A ju erdhi fundi sëmundjeve? Efektet e mjaltit

Publikuar më: 12/08/2013 15:20

mjaltaShkencëtarët kanë zbuluar super-mjaltin i cili shëron plagët dhe infeksionet! Aftësitë shëruese të mjaltit janë të njohura qysh nga parahistoria. Mirëpo, kohë më parë shkencëtarët kanë zbuluar mjaltin i cili ka veprim shumë më të fuqishëm se ai i zakonshmi.  Mjalti është prej kohës i njohur për veprimin e tij çudibërës dhe ndikimin pozitiv që ka në shëndetin tonë. Mirëpo, disa kërkime të kohëve të fundit kanë zbuluar të ashtuquajturin “super-mjaltë” i cili ka veprim shumë më të fuqishëm se ai i zakonshëm. Në fakt, “fuqia” e tij lidhet me shërimin e disa llojeve të plagëve dhe infeksioneve tek njerëzit. Testimet në një periudhë njëvjeçare i ka bërë një grup i shkencëtarëve amerikanë dhe pas shumë provave që janë bërë tek foshnjet, gratë gjidhënëse, pacientët me karcinom si dhe tek personat e moshuar, erdhën deri tek rezultatet mahnitëse. Gratë të cilat kanë patur problem me infeksionet nga prerja cezariane, duke iu falënderuar këtij mjalti, janë shëruar për vetëm disa ditë, kurse periudha e njejtë e shërimit është nevojitur edhe tek personat të cilat kanë qenë me plagë dhe infeksione të shkaktuara nga pickimi i shumë insekteve. Ky lloj mjalti ka hasur në aprovim të menjëhershëm nga shumë organizata shëndetësore, mirëpo ende nuk mund të gjendet në tregun e lirë.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.