Deputetët në Kuvend, kush janë emrat e rinj

Publikuar më: 27/06/2013 9:35

salla-e-kuvenditNga 140 deputet që prodhoi vota e 23 qershorit 55 janë të rinj, mes të cilëve Edi Rama. Por pasi koalicioni i majtë fitoi zgjedhjet pritet të shihet nëse ai do të zbatojë edhe për veten parimin që asnjë anëtar qeverie të mos jetë deputet, me marrjen e detyrës se kryeministrit. Emrat e rinj të deputetëve vijnë nga të gjitha qarqet e vendit. Kështu në Shkodër, socialistët përfaqësohen me dy deputet të rinj Mimoza Hafizin e Sahit Fishtën, Partia Demokratike me Helidon Bushatin e Voltana Ademin dhe Lëvizja Socialiste për Integrim me Agron Çelën, një deputet i ri është Mark Frroku, që përfaqëson Partinë Kristian Demokrate shqiptare. Në qarkun Lezhë është emër i ri nga e majta Arben Ndoka, Monika Kryemadhi, rivjen pas 8 vjetësh ndërsa nga Partia Demokratike Albina Deda. Në listën e Durrësit janë të rinj Gentian Bejko, e Artur Bushi, ndërsa nga demokratët ka siguruar mandatin e deputetit Oerd Bylykbashi, shef i kabinetit të kryeministrit Sali Berisha, është rikthyer Agron Duka por këtë herë deputet në siglën e republikanëve. Në Tiranë janë emra të rinj që përfaqësojnë Partinë Socialiste Parid Cara, Pjerin Ndreu, Rakip Suli, Milena Harito, Lindita Nikolla. Kurse për Lëvizjen Socialiste për Integrim, është emër i ri Klajda Gjosha. Emrat e rinj të demokratëve në Tiranë janë Halim Kosova, Jorida Tabaku, Keltis Kruja,nga republikanët Ylli Shehu dhe nga Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet Tahir Muhedini. Një deputet i ri është Vexhi Muçmata, që përfaqëson socialistët në Kukës, kurse në grupin e demokrateve është deputet i ri Alban Zeneli, mandati i tretë në Kukës. Nga qarku Dibër vjen një deputet i ri socialist Ulsi Manja, një i Lëvizjes Socialiste për Integrim Përparim Spahiu, dhe një demokrat Roland Keta, ish kryetar i bashkisë Bulqizë. Nga Elbasani janë deputetë e rinj të së majtës, Evis Kushi, Alfred Peza nga Lëvizja Socialiste për Integrim Edmond Haxhinasto e Bujar Kllogjri, për Partinë Demokratike nuk ka emra të rinj por rikthehet Eduard Selami. Ne kete qark moren mandat deputeti dy të rinj që përfaqësojnë njëri partinë republikane dhe tjetri partinë Drejtësi, Integrim e Unitet përkatësisht, Luan Duzha, e Aqif Rakipi. Në qarkun e Beratit të majtët nga 6 mandate të fituara kanë dy emra të rinj, Eduard Bejkon dhe Selfo Kapllanin, kurse demokratët nga dy të fituara kanë emër të ri Astrit Veliajn. Në Korçë janë deputet të rinj për Partinë Socialiste Ilirian Pendavinji, Ilir Xhakolli, Ylli Ziçishti dhe për Lëvizjen Socialiste për Integrim Piro Kapurani, për demokratët është emër i ri Eleina Qirici. Në Fier në 9 mandate të partisë socialiste janë katër të rinj Arben Cuko, Majlinda Bufi , Ervin Koçi e Ilirian Celibashi, Lëvizja Socialiste per Integrim që ka marrë dy mandate ka dy emra të rinj Petrit Vasilin,e Robert Bitrin. Demokratët nga katër mandate ku një është Shpëtim Idrizi ka emër të ri Kozma Dashin, por Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka arritur të marrë një mandat në këtë qark, dhe do të ulet në sallën e Kuvendit Omer Mamo. Në Vlorë veç Edi Ramës u zgjodhen deputet për herë të parë në siglen e Partisë Socialiste Koço Kokëdhima e Andrea Marto, për Lëvizjen Socialiste për Integrim Shkëlqim Selami dhe nga Partia Demokratike Liljana Elmazi e Arben Ristani. Erion Veliaj është deputet i ri që përfaqëson socialistët e Gjirokastrës, ndërsa rikthehet në parlament pas 8 vjetësh Anastas Angjeli.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.