Ministria e Financave gjoba për bizneset që shmangin deklarimet

Publikuar më: 20/06/2013 10:17

ministria-financaveMinistria e Financave, përmes një ndërhyrje të posaçme ka ndryshuar udhëzimin mbi procedurat tatimore, duke rritur ndjeshëm kontrollet dhe përcaktuar masën e penaliteteve ndaj bizneseve që kryejnë evazion fiskal. Referuar ndryshimeve që tashmë janë botuar në Fletoren Zyrtare,vërehet se administratës tatimore i jepet kompetencë për gjoba në vlera të konsiderueshme për subjektet që rezultojnë me mosdeklarim të ardhurash apo mospagim detyrimesh. Kur administrata tatimore identifikon persona të paregjistruar që ushtrojnë veprimtari tregtare, aplikon si dënim gjobën në masë 25 mijë lekë. Përsa i përket detyrimeve për deklarimin e punonjësve, administrata tatimore ka të drejtë që për rastet e shkeljeve, të vendosë gjoba që variojnë nga 250 mijë në 500 mijë lekë. Po ashtu, edhe për rastet kur konstatohen shkelje si moslëshimi i kuponit tatimor, administrata tatimore mund të vendosë gjoba që variojnë nga 200 mijë deri në 500 mijë. Bizneset që shesin produkte apo ofrojnë shërbime pa kupon tatimor, edhe në rast se e kryejnë këtë shkelje për herë të parë, në udhëzim nuk është përcaktuar si masë paralajmërimi por direkt vendosja e një gjobe 200 mijë lekë. Me përsëritjen e kësaj shkeljeje, gjoba për bizneset rritet gradualisht deri në 500 mijë lekë. Pavarësisht ashpërsimit të penaliteteve dhe përcaktimit ë rregullave të reja që janë më strike ndaj biznesit, udhëzimi i ri i Ministrisë së Financave tenton t’i japë zgjidhje edhe një problematike të krijuar me bizneset që kanë nisur procedurat e çregjistrimit për shkak të mbylljes së aktivitetit. Për rastet kur bizneset janë penalizuar për mosdeklarim të deklaratave tatimore pas datës së nisjes së procedurave të regjistrimit, gjobat ndaj tyre do të hiqen. Sjellja e administratës tatimore me biznesin është vënë jo pak herë në qendër të kritikave. Në forume të ndryshme me bizneset shqiptare apo ndërkombëtare, sjellja arbitrare dhe penalizimi me gjoba ka qenë një nga shqetësimet e shprehura publikisht, shqetësim, për të cilin nuk kanë munguar as apelet ndërkombëtare për zgjidhje.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.