Mësuesit, plani mësimor për vitin e ri shkollor

Publikuar më: 14/09/2013 12:12

mashMinistria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar udhëzimin e ri për strukturën e vitit shkollor 2013-2014, në arsimin parauniversitar. Ky udhëzim përmban rregulla se si do të organizohet mësimi në të gjithë shkollat përfshirë këtu arsimin parashkollor, arsimin bazë dhe gjimnazet. Kështu në mbështetje të nenit 102 pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të ligjit nr. 69/2012, datë 21.6.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”. MASH miratoi këtë udhëzim për vitin e ri shkollor, ku përcaktohet struktura e vitit shkollor:
Klasat I-IX
-Semestri i parë fillon më 16 shtator 2013 dhe mbaron më 5 shkurt 2014.
-Semestri i dytë fillon më 10 shkurt 2014 dhe mbaron më 18 qershor 2014.
Pushimet
-Periudha e parë fillon më 24 dhjetor 2013 dhe mbaron më 7 janar 2014.
-Periudha e dytë fillon më 6 shkurt 2014 dhe mbaron më 8 shkurt 2014.
-Periudha e tretë fillon më 19 mars 2014 dhe mbaron më 23 mars 2014.
Provimet
Provimet e Lirimit zhvillohen në periudhën 19-30 qershor 2014.

-Arsimi bazë

Klasa Mësim Festa
Semestri I Semestri II Gjithsej
I – IX 18 javë 17 javë 35 javë 7 ditë

Arsimi i mesëm i lartë

Në udhëzimin e MASH-it thuhet se për klasën e X-XI:
-Mësimet fillojnë më 16 shtator 2013 dhe mbarojnë më 20 qershor 2014.
Klasa XII
-Mësimet fillojnë më 16 shtator 2013 dhe mbarojnë më 30 maj 2014.
-Pushimet
-Periudha e parë fillon më 24 dhjetor 2013 dhe mbaron më 7 janar 2014.
-Periudha e dytë fillon më 19 mars 2014 dhe mbaron më 23 mars 2014.

-Arsimi i mesëm i lartë
a) gjimnazi

Klasa Mësim Provime: Matura Shtetërore Festa
X -XI 36 javë – 7 ditë
XII/XIII 34 javë 4 javë 7 ditë

-Gjimnazi me kohë të pjesshme

Gjimnazi me kohë të pjesshme nga klasa e X-XIII do të funksionojnë në përputhje me udhëzimin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 35, datë 31.8.2011 “Për strukturën, planin mësimor dhe veprimtarinë mësimore të shkollave të mesme me kohë të pjesshme”, si dhe udhëzimin nr. 23, datë 2.8.2013 “Për ndjekjen e gjimnazit me kohë të pjesshme”

Klasa Mësim Provime: Matura Shtetërore Festa
X -XII 36 javë – 7 ditë
XIII 34 javë 4 javë 7 ditë

-Klasa XIII (korrespondenca)

Në vitin shkollor 2013-2014 të zbatojnë planin mësimor me nr. 5090 prot., datë 31.5.2009 dhe provimet t’i zhvillojnë sipas këtij kalendari:

Klasa
Muaji XIII
14 dhjetor 2013 Gjuhë shqipe dhe letërsi
Gjeografi
TIK
18 janar 2014 Matematikë
Gjuhë e huaj
Histori
22 shkurt 2014 Ekonomi
Edukim për karrierën

Kriteret për hapjen e klasave në shkollat profesionale me kohë të pjesshme

Në udhëzimin e MASH-it janë përcaktuar edhe kriteret për hapjen e klasave në gjimnazet dhe shkollat e arsimit profesional me kohë të pjesshme. “Në gjimnazet ekzistuese me kohë të pjesshme, për këtë vit shkollor, do të hapet vetëm një klasë e 10-të, me jo më shumë se 40 nxënës. Në klasat e ndërmjetme nuk duhet të bëhen regjistrime të reja. Për regjistrimet në shkollat profesionale me kohë të pjesshme nuk duhet të ketë kufizime për sa i përket numrit të nxënësve”- thuhet në udhëzimin e MASH-it, ndërkohë që më tej theksohet se DAR/ZA-të duhet të zgjasin periudhën e regjistrimit të nxënësve në arsimin profesional me kohë të pjesshme deri në datën 15 tetor 2013.

