Nxënësit, hapen gjimnazet me kohë të pjesshme

Publikuar më: 28/08/2013 17:26

 shkolat e mesmeTë gjithë personat që nuk kanë mundësi për të ndjekur shkollën e mesme me kohë të plotë, mund të aplikojnë për të ndjekur gjimnazin me kohë të pjesshme. Kështu, Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon udhëzimin e ri dhe në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 69/2012, datë 21.6.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, përcakton se “Gjimnazi me kohë të pjesshme zgjat katër vite mësimore (klasa e dhjetë – klasa e trembëdhjetë) dhe funksionon tri ditë në javë, me nga pesë orë në ditë.

 Regjistrimi

 Mund të kryejnë regjistrimin në gjimnazin me kohë të pjesshme:

1-Nxënësi që ka dëftesën e lirimit të arsimit nëntëvjeçar, të fituar brenda vendit ose një

dëftesë e njëvlershme me të, të fituar jashtë vendit, ka të drejtë të regjistrohet në klasën e dhjetë të  gjimnazit me kohë të pjesshme.

2-Nxënësi që ka dëftesën e lirimit të arsimit tetëvjeçar, të fituar brenda vendit ose një

dëftesë e njëvlershme me të, të fituar jashtë vendit, ka të drejtë të regjistrohet në klasën e dhjetë të gjimnazit me kohë të pjesshme.

3- Nxënësi, i parashikuar në pikën 2, jep provimet e plotësimit të klasës së nëntë për lëndët: gjuhë shqipe, matematikë, biologji, fizikë, gjeografi dhe kimi, në periudhën shtator-tetor, ndërkohë që ndjek klasën e dhjetë të gjimnazit me kohë të pjesshme.

4- Provimet zhvillohen vetëm me shkrim, me testet të hartuara dhe vlerësimin të kryer nga  komisione të përbëra nga tre mësues të shkollës, ku është regjistruar, të ngritura nga drejtori i asaj  shkolle.

5- Nxënësi përsërit klasën e dhjetë kur është jokalues në provimin e të paktën një prej

lëndëve të përmendura në pikën 3.

6- Nxënësi, që ka dëftesën e klasës së dhjetë të gjimnazit me kohë të plotë brenda vendit, ka  të drejtë të regjistrohet në klasën e njëmbëdhjetë të gjimnazit me kohë të pjesshme.

Në këtë rast nuk përfshihen në planin mësimor të klasës së njëmbëdhjetë lëndët:  “Qytetaria 10”, “Historia 10” dhe “TIK. 10”.

7- Nxënësi, që ka përfunduar klasën e njëmbëdhjetë të gjimnazit me kohë të plotë brenda

vendit, ka të drejtë të regjistrohet në klasën e trembëdhjetë të gjimnazit me kohë të pjesshme.

8- Nxënësi, që ka dëftesat e dy ose tri klasave të gjimnazit me kohë të plotë: 6106

a) ka të drejtë të regjistrohet në gjimnazin me kohë të pjesshme në të njëjtën klasë, kur i

mungojnë më shumë se gjashtë lëndë njëvlershmërie ose në klasën pasuese, kur i mungojnë jo më shumë se gjashtë lëndë njëvlershmërie;

b) i jep provimet për lëndët që i mungojnë sipas pikës “a” në periudhën shtator-tetor,

ndërkohë që ndjek të njëjtën klasë ose klasën pasuese;

c) i jep provimet vetëm me shkrim, me teste të hartuara dhe vlerësimin të kryer nga

komisione të përbëra nga tre mësues të shkollës ku është regjistruar, të ngritura nga drejtori i asaj shkolle;

d) përsërit klasën përkatëse, kur është jokalues në provimin e vetëm njërës lëndë të

përmendur në pikën “a”.

9. Nxënësi që mbetet në një ose më shumë lëndë në provimet, lëndët mbetëse i jep vitin e

ardhshëm shkollor, sipas procedurave të përshkruara më lart, ndërsa lëndët kaluese mbarten.

10. Për t’u regjistruar në klasën e dhjetë të gjimnazit me kohë të pjesshme, nxënësi duhet të  paraqesë në Drejtorinë Arsimore Rajonale (DAR) apo Zyrën Arsimore (ZA) dokumentet e  mëposhtme:

a) kopje e dokumentit të identifikimit të nxënësit;

b) dëftesa e lirimit ose kur mungon, vërtetimi me notat që përmban dëftesa, lëshuar nga

drejtori i shkollës dhe konfirmuar nga DAR/ZA-ja ose kopja e faqes së plotë të amzës, lëshuar nga  arkivi i shtetit.

