KQZ: Më 3 nëntor zgjedhjet për kryetar bashkie të Korçës

Publikuar më: 24/09/2013 9:18

KQZKorça do të zgjedhë kryetarin e ri të bashkisë së saj, në datën 3 nëntor të këtij viti. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi dje se zgjedhjet për kryetar bashkie do të mbahen më 3 nëntor, në bazë të dekretit të datës 20 shtator, të Presidentit Bujar Nishani. Zgjedhjet për kryetar bashkie vijnë si pasojë e dorëheqjes së Niko Peleshit dhe pranimin e tij në postin e zv.kryeministrit të vendit. Partia Socialiste do të kandidojë Sotiraq Filon, për të zëvendësuar kryebashkiakun e Korçës, Niko Peleshi. Përballë tij do të jetë Gjergji Mero, rektor i Universitetit të Korçës, i cili do të kërkojë votat për PD për të rrëmbyer drejtimin e kësaj bashkie nga e djathta.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.