-Arsimi i orientuar

Mënyra se si do të funksionojë arsimi i orientuar, për shkollat e mesme artistike 3 dhe 4 vjeçare dhe koreografike, shkollat e mesme sportive, arsimi profesional me strukturën 2+1+1; strukturën 2+2; struktura 4 vjet bllok; në këtë udhëzim përcaktohen si më poshtë:

Klasa Mësim Praktikë e grupuar Provime: Matura Shtetërore Festa
X – XI 34 javë 2 javë – 7 ditë
XII 34 javë -
4 javë 7 ditë

-Shkollat e mesme artistike 4-vjeçare

Klasa Mësim Praktikë e grupuar Provime: Matura Shtetërore Festa
X – XII 34 javë 2 javë – 7 ditë
XIII 34 javë -
4 javë 7 ditë

-Shkollat e mesme sportive

Klasa Mësim Praktikë
e grupuar Takime sportive Provime:
Matura Shtetërore Festa
X 34 javë 2 javë 3 javë – 7 ditë
XI – XII 34 javë 4 javë 4 javë
- 7 ditë
XIII 32 javë 4 javë
4 javë 4 javë 7 ditë

-Arsimi profesional
Struktura 2+1+1

Klasa Mësim Provime përfundimtare të nivelit Provime:
Matura Shtetërore Festa
X 36 javë – - 7 ditë
XI – XII 34 javë 2 javë – 7 ditë
XIII 32 javë 2 javë 4 javë 7 ditë
Struktura 2+2
Klasa Mësim Provime përfundimtare të nivelit Provime:
Matura Shtetërore Festa
X 36 javë – - 7 ditë
XI 34 javë 2 javë – 7 ditë
XII 36 javë – - 7 ditë
XIII 32 javë 2 javë 4 javë 7 ditë

-Struktura 4 vjet bllok

Klasa Mësim Provime përfundimtare të nivelit Provime:
Matura Shtetërore Festa
X -XII 36 javë – - 7 ditë
XIII 32 javë 2 javë 4 javë 7 ditë

Sezoni i provimeve të teorisë profesionale

Sipas udhëzimit të MASH “sesioni i provimeve të teorisë dhe praktikës profesionale të integruar për shkollat profesionale do të jetë:
-Niveli I dhe niveli II 4 – 18 qershor 2014.
-Niveli III 12 – 23 maj 2014.
Provimet e formimit teorik dhe praktik në shkollat artistike, sportive dhe gjimnazet gjuhësore të zhvillohen në periudhën 12 deri më 23 maj 2014. Këto provime të vlerësohen me notë, e cila nuk përfshihet në mesataren e përgjithshme. Arsimi profesional me kohë të pjesshme të ketë të njëjtat struktura për zhvillimin e mësimit dhe të provimeve të niveleve si arsimi profesional me kohë të plotë”- thuhet në udhëzim.

Provimet e maturës shtetërore

Sipas udhëzimit të MASH-it “Provimet e Maturës Shtetërore 2014 do të zhvillohen më 31 maj – 30 qershor 2014. Rregullorja e zhvillimit të provimeve të Maturës Shtetërore, si dhe udhëzimet përkatëse do të miratohen nga Ministri. Në zbatim të nenit 51 të ligjit nr. 69/2012, datë 21.6.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, në vitin shkollor 2013-2014, në provimet e përbashkëta të Maturës Shtetërore të futet, për herë të parë, dhënia e provimit të gjuhës së huaj. DAR/ZA-të dhe drejtoritë e shkollave të marrin masa për realizimin cilësor të detyrimit ligjor, duke krijuar të gjitha kushtet për mbarëvajtjen e studimit të gjuhës së huaj”-thuhet në udhëzim.

