Mësuesit, pyetjet për Provimin e Shtetit

Publikuar më: 16/07/2013 13:15

mESUESIT E DISPOZICIONITKa nisur dje Provimi i Shtetit për të gjithë kandidatët e diplomuar në Institucionet e Arsimit të Lartë publik në degën e mësuesisë. Kështu, këta kandidatë duke filluar nga dje do japin Provimin e Shtetit, ku do të testojnë dijet e tyre. Agjencia Kombëtare e Provimeve ka shpallur datat zyrtare të provimit, të cilat nisin më 15 dhe përfundojnë më 26 korrik. Ky provim u jep të drejtën këtyre kandidatëve që të ushtrojnë profesionin e mësuesit në profilin që ata kanë mbaruar studimet. Sipas Agjencisë Kombëtare të Provimeve, këtij testimi pritet t’i nënshtrohen mbi 600, të cilët janë regjistruar. Risi për këtë sezon është shtimi i tre profileve të reja, mësuesit e gjuhës gjermane, greke si dhe mësues të arsimit fillor. “Provimi i shtetit startoi me mësuesit e gjuhës shqipe, më 15 korrik. Ndërsa më 16 dhe 17 korrik do t’i nënshtrohen provimit të shtetit mësuesit e Historisë dhe Gjeografisë. Më 18 korrik do të jenë tri orare të ndryshme për mësuesit e Matematikës dhe Fizikës, ndërsa më 19 korrik do të zhvillohet provimi për mësuesit e Informatikës në orarin e paradites dhe grupi i dytë do jetë për mësuesit e Matematik-Informatikës. Dy ditë janë përcaktuar për testimin e mësuesve të gjuhëve të huaja, Anglisht, Italisht, Frëngjisht, Gjermanisht dhe Greqisht. Pas tyre, më 24 korrik do ti nënshtrohen testimit mësuesit e Biologjisë e të Kimisë dhe më 25 ata të Edukimit Fizik, Shkencave Sociale dhe Arsimit Fillor. Sezoni i provimeve të shtetit për këtë kategori do të mbyllet më 26 korrik me Artet Figurative dhe Muzikë”- thonë burime pranë AKP-së

Osman Dedja

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.