Infarkti i zemrës – shenjat dhe simptomat

Publikuar më: 06/08/2013 18:24

infarktiKur qarkullimi i gjakut të pasur me oksigjen ndërpritet papritur në një pjesë të muskulit të zemrës, atëherë ndodh sulmi në zemër (infarkti i miokardit). Sulmi në zemër është një nga ‘vrasësit’ lider të të dyja gjinive, por lajmi i mirë është se ekzistojnë terapi të shkëlqyera, të cilat mund të shpëtojnë jetë. Shenjat dhe simptomat e sulmit në zemër. Jo të gjithë infarktet fillojnë papritur me dhimbje gjoksi, ashtu si tregohen nëpër filma. Studimet kanë treguar se 1/3 e pacientëve që kanë përjetuar infarkt nuk kanë pasur dhimbje në gjoks. Shenjat dhe simptomat e sulmit në zemër dallojnë nga personat e ndryshëm, diku janë më të lehtë, diku më të rëndë. Ka njerëz që nuk kanë aspak simptoma – ky quhet infarkti i heshtur. Dhimbja në gjoks ose sikleti – është simptoma më e shpeshtë. Në shumicën e rasteve lajmërohet në qendër ose në anën e majtë të gjoksit, zgjat pak minuta ose largohet dhe lajmërohet përsëri. Sikleti mund të jetë si presion, ngushtim, plotësi ose dhimbje. Ndërsa ndjeshmëria mund të jetë e lehtë dhe e rëndë. Nganjëherë mund të jetë si dispepsi ose djegie stomaku. (Simptomat e anginës mund të jenë të ngjashme me ato të një sulmi në zemër).

Shenjat dhe simptomat tjera të shpeshta

Siklet në pjesën e sipërme të trupit, në njërën ose të dy duart, shpinë, qafë, nofull ose në pjesën e sipërme të stomakut.

Frymëmarrje e shkurtër

Nauze (mundim në lukth), vjellje, marramendje, djersitje

Problemet me gjumë, lodhja dhe mungesa e energjisë, janë simptoma të tjera që mund të shfaqen.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.