Matura Shtetërore, kur shpallen përgjigjet e testit të Letërsisë

Publikuar më: 12/06/2013 10:23

Maturantet-provim_8Sipas burimeve pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, përgjigjet e testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërisë për Maturën Shtetërore shpallen brenda datës 14 qershor. Drejtori i Agjencisë Kombëtare te Provimeve Alfons Harizaj ka bërë me dije se brenda këtyre dy-tre ditëve në vijim përfundon hedhja e të dhënave në sistemin elektronik të ministrisë. 250 mësuesit e ngarkuar me këtë detyrë kanë përfunduar vlerësimin e testeve dhe tashmë rezultatet po hidhen në sistemin elektronik të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Vlerësimi i testit është bere nga një grup prej katër mësuesish, gjë qe sipas drejtorit te Agjencisë Kombëtare te Provimeve siguron korrigjimin korrekt te tezes. Gjithsesi nëse maturanti ka dyshime atij mund t’i jepet një fotokopje e testit. Provimi i dyte i detyrueshëm i maturës shtetërore, ai i matematikes do te zhvillohet ne 14 qershor.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.