Kukës, arrestohen 3 persona, morën peng kosovarin

Publikuar më: 26/09/2013 11:51

arrestTre persona janë vënë në pranga të akuzuar për marrjen dhe mbajtjen peng të një shtetasi kosovar.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Ardian Muja, Shkëlzen Duraku dhe Lumir Dashi të cilët mban peng shtetasin kosovar Flamur Curri.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Shtiqen në Kukës ndërsa për lirimin e pengut është dashur ndërhyrja e forcave RENEA.

Sipas policisë, Flamur Curri është pronar i një aktiviteti privat në qytetin e Kukësit dhe pengmarrësit kishin kërkuar 6 mijë euro në këmbim të lirimit të tij.

Mësohet se RENEA ndërhyri në çastin final dhe arrestoi tre gjobëvënësit të armatosur me automatik dhe pistoletë.

1 koment për “Kukës, arrestohen 3 persona, morën peng kosovarin”

  1. anonim

    sa mir ja keni bo o bosat e kukesit se vertet e duan keshtu ato idiota

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.