Programet dhe tekstet mësimore

Në udhëzim janë përcaktuar gjithashtu programet dhe tekstet mësimore ku përcaktohen për:

Arsimin parashkollor

Veprimtaria edukative-mësimore të në kopshte zhvillohet në zbatim:
- të programit të arsimit parashkollor për grup-moshat 3-4, 4-5 dhe 5-6-vjeçare;
- të standardeve të përmbajtjes në arsimin parashkollor;
- të standardeve të arritjes në arsimin parashkollor;
- të udhëzuesit praktik për mësuesit që punojnë me fëmijët e moshës 3, 4 dhe 5 vjeç, si dhe fletët e punës për fëmijët, të publikuar në faqen zyrtare të MASH-it: ëëë.mash.gov.al, rubrika: “Mësuesi/udhëzues metodik”.
DAR/ZA-të të marrin masa:
- për regjistrimin me përparësi në klasat përgatitore të fëmijëve 5-vjeçarë që nuk kanë ndjekur më parë kopshtin;
- për shfrytëzimin e kapaciteteve ekzistuese të kopshteve me ose pa ushqim për fëmijët 3-5 vjeçarë;
- për regjistrimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, fëmijëve të komunitetit rom, egjiptian dhe fëmijëve të familjeve në nevojë;
- për identifikimin dhe mbështetjen me plane edukative individuale qysh në kopsht të fëmijëve me nevoja të veçanta.
Arsimi bazë
Drejtoritë e shkollave dhe mësuesit, krahas kultivimit të qëndrimeve e aftësive dhe përvetësimit të njohurive nga nxënësit, që parashikojnë programet lëndore, t’u kushtojnë vëmendje të posaçme:
- përdorimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në procesin e mësimdhënies dhe të të nxënit;
- integrimit lëndor në çdo fushë të nxëni dhe ndërmjet fushave të të nxënit;
- zhvillimit të të menduarit kritik, krijues, të zgjidhjes së situatave problemore, të punuarit e pavarur individual dhe në grup.
DAR/ZA-të dhe drejtoritë e shkollave të ndjekin me përparësi:
- mësimin e gjuhës së huaj nga klasa e tretë dhe, sipas parapëlqimeve të nxënësve dhe mundësive të shkollës, mësimin e gjuhës së huaj angleze, frënge dhe italiane, në respektim të parimit të shumëgjuhësisë;
- vijimësinë e studimit të gjuhës së huaj të parë dhe të dytë nga arsimi bazë në arsimin e mesëm të lartë.

Paketa Kurrikulare e Arsimit Bazë

Bazuar në ligjin për sistemin arsimor parauniversitar 69/2012 në vitin shkollor 2015-2016 do të nisë zbatimi i kurrikulës së re të arsimit bazë, e miratuar nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës. Paketa e re kurrikulare e arsimit bazë përbëhet nga:
1. Korniza kurrikulare e arsimit parauniversitar (miratuar me datë 17.6.2013);
2. Plani mësimor i arsimit bazë (miratuar me datë 17.6.2013);
3. Standardet e të nxënit 1-9 (miratuar me datë 17.6.2013);
4. Programet lëndore 1-9 (miratuar me datë 10.6.2013).
DAR/ZA-të dhe drejtoritë e shkollave të planifikojnë veprimtari, të cilat do të kontribuojnë në njohjen e mësuesve të arsimit bazë me strukturën dhe përmbajtjen e kurrikulës së këtij niveli arsimor. Paketa e plotë kurrikulare, e miratuar nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës, gjendet e publikuar në sitin e IZHA-së ëëë.izha.edu.al.

