Vlera e një kryevepre: “Mësuesi, pedagogu, personaliteti, etika e tyre.”

Publikuar më: 04/07/2013 10:58

Musa-KrajaNë kuadrin e 100- vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Prof.dr.Musa Kraja botoi librin “Mësuesi, Pedagogu, Personaliteti, Etika e tyre”, që është rezultat i një pune të madhe shumë vjeçare, që u përballua me sukses nga autori, dhe mund të themi se është kryevepra e tij dhe një nder. Kryeveprat e studimeve pedagogjike shqiptare.

Prof.dr. Musa Kraja, në këtë vepër teorike dhe aplikative mbi personalitetin dhe etikën profesionale- pedagogjike, na ka dhënë rrugën që kanë ndjekur mësuesit shqiptarë për ruajtjen e personalitetit të tyre, në mes të dallgëve shekullore të zhvillimeve historike jo të favorshme për popullin tonë, duke mos kursyer as jetën, për të ruajtur figurën e tyre si mësues dhe atdhetar.Në vitin 1993 ka botuar një vepër tjetër voluminoze:”Mësuesi për kombin Shqiptar”.
Formimin e personalitetit dhe të etikës profesionale të mësuesit, autori e vlerëson duke u mbështetur në nivelin cilësor të tërë veprimtarisë së tij. Në mes të tjerash ai thotë : <<Mësuesi është hallka kryesore e veprimtarisë në shkollë.Ai është drejtues, organizues i proçesit mësimor, interpretues i dokumentacionit shkollor, nga puna e të cilit varet veprimtaria e tërë hallkave që veprojnë në shkollë ose në lidhje dhe bashkëpunim me të. Me mësuesin e pedagogun janë të njohur e të interesuar të gjithë. Së pari, si nxënës, kur kanë kaluar me të vitet e shkollimit. Së dyti, si prindë, kur e kanë patur dhe e kanë bashkëpunëtor të ngushtë për atë që prindërit e kanë më të shtrenjtë, fëmijën. Së treti, populli, atdheu, kombi kanë tek ai të ardhmen e afërt, të nesërmen, nënat, baballarët, punëtorët dhe qeveritarët e ardhshëm. Puna e mësuesit është ndër punët më intelektuale të lodhshme dhe të madhërishme, njëkohësisht, është ky mësues brez pas brezi, duke përgatitur punonjësit e së nesërmes, që gëzon respektin dhe simpatinë e të gjithëve.>>(vepra që po analizojmë fq.20)
Në këtë vepër autori trajton në planin teorik dhe aplikativ, një sërë problemesh të rëndësishme.Disa prej tyre po i evidentojmë:
 Koncepte etike profesionale të mësuesit dhe pedagogut.
 Përpjekjet që janë bërë për formulimin e parimeve të etikës së mësuesit.
 Standartet lëndore që synojnë mësuesit e pedagogët , janë të lidhura me etikën profesionale.
 Etka profesionale duhet përfshirë në kurrikulën e universiteteve që përgatisin mësues
 Qëndrimet antidemokratike me nxënësit e studentët, bien ndesh me etikën profesionale.
 Koncepti, mësues pedagog bashkëkohor.
 Mësuesia si profesion në tre nivelet.
 Mësuesi dhe pedagogu për zbatimin rigoroz dhe krijues të kurrikulës shkollore.
 Kurrikula shkollore, mësuesi, pedagogu, dhe problemet e edukimit.
 Parimet themelore didaktike, kërkesa dhe të etikës profesionale.
 Etika e mësuesit dhe e prindërve lidhur me punën e pavarur të nxënësve.
 Komunikimi, tipar themelor, jetik për etikën profesionale.
 Pasioni për punën me nxënësit dhe studentët.
 Autoriteti dhe autoritarizmi i mësuesit dhe pedagogut.
 Etika në marrëdhëniet mësues-nxënës, pedagog-student.
 Indiferentizmi, shkelje e rëndë e etikës profesionale.
 Përvoja pedagogjike profesionale, vlera.
 Sjellja etike në punë, dhe disa dukuri negative që pasqyrohen në këtë drejtim.
 Nxënësit dhe studentët nuk përgojohen.
 Etika profesionale kërkon besnikëri ndaj kolegëve, drejtuesve, nxënësve e studentëve.
 Propoganda pedagogjike-brënda etikës.
 Vlerësimi i personalitetit dhe etikës.
 Personaliteti i pedagogut, etika e mësuesit kujdestar, e drejtuesit .
Autori na jep edhe mënyrën se si mund e duhet të vlerësohet personaliteti dhe etika profesionale e mësuesit. Ai thotë: “Detyra etike ka rëndësi shoqërore”.dhe më poshtë, shkruan: nuk kërkon vetëm dituri dhe punë, por edhe qëndrim krijues, jo burrokratik e ngushtësisht teknokratik.
Etika e mësuesit dhe e pedagogut përmban norma morale në lidhje me sjelljen e tyre në shoqëri, qëndrime ndaj nxënësve dhe punës personale.(fq54-55) Ai vazhdon më poshtë,”Etika e mësuesit dhe e pedagogut është konkrete siç ishte mësuesi i thjeshtë dhe i madh, Jak Luka i Shkodrës, e qindra e mijëra të tillë, tek modestia, e të cilëve nuk ka tituj, por ka ekzistuar e ekziston në ndërgjegjen e nxënësve të tyre, vetë madhështia, një urdhër i pashpallur ”Urdhëri i Madhështisë Shpirtërore”, që e mbartin vetë dhe rezaton në brezat shqiptare, nga mëndjet e shpirtërat e mijëra mësuesve e mësueseve shqiptare e të kombësive të tjera, brenda e jashtë kufijve” (fq.57)
