Vjedhje e armëmbajtje pa leje. Tre të arrestuar në Thumanë

Publikuar më: 20/06/2013 10:13

pranga-arrestimPolicia dhe forcat RENEA arrestuan tre persona mbrëmjen e djeshme pas dyshimeve për armëmbajtje pa leje. Operacioni i zhvilluar në zonën e Krujës goditi nje grup kriminal me persona te armatosur te cilët frekuentonin lokale te ndryshme në anë të autostradës, Lezhë-Tiranë, në një pikë karburanti, pranë Thumanës. Ne një komunikim me mediat drejtoria e policisë se qarkut Durrës bëri te ditur se personat e arrestuar janë kontigjent kriminal dhe dyshohen për vjedhje te kryera ne komuna te ndryshme te Krujës. U arrestuan në flagrancë shtetasit Dritan Çenja 24 vjeç, banues në Mamurras. Gjatë kontrollit që punonjësit e repartit RENEA kanë ushtruar në një lokal në fshatin Thuman të Krujës i është gjetur në brez një pistoletë model 54 sëbashku me krehërin me 7 copë fishekë. Në orën 00:35 u arrestua në flagrancë shtetasi Taulant Zira 26 vjeç, banues në Thumanë të Krujës, shtetas me precedentë në fushën e vjedhjeve. Në orën 01:05 u arrestua në flagrancë shtetasi Klajmend Gjini, 25 vjeç, banues në Derven të Krujës, aktualisht student i Fakultetit të Shkencave Politikave. Këtij shtetasi rreth orës 22:00 gjatë kontrollit që shërbimet RENEA ushtruan në një lokal në fshatin në furgonin e tij me targa të Tiranës 7038D iu gjet një armë zjarri automatik model 56 sëbashku me krehërin me 30 copë fishekë të të njëjtit kalibër”- tha zëdhënsja Ornela Cako. Bashke me të arrestuarit policia ka proceduar edhe nje pronar lokali ne komunën e Thumanës, te cilit i është gjetur një arme gjahu për te cilën nuk dispononte leje.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.