Universitetet, kuotat e pranimit për çdo degë

Publikuar më: 24/07/2013 12:45

universitet-politeknik-studPublikohen kuotat e pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, për vitin akademik 2013 – 2014. Kështu në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit Nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit Nr. 8098, datë 9.4.1996, “Për statusin e të verbrit”, të ligjit Nr. 8626, datë 4.7.2000, “Për statusin e invalidit paraplegjikë dhe tetraplegjikë”, të ndryshuar, të ligjeve “Për statusin e invalidit”, “Për statusin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist”, të ndryshuar, të ligjit nr. 10289, datë 17.6.2010, “Për mënyrën e trajtimit ekonomik e financiar dhe për dhënie ndihme të menjëhershme familjeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që humbin jetën në krye apo për shkak të detyrës”, si dhe të ligjit nr. 8153, datë 31.10.1996, “Për statusin e jetimit”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit e ministër i Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për numrin e pranimeve në të gjithë Institucionet e Arsimit të Lartë Publik.

Kuotat e pranimit

Sipas vendimit të miratuar dje kuotat e përgjithshme të pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë për vitin akademik 2013 – 2014, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, janë 31 030, të ndara, si më poshtë vijon:
a)Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të parë, si dhe për programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë 30 130;
b)Kuota për program të dytë studimi 300;
c)Kuota për transferim studimesh 500;
ç)Kuota për shtetasit e huaj 100.
-Kuota e pranimeve të reja përbëhen nga:
a)Kuotat e pranimit për kandidatët brenda territorit të vendit 29 390;
b)Kuotat për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit 700;
c)Kuotat për të verbrit (të veçanta) 20;
d)Kuotat për romët dhe ballkano – egjiptianët 20.

(vijon ne numrin e sotem te gazetes)

 Osman Dedja

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.