Për të përforcuar konceptin e etikës së mësuesit citon edhe Akademikun Prof.Jashar Rexhepagiq”: Etika e arsimtarëve përmban norma morale në lidhej me sjelljen e tyre në shoqëri, qëndrimin ndaj nxënësve, arsimtarëve, por edhe punës personale. Etika e arsimtarëve terminologjikisht nuk është plotësisht identike me nocionet prestigji i arsimtarit, shëmbulli i edukatorit, autoriteti i arsimtarit etj, por vetëm përkon shumë bukur me këto terma që janë më tepër në përdorim në literaturën pedagogjike, psikologjike dhe për nga përmbajtja janë pak a shumë të njohura”(fq.52)
Na tërhoqi vëmendjen një pjesë me karakter konkluziv e vlerësues, që Profesor Musai e ka formuluar”Mbi vlerësimin” prandaj po e japim të plotë siç gjendet në faqen 468.”Zhvillimi historik i veprimtarisë së mësuesve, me vizion të gjërë,që nga kopshti e deri në Universitet, apo në ciklet e dyta apo të treta Universitare, në mes të tjerave është dhe pasqyra e gjallë e etikës së tyre profesionale.Etika e shëndoshë në këtë profesion ka dominuar dhe dominon.Tradita në këto aspekte është në shumë raste e shkëlqyer.Është vlerësuar mësuesi në ndërgjegjen e njerëzve.Në kulturën tonë, në moralin, në historinë, letërsinë, në artet sportet, kudo spikat personalitetin e tij. Ku nuk spikaten mësuesit?! Shikojini korifejt e mëdhenj të Kombit tonë, për të mos shkuar më thellë se te Barleti, Gazulli, Buzuku, Budi, Bardhi, Suzi Prizreni, Pjetër Bogdani, Andrea Bogdani i Janievës, e rilindasit me rradhë, nga Veqilharxhi, Kristoforidhi, Hasan Tasini, vëllezërit Frashëri, Daut Boriçi, Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Jani Minga, Hafiz Ibrahim Delliu, Aleksandër Xhuvani, Vehbi Bala, Gani Daiu, Faik Suli, Viktor Terpo e vazhdojmë në dhjetra, në qindra, e mijëra e mijëra mësues të thjeshtë e të mëdhenj njëkohësisht, të heshtur e punë shumë, u bënë mësues drejtëpërdrejtë, disa u përgatitën libra nxënësve, pra mësues me vizion më të gjërë, ku prej tyre mësues filloreje, mësues në gjimnaze, në universitete.Mësues të gjuhës amtare, janë një pjesë e mirë e historisë, filozofisë, të shkencave, të zanateve, të sporteve, arteve, etj. (fq 468) Kjo vepër u shërben mësuesve e pedagogëve për të zgjeruar kulturën e tyre profesionale dhe ka një rëndësi të madhe motivuese për punë cilësore të nivelit bashkëkohor. Ajo ka 14 kaptuj, që secili trajton gjërësisht probleme të veçanta.Po veçojmë disa pej tyre “Rreth evolimit të etikës profesionale të mësuesit dhe të pedagogut”(kapitulli IV), “Probleme themelore aktuale të personalitetit dhe të etikë profesionale të mësuesit dhe pedagogut” (kap.VIII) ” Vlerësimi i etikës së mësuesit dhe pedagogut, Vetëvlerësimi” (kapXI). Për të përballuar tërë këtë punë voluminoze për mbledhjen e të dhënave, për t’i interpretuar dhe për t’i shkruar ato kërkohej aftësi dhe vullnet, që për fat të mirë Profesor Musa Kraja i ka të dyja. Ajo që e ka ndimuar atë për të krijuar këtë kryevepër dinjitoze është dhe përgaitja e tij shkencore solide.Ai, pas pedagogjikes së Shkodrës, mbaroi dy fakultete , njëri për gjuhë – letërsi dhe tjetri për histori-gjeografi. Ka kryer studimet pasuniversitare në filozofi e pedagogji, dhe disa specializime jashtë shtetit si në Kinë dhe pas viteve 1990 në Zvicër (qëndra Pestalociane), në Gjermani (Universiteti Potesdamit), në Turqi, Ankara dhe në Riad (Universitei King Abdulaziz).
Krijimtaria e Profesor Musait është shumë e gjerë.Ne po japim disa rubrika kryesore të botimeve të tija.
I. Vepra aktuale social-pedagogjike
 “Pedagogjia për shkollat e larta”, 1998 të cilën brënda 14 vjetëve e ka rinovuar katër herë(2002, 2006,2009.2012), me qëllim që t’u japi studentëve gjithnje gjërat më të reja në këtë fushë të studimeve shkencore.
 “Vizione pedagogjike, Rurale”2003, një vepër teorike dhe aplikative, për herë të parë në hapësirën shqiptare dhe më gjerë.Botim i Institutit të Studimeve Pedagogjike.
 “Pedagogjia e zbatuar”2008
 “Sa meresh me fëmijën tëndë?”2008
 “Probleme shoqërore pedagogjike”