11. Për t’u regjistruar në klasën e ndërmjetme të gjimnazit me kohë të pjesshme, nxënësi

duhet të paraqesë në DAR/ZA dokumentet e mëposhtme:

a) dokumenti i identifikimit të nxënësit;

b) dëftesa e përfundimit të klasës paraardhëse ose vërtetimi me notat, kur dëftesa mungon, e lëshuar nga drejtori i shkollës dhe konfirmuar nga DAR/ZA-ja përkatëse.

Kurrikula në gjimnazin me kohë të pjesshme

 1. Kurrikula bërthamë e gjimnazit me kohë të pjesshme nuk përfshin lëndët: “Artet”,

“Edukimi fizik dhe sportet”, “Karriera dhe aftësimi për jetën”, “Teknologjia” dhe “Shkencat  natyrore” të klasës së dymbëdhjetë të gjimnazit me kohë të plotë.

Programet e lëndëve të tjera të kurrikulës bërthamë janë të njëjta me ato të gjimnazit me

kohë të plotë.

2. Kurrikula e gjimnazit me kohë të pjesshme nuk ka lëndë me zgjedhje.

3. Vlerësimi ditor dhe vjetor i nxënësve është si në gjimnazin me kohë të plotë.

 Detyrat e DAR/ZA-ve

 DAR/ZA ka këto detyra:

a) përcakton gjimnazin (gjimnazet) me kohë të pjesshme;

b) cakton ditët e javës të zhvillimit në to të mësimit sipas propozimit të drejtorit të gjimnazit

përkatës;

c) kryen njëvlershmërinë e dokumentacionit të nxënësve që vijnë nga jashtë vendit;

ç) monitoron provimet e njëvlershmërisë në muajt shtator-tetor. 6107

 Dokumenti shkollor

 -Në amzë shënohen notat e mbartura dhe notat e provimeve të njëvlershmërisë.

-Në amzë bashkëngjiten dëftesa/dëftesat përkatëse dhe një kopje e procesverbalit të

provimeve të njëvlershmërisë.

-Pas përfundimit të gjimnazit me kohë të pjesshme, nxënësi merr:

a) dëftesën e klasës së trembëdhjetë, kur përfundon me sukses klasën e trembëdhjetë;

b) diplomën e gjimnazit, pas përfundimit me sukses të provimeve të Maturës Shtetërore.

Ngarkohen për zbatimin e këtij udhëzimi Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme  e Arsimit Parauniversitar, drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat arsimore.

Ky udhëzim hyn në fuqi pasi botohet në Fletoren Zyrtare.

 Për procedurat e ndjekjes së arsimit bazë me kohë të pjesshme

 Së fundmi MASH ka publikuar edhe udhëzimin e ri për procedurat e ndjekjes së arsimit bazë me kohë të pjesshme. Kështu ky udhëzim u miratua në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe të pikës 4 të nenit 22 të ligjit nr. 69, datë 21.6.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”.

 Procedura e regjistrimit

 -Nxënësit që kanë mbushur moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe nuk e kanë përfunduar

arsimin bazë me kohë të plotë, kanë të drejtë të regjistrohen në shkollat e arsimit bazë me kohë të  pjesshme.

-Dokumentet që duhen për regjistrim janë:

a) kërkesë për regjistrim pranë shkollës;

b) kopje e kartës së identitetit të nxënësit;

c) dëftesë ose vërtetim me nota për klasën e fundit të kryer.

-Nxënësi, që ka kryer një ose disa vite shkollimi jashtë shtetit, regjistrohet në klasën

përkatëse sipas njëvlershmërisë së dokumentit shkollor.

 Kurrikula 

 -Arsimi bazë me kohë të pjesshme zgjat nëntë vite shkollore (klasat I-IX).

-Shkolla me kohë të pjesshme funksionon me tri ditë në javë (me klasa të veçanta ose të

bashkuara).

-Plani mësimor dhe programet lëndore të arsimit bazë me kohë të pjesshme hartohen nga  Instituti i Zhvillimit të Arsimit dhe miratohen nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës.