Arsimi i mesëm i lartë

Drejtoritë e gjimnazeve dhe mësuesit, krahas zbatimit cilësor të kurrikulës bërthamë dhe asaj me zgjedhje të detyruar, t’i kushtojnë vëmendje të posaçme realizimit cilësor të kurrikulës me zgjedhje të lirë.
DAR/ZA-të dhe drejtoritë e gjimnazeve të vlerësojnë cilësinë e hartimit dhe të zbatimit të kurrikulës me zgjedhje të lirë, në përgjithësi, dhe të shërbimit komunitar, në veçanti.
Brenda muajit dhjetor 2013, DAR/ZA-të, t’i dërgojnë Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar në MASH raportin vlerësues të zbatimit të kurrikulës me zgjedhje të lirë për tre vitet shkollore paraardhëse.
Në ndihmë të zbatimi të kurrikulës me zgjedhje të lirë, IZHA-ja ka hartuar 10 programe të reja të moduleve profesionale. Drejtoritë e gjimnazeve të informojnë nxënësit e prindërit e tyre për këto module dhe, sipas kushteve të shkollës, të përfshijnë në zbatimin e kurrikulës me zgjedhje të lirë, modulet profesionale:
- punime të mirëmbajtjes dhe riparimit në banesa;
- etika e të veshurit dhe aredimit;
- veprimtari në shërbimin e klientit;
- estetika dhe truku;
- veprimtaritë bujqësore;
- veprimtari ndihmëse në laborator;
- kujdesi për kafshët e shoqërimit;
- asistencë zyre;
- përpunim i produkteve ushqimore;
- punime të riparimit dhe mirëmbajtjes mekanike.
Materialet e plota për këto module gjenden në: ëëë.izha.edu.al
Moduli “Ju dhe biznesi”, hartuar nga Dhoma e Tregtisë Durrës, të përfshihet në listën e moduleve me zgjedhje të lirë të gjimnazit.

Gjimnazet me orientim gjuhësor

- Gjimnazet me orientim gjuhësor të punojnë me planin mësimor nr. 1023, datë 17.2.2011, miratuar nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës.
- Në mbështetje të planit mësimor, nxënësit të plotësojnë 90-94 kredite. Kreditet e përfituara nga kurrikula me zgjedhje të lirë të planifikohen nga shkolla për nxënësit që dëshirojë t’i zhvillojnë.
- Në kurrikulën me zgjedhje të detyruar të lëndës “Trashëgimi kulturore”, 2 orë të zhvillohet “Trashëgimia jonë kulturore” dhe 1 orë “Trashëgimia europiane”.
- Gjimnazet gjuhësore mund t’i zgjedhin vetë tekstet shkollore për lëndën e gjuhës së huaj, nëse tekstet e ofruara nga katalogu “Altertekst 2013” nuk përmbushin kërkesat kurrikulare të këtyre lëndëve.
- Në lëndën e gjuhës së huaj të punohet me grupe në mbështetje të udhëzimit nr. 21, datë 23.7.2010 “Për normat e punës mësimore-edukative dhe numrin e nxënësve për klasë në institucionet e arsimit parauniversitar”.

Seksionet dygjuhëshe shkollore

- Funksionimi i seksioneve dygjuhëshe shkollore mbështetet në zbatimin me përgjegjësi
- Plani mësimor, programet dhe tekstet e zgjedhura që zbatohen në tri seksionet dygjuhëshe, janë bashkëlidhur me dokumentet e nënshkrimit. Për lëndët në gjuhën shqipe të përdoren tekstet e miratuara në katalogun “Altertekst 2013”.
- Drejtoritë e shkollave, ku funksionojnë seksionet dygjuhëshe, të sigurojnë bashkëpunimin në procesin mësimor midis mësuesve.
- Në shkollat ku funksionojnë seksionet dygjuhëshe, në lëndët ku mësimi zhvillohet në gjuhë të huaj, vlerësimi periodik/përmbledhës i nxënësve të bëhet detyrimisht, të paktën një herë në muaj.
- DAR-të dhe drejtoritë e gjimnazeve të marrin të gjitha masat për krijimin e mjediseve shkollore në funksion të mbarëvajtjes së punës në seksionet dygjuhëshe shkollore. Të ndiqet me përparësi regjistrimi i nxënësve në seksionet dygjuhëshe.
- DAR-të të përfundojnë, para fillimit të vitit shkollor, emërimet e mësuesve shqiptarë pranë seksioneve dygjuhëshe.

