Mësuesit, rezultatet e Provimit të Shtetit

Publikuar më: 26/07/2013 12:00

Niko-Terezi1Agjencia Kombëtare e Provimeve shpall rezultatet paraprake të të gjithë kandidatëve që iu nënshtruan Provimit të Shtetit në degën e mësuesisë. Kështu, të gjithë personat e diplomuar vitet e fundit në mësuesi kanë testuan njohuritë e tyre nëpërmjet këtij provimi. Në një prononcimi për gazetën “Republika”, drejtori i Provimeve të Shtetit, Niko Terezi thotë se “ Provimi i Shtetit,  për të gjithë kandidatët e diplomuar në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik në degën e mësuesisë ka nisur që prej datës 15 korrik. Pra këta kandidatë kanë dhënë këtë provim, si të thuash, për të “certifikuar”dijet e tyre, ndërkohë që ky testim u jep të drejtën mësuesve të rinj të ushtrojnë profesionin në profilin që ata kanë mbaruar studimet. Testimit iu nënshtruan mbi 600 kandidatë të regjistruar pranë AKP-së, ndërkohë që risi për këtë vit ishte shtimi i tre profileve të reja për mësuesit e gjuhës gjermane, greke, si dhe mësuesit e arsimit fillor”-tha Z. Terezi.  Në lidhje me tabelën e datave të testimit  ai tha se “ Provimi i shtetit startoi me mësuesit e gjuhës shqipe, më 15 korrik. Ndërsa më 16 dhe 17 korrik iu nënshtruan provimit të shtetit mësuesit e Historisë dhe Gjeografisë. Më 18 korrik mësuesit e Matematikës dhe Fizikës, ndërsa më 19 korrik e dhanë këtë provim mësuesit e Informatikës. Ndërkohë dy ditë ishin të përcaktuara për testimin e mësuesve të gjuhëve të huaja, në Anglisht, Italisht, Frëngjisht, Gjermanisht dhe Greqisht. Më datë 24 korrik dhanë këtë provim mësuesit e Biologjisë e të Kimisë dhe me 25 korrik mësuesit e Edukimit Fizik, Shkencave Sociale dhe Arsimit Fillor. Ndërkohë sezoni i Provimeve të Shtetit mbyllet sot, pra me 26 korrik me mësuesit e rinj në Arte Figurative dhe Muzikë”- shprehet drejtori i Provimeve të Shtetit pranë AKP-së.

 

Rezultatet paraprake

 

Ndonëse ky sezonin i provimeve të Shtetit ende nuk është mbyllur Agjencia Kombëtare e provimeve ka një rezultat paraprak për disa degë të mësuesisë. Kështu drejtori i Provimeve të Shtetit thotë se “ ditën e hënë ku provimit iu nënshtruan kandidatët e Gjuhës Shqipe rezultuan të regjistruar 117 kandidatë, në provim u paraqitën 102 mësues, prej të cilëve 25 mbetën. Ditën e martë rezultuan 63 të regjistruar, 49 të paraqitur dhe 13 mbetën. Ditën e mërkurë ku ju nënshtruan provimit të diplomuarit në Histori-Gjeografi- Edukatë, rezultuan 59 dhe 35 të regjistruar, përkatësisht 46 dhe 26 të paraqitur; ndërkohë 13 dhe 8 mbetën në Gjeografi dhe Histori”-thotë Z. Terezi. Sipas drejtorit të Provimeve të Shtetit, kandidatët që hyjnë sot në testim pra Mësuesit e Muzikës dhe Arteve Figurative duhet të kenë me vete këto dokumente: kartë identiteti ose fotokopje e saj dhe mandati i pagesë së kryer.

 

Përmbyllja e sezonit të mëparshëm të Provimeve të Shtetit

 

I pyetur se si është përmbyllur sezoni i Provimeve të Shtetit për sesionin e majit, drejtori i Provimeve të Shtetit pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve thotë se “Sezoni i kaluar u mbyll me sukses, duke theksuar si veçanti pjesëmarrjen e rritur që u vërejt në profesionet mami, pjesëmarrje trefish në Infermieri me mbi 1000 kandidatë të testuar, gjë që tregon interesin në rritje, si dhe ndërgjegjësimin për zbatimin siç duhet të ligjit për profesionet e rregulluara veçanërisht në këto profesione. Më tej pyetjes se si kanë qenë rezultatet e këtij sezoni në krahasim me vitet e kaluara, Z. Terezi u shpreh se “U vu re një rënie në kalueshmërinë në Mjekësinë e Përgjithshme me 9% dhe në Farmaci me 11%. Kjo rënie vinte si pasojë e rritjes së numrit të kandidatëve përsëritës në provim. Ndërkohë kemi pasur një rritje në kalueshmëri në degët Stomatologji me 4 për qind dhe në Fizioterapi me 15 për qind”-përfundon Drejtori i Provimeve të Shtetit në AKP, Niko Terezi.

 Osman Dedja

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.