-Plani mësimor dhe struktura e vitit shkollor njoftohen në udhëzimin e vitit shkollor.

 Shansi i dytë

 Fëmijët e moshës së detyrimit shkollor që kanë braktisur shkollën, e ndërpresin ose nuk e

kanë ndjekur dhe nuk kthehen në shkollën bazë me kohë të plotë dhe as nuk ndjekin shkollën bazë me kohë të pjesshme, kanë të drejtë të ndjekin shkollimin e quajtur “shansi i dytë”.

-Nxënësi ka të drejtë të ndjekë “shansin e dytë” deri në moshën shtatëmbëdhjetë vjeç.

Nxënësi, që ka mbushur moshën shtatëmbëdhjetë vjeç dhe nuk ka përfunduar “shansin e dytë”, lejohet të përfundojë klasën që po ndjek.

-Viti mësimor në klasat e shansit të dytë zgjat 30 javë. Mësimi zhvillohet tri herë në javë.

Ora e mësimit zgjat 45 minuta.

-Plani mësimor dhe programet lëndore hartohen nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit dhe

miratohen nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës.

-Plani mësimor parashikon module për t’u përvetësuar nga të gjithë nxënësit e “shansit të

dytë”.

-DAR/ZA cakton shkollën (shkollat) e arsimit bazë me kohë të plotë në të cilat do të

zhvillohet “shansi i dytë”.

-Ndarja e nxënësve sipas klasave të “shansit të dytë” bazohet në vlerësimin e njohurive të

secilit nxënës nga një komision i ngritur nga drejtori i shkollës dhe i përbërë nga mësues të saj.

-Aty ku numri i nxënësve në dy klasa të “shansit të dytë” është më i vogël se numri i

nxënësve për klasë, punohet me klasa të bashkuara, duke parapëlqyer bashkimin e klasave I-III, IVVI dhe VII-IX.

-Shkolla, që realizon “shansin e dytë” u vë në dispozicion klasave të shansit të dytë mjetet mësimore, laboratorët dhe kabinetet e TIK-ut, si dhe i përfshin nxënësit e këtyre klasave në veprimtaritë jashtëshkollore që organizohen me klasat e zakonshme.

-Mësuesit që punojnë në “shansin e dytë” kur e shohin të nevojshme, hartojnë dhe

zbatojnë programe lëndore të individualizuara me synim realizimin e objektivave bazë të

programeve të zakonshme lëndore.

-Mësuesit mbajnë regjistër të veçantë për nxënësit e “shansit të dytë”.

-Personi i ngarkuar për amzën e plotëson për çdo nxënës të “shansit të dytë”.

-Ekipet lëndore të shkollës trajtojnë posaçërisht aspekte të zhvillimit profesional të

mësuesve që punojnë me nxënësit e “shansit të dytë”.

-Mësuesi kujdestar i klasës së “shansit të dytë” përqendrohet në:

a) motivimin e nxënësve për të vijuar dhe për të nxënë rregullisht;

b) bashkëpunimin me prindërit e nxënësve.

-Psikologu/punonjësi social në shkollë u kushtojnë vëmendje të posaçme nxënësve të

“shansit të dytë”.

- Drejtori i shkollës dhe specialistët e kurrikulës në DAR/ZA vëzhgojnë orë mësimore në

klasat e “shansit të dytë”, për të dhënë ndihmesën në përmirësimin e vazhdueshëm të punës në to.

- Në përfundim të çdo klase të “shansit të dytë” nxënësi pajiset me dëftesë të veçantë

klase, ndërsa në përfundim të arsimit bazë ai pajiset me dëftesën e veçantë të arsimit bazë. Formati i dëftesave përcaktohet nga MASH.

-Nxënësit e “shansit të dytë” që përfundojnë klasën e nëntë dhe hyjnë e janë kalues në

provimet e zakonshme të lirimit, pajisen me dëftesën e lirimit.

-DAR/ZA-të dhe shkollat bashkëpunojnë me OJF-të dhe njësitë bazë të qeverisjes

vendore për t’u siguruar nxënësve të “shansit të dytë” lehtësira në ndjekjen e mësimeve për ta ose/dhe familjeve të tyre.

Ngarkohen për zbatimin e këtij udhëzimi, Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat arsimore.

 OSMAN DEDJA 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.