Mënyra si të ndihmoni trupin tuaj të largojë dhjamin

Publikuar më: 08/06/2013 13:17

dhjami-200x300Aktiviteti i rregullt fizik përveç se ndihmon në ruajtjen e shëndetit, ndihmon edhe në shkrirjen e dhjamit dhe ndërtimin e një trupi muskulor dhe tërheqës. A e dini cilat janë këshillat për të hequr më shpejt shtresat e dhjamit të depozituara në trup?

Stërvituni në intervale

Kur stërviteni me intervale ju i jepni aktivitetit tuaj fizik shpërthime të menjëhershme në intensitet. Studimi, i publikuar në Journal of Applied Physiology, ka gjetur se pas një stërvitje në intervale sasia e yndyrave të djegura në një orë gjatë ushtrimeve të lehta është shtuar për 36 për qind. Këto shpërthime në ushtrimet me intensitet të lartë djegin më shumë yndyrë se sa ushtrimet e vazhdueshme me ritëm të lehtë. Për ta ndryshuar trupin, ju duhet ta shkundni atë.

Ndani ushtrimet në pjesë

Kush thotë se nuk ka kohë për stërvitje? Ndarja e aktivitetit fizik në dy seanca stërvitore nga 20 minuta gjatë ditës mund të jetë më efektive se sa një orë në palestër, pasi metabolizmi juaj rimerr energji pas një ose dy orësh pas aktivitetit të parë. Andaj, koha është në favorin tuaj.

Gjeni ritmin e brendshëm

Stresi mund të jetë një kontribuues i madh i belit të gjerë. Një studim i universitetit të Kalifornisë ka lidhur kortizolin, hormonin e stresit që nxit urinë dhe inkurajon grumbullimin e yndyrës rreth belit, me stresin emocional dhe rrethues. Mënyra më e mirë për të luftuar kortizolin është ta pakësoni stresin në jetën tuaj. Gjeni një aktivitet që ju kënaq dhe i cili ul nivelet e stresit tuaj. Disa aktivitete janë dëshmuar se reduktojnë stresin janë joga, ose ecjet e gjata me miq të mirë.

Thyejeni rutinën, bëhuni sportiv

Sfidoni trupin tuaj duke provuar sporte të reja ose orë stërvitore. Edhe nëse ju jeni një vrapues i dedikuar, një aktiviteti i ri sigurisht se do të ndihmojë forcimin e muskujve tuaj në një mënyrë të re dhe do të “shkundë” trupin tuaj për t’u aktivizuar më shumë.

Ngrini ose tërhiqni pesha

Një herë në javë stërvituni me pesha më të rënda se sa bëni zakonisht. Kur çoni ose tërhiqni pesha më të rënda, ju sfidoni muskujt dhe rezultati është masë me muskuj pa dhjamë dhe të fuqishëm. Derisa ushtrimet kardio mund të djegin më shumë kalori gjatë stërvitjes, masa e shtuar e muskujve do të harxhojë më shumë kalori për 24 orët pas stërvitjes. Plus, ngritja e peshave djeg po thuajse vetëm indin dhjamor, derisa ata që bëjnë vetëm ushtrime kardio djegin edhe dhjamë edhe një pjesë të muskujve, tregon një studim i Universitetit të Alabamas. Ngritja e peshave ndihmon pakësimin e dhjamit dhe ju mban juve në formë.

Flini mjaftueshëm

E mbani mend kortizolin? Edhe mungesa e gjumit shton nivelet e këtij hormoni. Kërkuesit nga Universiteti i Chicagos thonë se mungesa e gjumit po ashtu shton nivelet e insulinës dhe e bën më të vështirë përpunimin e karbohidrateve gjatë ditës. Gjumi është koha juaj për të rimbushur bateritë të cilat mbajnë metabolizmin tuaj aktiv. Flini së paku gjashtë orë gjatë natës për t’u zgjuar të freskët dhe të gatshëm në mëngjes.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.