmth?

Gratë

Njerëzit mbi 60 vjeç

Burrat dhe gratë mbipeshe

Rënia e menjëhershme në peshë

Gratë shtatzëna

Gratë që marrin terapi zëvendësuese hormonale

Gratë që përdorin kontraceptive orale

Cilat janë simptomat?


Simptomatologjia e gurëve të tëmthit shpesh quhet “ataku” i gurëve sepse ato ndodhin krejt papritur.

Një atak tipik shkakton:

Dhimbje të qëndrueshme në pjesën e sipërme të barkut, që shtohet menjëherë dhe që zgjat nga 30min në disa orë.

Dhimbje në shpine midis dy shpatullave

Dhimbje nën shpatullën e djathtë

Të përziera dhe të vjella

Shpesh ataku i gurëve vjen pas një vakti të pasur me yndyra dhe mund të ndodhë gjatë natës.

Shenja të tjera mund të jenë:

Fryrje barku

Intolerancë e përsëritur ndaj ushqimeve yndyrore

Dhimbje në forme kolikash

Gromësira

Gazra

Mostretje

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.