“Duhet reformë në drejtësi” KiE: Përmbushini standartet e BE-së

Publikuar më: 26/09/2013 20:32

komReforma në drejtësi dhe gjyqësor është e domosdoshme në mënyrë që qytetarëve ti kthehet besimi. Kështu u shpreh në mbyllje të vizitës së tij  në Tiranë komisioneri i Këshillit të Europës për të drejtat e njeriut, Nils Muzhnik kur ndër të tjera theksoi se publiku ka thuajse zero besim tek sistemi i drejtesise. Për këtë arsye, ai kërkoi edhe hartimin e legjislacionit të ri në këtë gushë, legjislacion i cili inkurajohet që të marrë edhe ekspertizën e komisionit të Venecias. “Janë parashikuar reforma të rëndësishme të sistemit të drejtësisë me qëllim përmisimin e efikasitetit të gjykatave dhe forcimit të pavarsisë dhe paanshmërisë së gjyqtarëve. Disa nga këto reforma duhen shoqëruar me legjislacion të ri për rregullimin e punës së Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Këshillit të Drejtësisë. Në këtë konteks, komisioneri inkurajon autoritetet të kërkojnë ekspertizën e Komisionit të Venecias të Këshillit të Europës.” tha Nils Muzhinik. Edhe një herë, komisioneri konfirmoi se pjesë e axhendës së tij, ishte edhe 21 janari. Për këtë çështje ai theksoi se kemi të bëjmë me një provë për drejtësinë shqiptare që ka në duar një proçes ku rezulton se deri tani kemi patur dënime të protestuesve por jo të atyre që ushtruan dhunë. “Ka shumë të dhëna që hetimet nuk janë kryer si duhet si rezultat i shkatërrimit të provave. Personat që janë përgjegjës për prishjen e këtyre provave duhet të vihen përpara përgjegjësisë. Ne do ta ndjekim nga afër këtë çështje pasi mendojmë se kjo është një provë për gjyqësorin.  Është e qartë se në 21 janar janë shkelur të drejtat e njeriut dhe ende nuk kemi parë që këta persona që bënë shkeljet të dalin përpara drejtësisë. Kemi parë një numër demostruesish që janë gjykuar dhe dënuar por ende jemi në pritje të çështjes gjyqësore për personat që kanë vrarë.” tha Nils Muzhinik. Komisioneri Muzhnik konfirmoi gjatë fjalës së tij se pas dy muajsh do të bëjë publik raportin përfundmtar për çështjet e drejtësisë dhe dhunën e ushtruar nga policia gjatë arrestimeve të ndryshme.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.