Arsimi profesional

Zbatimi i skeletkurrikulave për drejtimet/profilet profesionale të nivelit III
a) Për strukturën 2+1+1
Niveli III të ofrohet vetëm me drejtime mësimore, pra nxënësit që kanë përfunduar nivelin II (klasa XII) në një nga profilet mësimore të një drejtimi të caktuar, të vijojnë nivelin III (klasa XIII) vetëm në drejtimin mësimor përkatës. P.sh., nxënësit e profileve “Shërbime motorike” dhe “Shërbime xhenerike”, klasa XII, të vijojnë shkollimin në drejtimin “Shërbime mjetesh transporti”, klasa XIII. Kjo do të thotë që, nxënësit që përfunduan klasën XII në profile të ndryshme të të njëjtit drejtim, mund të bashkohen në klasa të përbashkëta dhe të ndjekin drejtimin mësimor përkatës në klasën XIII.
b) Për strukturën 2+2:
Niveli III vazhdon me profile mësimore. Nxënësit që kanë përfunduar nivelin I (klasa XI) në një nga “drejtimet mësimore”, mund të vijojnë nivelin III (klasa XII-XIII) vetëm në një nga profilet mësimore të këtij drejtimi.
- AKAFPK-ja të ofrojë programet analitike përkatëse për disa lëndë të veçanta (“Bazat e sipërmarrjes” klasa XIII, “Mjedisi dhe zhvillimi i qëndrueshëm” klasa XIII etj.).
- Shkollat ta përzgjedhin vetë mënyrën më optimale për të realizuar modulet e praktikave profesionale në të gjitha nivelet (të grupuara, të shpërndara, në mjediset e praktikave të shkollës, në biznese etj.).
- Për modulet praktike me zgjedhje të detyruar, përveç moduleve me zgjedhje që përmban skelet kurrikuli përkatës, mund të hartohen/propozohen edhe module të tjera, të cilat janë të rëndësishme për formimin e nxënësve, brenda numrit të orëve të parashikuara.
- Për profilin “Instalues i sistemeve termo-hidraulike”, shkollat të punojnë me skletkurrikulën e përgatitur me mbështetjen e specialistëve të Programit AlbVET. Drejtoritë e shkollave dhe departamentet e lëndëve profesionale të përgatisin kurrikulën përkatëse të klasës XIII (profili i përzgjedhur).
- Llogaritja e krediteve dhe e pikëve për shkollat profesionale, artistike dhe sportive të bëhet si në gjimnazin me kohë të plotë. (Të gjitha lëndët kanë koeficientin 1.)

Regjistrimet dhe pajisja e nxënësve me tekste shkollore

Regjistrimet e nxënësve në shkollat e arsimit parauniversitar të fillojnë në datën 2.9.2013 dhe të mbyllen:
- në datën 14.9.2013 për arsimin bazë dhe gjimnazin;
- në datën 30.9.2013 për arsimin profesional me kohë të plotë;
- në datën 15.10.2013 për arsimin profesional me kohë të pjesshme.
-DAR/ZA-të, sipas afateve të përcaktuara në formularin operativ “Lëvizja dhe balancimi i kontingjenteve të nxënësve” dhe detyrimeve për reduktimin në zero të braktisjes shkollore, të dërgojnë në MASH të dhënat mbi lëvizjet e nxënësve të arsimit bazë.
6289
-DAR/ZA-të të marrin masa që drejtoritë e shkollave të monitorojnë pajisjen e nxënësve me tekstet shkollore dhe të informojnë DAR/ZA-të për ecurinë e procesit.
-DAR/ZA-të të njoftojnë zyrtarisht Komisionin e Miratimit të Teksteve (KMT) në MASH për ecurinë e procesit të furnizimit të nxënësve me tekste shkollore, si dhe problematikat e mundshme (mungesë tekstesh, shitje librash jashtë katalogut, shitje pa faturë etj.).

Osman Dedja

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.