II. Libra mbi traditën botërore Po japim disa prej tyre
 “Reformator i madh i arsimit, Pestaloci” (me bashkëautorë)
 “Idetë Pestalociane në hapësirën Shqiptare”,1997
 “Emre edukator i madh popullor”1999, për të cilin ka marë një letër falenderimi nga Presidenti i atëhershëm i Turqisë Sulejman Demirel, në vitin 1999.
 “Harry Fultz,, idetë dhe veprimtaria e tij pedagogjike në Shqipëri” në vitin 2000
 “Nexhip Alpan dhe mendimi pedagogjik i tij”1992

III. Kujdes të veçantë ka treguar edhe për botimet e traditës tonë pedagogjike.
 “Migjeni mësues”1974, që është botuar tre herë jashtë vendit
 “Mësuesit për Kombin Shqiptar”1993
 “Mati Logoreci për Kombin Shqiptar”1987, ribotuar me disa plotësime, “Mati Logoreci , jeta, vepra”2000
 “Bij të Lunxhërisë për arsimin Shqiptar”2000
 “Gostivari dhe Abdylhaqim Dogani”(me bashkautorë)1995
 “Gradeci (Draudakum me bashkautor)
 “Mësuesi unikal në Ballkan”2006
 “Portret të mësuesve dëshmorë”1967
 “Baca Kurti për mbrojtjen e Grudës”1995

