Turizmi, sektori “fitimprurës”, që nuk ka statistika

Publikuar më: 25/07/2013 10:07

Turizmi nuk ka astatistikaEdhe pse prej vitesh synohet që sektori i turizmit të kthehet në një nga “motorët” e ekonomisë së vendit, përsëri ai mbetet me problematika të pazgjidhura. Krahas problemeve të shumta të infrastrukturës, Shqipëria nuk ka statistika për turizmin. Duke iu referuar faqes zyrtare të Ministrisë së Turizmit, afati kohor i statistikave të fundit është akoma në vitin 2012. Në një kohë kur jemi në mes të sezonit turistik, edhe pse pretendojmë të kemi turizëm gjithëvjetor, dikasteri i Turizmit nuk të ofron asnjë shifër zyrtare për numrin e turistëve të huaj, të cilët kanë hyrë këtë vit në vendin tonë. Në një kohë që institucionet shtetërore predikojnë rritjen e turizmit, nuk gjen statistika se sa është numri, por vetëm adresim te policia për hyrje-daljet në kufi, pa pasur mundësi të dihet nëse vizitorët janë turistë, biznesmenë apo qytetarë të thjeshtë. Nuk ka statistika për ditë/netë qëndrimet në hotele, për shkak se edhe pronarët e hoteleve u shmangen taksave dhe nuk janë të gatshëm të bashkëpunojnë me sistemin e statistikave të Ministrisë së Turizmit. Referuar të dhënave për vitin 2012, vendin tonë e kanë vizituar gjithsej 4 milion 736 mijë vizitorë, nga të cilët 3 milion e 436 mijë vizitorë jorezidente me nënshtetësi të huaj, 1 milion e 300 mijë vizitorë jorezidente me nënshtetësi shqiptare. Gjatë muajve Janar-Dhjetor 2012 numri më i madh i vizitorëve ishte nga Kosova me 48%, Maqedonia me 12%, Greqia me 7%, Mali i Zi 5%, Italia 4%, Anglia 2%, Gjermania 2% dhe SHBA 2%.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.