IV. Duke bashkëpunuar me profesorë të huaj ka botuar edhe :

 Reformator i madh i arsimit me Prof.dr. Hans Gehrig ,Zvicerian.
 Me profesor Alpan,”Emre edukator i madh popullor”
 Ka në proçes veprën me Profesor Shubelt në Gjermani.
Ka përgatitur këto vëllime me : studime
 “Reflekse social-psikologjike”, Tetovë, 1996
 “Reflektime social pedagogjike” Tiranë, 1998
 “Përpjekje pedagogjike”1998
 “Tema peadgogjike, pjesëza ekstrakurrikulare universitare”, 2007
 Ka marë pjesë në botime me autorë të tjerë në mbi 40 libra
Ka në proçes botime vepra të tjera për botime aktuale. Profesor Musa Kraja është dalluar dhe në publicistikën pedagogjike brënda e jashtë vendit.Ka botuar në Shkodër, Tiranë, Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi, Zvicër dhe SHBA, Turqi. Ka mbajtur kumtesa, referate dhe diskutime në disa veprimtari shkencore brënda dhe jashtë vendit Ka udhëhequr me sukses dhe vazhdon akoma të udhëheqë doktorantë, dhjetra Master, punime diplomash, brënda dhe jashtë vendit, publike e private
Mbi 30 vjet jep mësim në universitet, në lëndën pedagogji , metodologji të mësuarit, sociologji edukimi, tekstografi shkollore, pedautologji.
Aktualisht është kryetar i Akademisë së Shkencave të Edukimit (shoqëri civile) dhe Rektor i Akademisë Pedagogjiketë Tiranës.
Libri, “Mësuesi, Pedagogu, Personaliteti dhe Etika e tyre”, në fakt ka marrë formën e një enciklopedie tipike të veçantë.Aty citohen në forma të ndryshme për personalitetin dhe etikën e tyre pedagogjike 638 personalitete të shquara, nga këta 117 të huaj, gjë që i ka dhënë kësaj vepre përmasa të mëdha , që u krijon mundësi, sidomos studentëve për të gjetur më me lehtësi një informacion të pasur të kësaj fushe.
Edhe rubrika e biblografisë flet se autori ka siguruar një mbështetje të fortë shkencore.Ajo përmban 354 tituj librash shqip dhe në gjuhë të huaj të personaliteteve të shquara të kësaj fushe që nga bota shkencore antike, dhe deri në ditët tona. Në këtë vëllim gjendet një informacion shumë i gjërë që do të ndihmojë edhe për punimin e historisë së pedagogjisë shqiptare. Pedagogëve që japin pedagogjinë kjo vepër do t’u shërbejë për të plotësuar leksionet e tyre me mendime e ide të reja. Ata që ndjekin studimet për Master profesional apo shkencor në fusha të edukimit aty do të gjejmë një material të bollshëm për të përgatitur tema të ndryshme për detyra kursi dhe diploma.
Doktorantë, këtë libër do ta kenë jo vetëm si burim informacioni, por edhe si model të punës shkencore.
Ky është një libër i domosdoshëm, jo vetëm për nxënësit, mësuesit, por edhe për prindërit , në të ata do të gjejnë mendime bashkëkohore për edukimin në familje.
Mësuesit që punojnë në shkollë, duke studjuar këtë libër do të fitojnë aftësi të reja për të ndërtuar mësime gjithnje e më cilësore, ata do të njihen dhe me përvojën europiane. Kryemadh edhe profesor Musai nuk u shpëtoi ndëshkimeve të rregjimit komunist. Ai u pushua nga puna sepse qe kryetar i komisionit që propozoi arsimin dhjetëvjeçar dhe pse nuk nuk u prononcua kundër Thoma Dejlanes që ishte në interrnim. Për të gjitha këto del se ky libër është një kontribut me vlera të mëdha shkencore, që i shtohet bibliotekës Pedagogjike Shqiptare.
Ky punonjës shkencor i aftë dhe i palodhur deri tani është nderuar me urdhërin Naim Frashëri në Qarkun e vet,(1967). dhe 1987 me titullin “Mësues i Merituar”.

Prof.as.dr.Mark Vuji

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.