Pedagogët, kriteret e reja për punësim

Publikuar më: 20/09/2013 11:31

Universiteti-politeknikUniversiteti Politeknik i Tiranës shpall të hapur konkursin për personel akademik në disa fakultete të tij. Konkretisht në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike shpallen vendet vakante si më poshtë:

-Departamenti i Elektroteknikës shpall konkursin për 1(një) vend pune për personel akademik.

Kandidati për këto vene pune duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
1. Te jete i diplomuar ne një nga degët e Inxhinierisë Elektrike ose ne Fakultetin e Teknologjisë se Informacionit, Master shkencor ose sistemi i vjetër.
2. Nota mesatare e studimeve universitare për kandidatet e diplomuar ne sistemin e vjetër te jete jo me e vogël se 8.5. Për kandidatet e diplomuar ne sistemin e ri (3+2), nota mesatare e studimeve ne secilin cikël te jete 8.5 ose me e larte.
3. Nota e lendeve baze siç janë lendet e matematikes, fizikes dhe elektroteknikes te jete jo me e vogël se 8.
4. Eksperienca ne mësimdhënie ne lenden e Teorisë se Qarqeve përbën përparësi.

-Departamenti i Automatikës shpall konkursin për 1(një) vend pune për personel akademik.

Kandidati për këtë vend pune duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
1. Te jete diplomuar ne Inxhinieri Elektrike, drejtimi Automatizim i Industrisë, Master Shkencor ose sistemi i vjetër.
2. Nota mesatare e studimeve universitare për kandidatet e diplomuar ne sistemin e vjetër te jete 8.0 ose me e larte. Për kandidatet e diplomuar ne sistemin e ri (3+2), nota mesatare e studimeve ne secilin cikël te jete 8.0 ose me e larte.
3. Kane përparësi kandidatet qe zotërojnë gradën shkencore Doktor i Shkencave.
4. Kandidatet qe nuk zotërojnë gradën shkencore Doktor duhet te jene nen moshën 30-vjeç.
5. Zotërimi i gjuhës angleze me provim te njohur ndërkombëtarisht ose provim pasuniversitar përbën përparësi.
6. Eksperienca ne mësimdhënie përbën përparësi.
7. Kandidati duhet te jete i komunikueshëm dhe i afte te punoje ne grup.

-Departamenti i Sistemeve Elektrike të Fuqisë shpall konkursin për 1(një) vend pune për personel akademik.

Kandidati për këtë vend pune duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
1. Te jete diplomuar ne Inxhinieri Elektrike, drejtimi Energjetike, Master shkencor ose sistemi i vjetër.
2. Nota mesatare e studimeve universitare për kandidatet e diplomuar ne sistemin e vjetër te jete 8.5 ose me e larte. Për kandidatet e diplomuar ne sistemin e ri (3+2), nota mesatare e studimeve ne secilin cikël te jete 8.5 ose me e larte.
3. Zotërimi i gjuhës angleze me provim te njohur ndërkombëtarisht ose provim pasuniversitar përbën përparësi.
4. Eksperienca ne mësimdhënie përbën përparësi.

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, shpall konkurs për 3(tre) vende pune për personel akademik si më poshtë:

-Departamenti i Mekanikës shpall konkurs për 1(një) vend pune për personel akademik.

Kandidati për këtë vend pune duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
1. Të ketë mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Master shkencor ose sistemi i vjetër.
2. Të ketë përfunduar studimet universitare me mesatare mbi 8.
3. Zotërimi i gjuhës angleze me provim te njohur ndërkombëtarisht ose provim pasuniversitar përbën përparësi.
4. Kandidati preferohet te jete nen moshën 30 vjeç.

-Departamenti i Prodhim-Menaxhimit shpall konkurs për 1(një) vend pune për personel akademik ne fushën e teorisë dhe teknologjisë se deformimit plastik

Kandidati për këtë vend pune duhet të plotësoj ë kriteret e mëposhtme:
1. Te jete diplomuar si Inxhinier Metalurg, Materialesh ose Inxhinier Mekanik, mundësisht ne fushën e teknologjisë mekanike, Master shkencor ose sistemi i vjetër.
2. Te ketë mbaruar studimet universitare me note mesatare mbi 8.
3. Te ketë titull ose grade shkencore.
4. Te ketë njohuri dhe aftësi komunikuese ne gjuhen angleze.
5. Te ketë aftësi te mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
6. Kandidati duhet te ketë eksperience ne mësimdhënie.

-Departamenti i Energjetikës shpall konkurs për 1(një) vend pune për personel akademik

Kandidati për këtë vend pune duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
1. Te ketë mbaruar studimet ne Inxhinieri Mekanike preferohet profili Energjetike, Master shkencor ose sistemi i vjetër.
2. Te ketë mbaruar studimet universitare me note mesatare mbi 8.5.
3. Te ketë aftësi te mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
4. Kandidati preferohet te jete nen moshën 35 vjeç (ne rastet kur zotëron doktorature jo me e madhe se 45 vjeç).
5. Kualifikimet pasuniversitare brenda ose jashtë vendit ose Doktoratura përbejnë avantazh.

Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit

Fakulteti i Teknologjisë se Informacionit shpall vendet vakant si me poshtë:

-Departamenti i Inxhinierisë Informatike propozon të shpallet konkursi për 2(dy) vende pune për personel akademik.

Kriteret që duhet të përmbushin kandidatët për këto vende janë:
1. Të kenë Diplomë të Nivelit të Dytë ose “Master i Shkencave” në Inxhinieri Informatike ose Informatike ose sistemi i vjetër.
2. Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 9 (nëntë).
3. Të zotërojnë një gjuhë të huaj të Komunitetit Evropian. Gjuha angleze përbën avantazh. Gjuha e huaj të jetë e mbrojtur në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja ose nga TOEFL, IELTS, ESOL.
4. Të kenë njohuri shume të mira, nota 9 (nënte) në grup lëndët : Sistemet e Informatikës, Teknikat dhe Gjuhët e Programimit, Algoritmikë dhe Programim i Avancuar.
5. Preferohen kandidatët me eksperience ne mësimdhënie.

-Qendra për Kërkim dhe Zhvillim në Teknologjitë e Informacionit propozon të shpallet konkursi për 3(tre) vende pune për punonjës kërkimor.

Kriteret që duhet të përmbushin kandidatët për këto vende janë:
1. Të kenë Diplomë të Nivelit të Dytë ose “Master i Shkencave”, në fushën e Teknologjive të Informacionit, ose sistemi i vjetër.
2. Te kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8.
4. Të zotërojnë një gjuhë të huaj të Komunitetit Evropian. Gjuha angleze përbën avantazh. Gjuha e huaj të jetë e mbrojtur nga Fakulteti i Gjuhëve të huaja ose nga TOEFL, IELTS, ESOL.
5. Preferohet që kandidatët të jenë nën 30- vjeç.

Fakulteti i Inxhinierisë se Ndërtimit

Fakulteti i Inxhinierisë se Ndërtimit shpall vendet vakant si me poshtë:

-Departamenti i Inxhinierisë së Mjedisit shpall konkursin për 1(një ) lektor në seksionin e Energjisë për lëndët:
-Transmetim nxehtësie
-Energji e rinovueshme
Kriteret pranimit janë:
1. Te ketë mbaruar degën Inxhinieri Mjedisi.
2. Te ketë note mesatare mbi 8.
3. Te ketë eksperience pune.
4. Te njohe gjuhen angleze (mundësisht me dëshmi)
5. Kandidati te jete nen moshën 35 vjeç.

-Departamenti i Hidraulikës dhe Hidroteknikës shpall konkursin për dy lektorë në lëndën “Hidraulikë”, në lëndën “Vepra Speciale”, në lëndën “Hidrologji”.

Kriteret e pranimit janë:
1. Te ketë përfunduar degën Hidroteknike “Master Shkencor” ose sistemi i vjetër, me note mesatare te përgjithshme mbi 8.
2. Zotërimi i gjuhës angleze me provim te njohur ndërkombëtarisht ose provim pasuniversitar përbën përparësi.
3. Kandidati të jetë nën moshën 40 vjeç.

-Departamenti i Mekanikes së Strukturave shpall konkursin për personel akademik
1(një) lektor për lenden “Rezistenca e Materialeve”

Kriteret e pranimit janë:
1. Te jete diplomuar ne Fakultetin e Inxhinierisë se Ndërtimit dega Ndërtim, ose ne fakultetet e huaja analoge.
2. Te ketë gradën shkencore “Doktor i shkencave”.
3. Mosha e kandidatit te jete jo me shume se 40 vjeç.
4. Kandidatet preferohen me eksperience pune ne mësimdhënie, mundësisht mbi 5 vjet ne lendet qe mbulon ky departament.

-Departamenti i Gjeodezisë shpall konkursin për një lektor në lenden Hartografi, Topografi, Mbulim geomatik dhe Sisteme kadastrale.

Kriteret e pranimit janë:
1. Te jete diplomuar ne Fakultetin e Inxhinierisë se Ndërtimit, ose ne fakultetet e huaja analoge.
2. Kandidatet preferohen te kenë gradën shkencore “Doktor i shkencave” ose Master shkencor me note mesatare jo me te vogël se 8. Për kandidatet e sistemit te vjetër nota mesatare te jete mbi 8.5.
3. Mosha e kandidatit te jete jo me e madhe se 35 vjeç.
4. Kandidatet preferohen me eksperience pune ne mësimdhënie.
5. Zotërimi i gjuhës angleze me provim te njohur ndërkombëtarisht ose provim pasuniversitar përben përparësi.
6. Te ketë aftësi shkencore dhe kërkimore me ane te pjesëmarrjes ne aktivitete dhe projekte shkencore.

Dokumentet

Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit Politeknik të Tiranës, brenda ditë së sotme këto dokumente:
1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
2. Curriculum Vitae;
3. Diplomën e studimeve universitare dhe listën e notave të noterizuar. (Aplikantët që kanë kryer studime jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e diplomave nga MASH);
4. Kopje e Diplomës Master i Nivelit te Dyte ose “DOKTOR” të noterizuar, në rast se ka. (Aplikantët që kanë kryer studime jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e diplomave nga MASH);
5. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
6. Kopje të librezës së punës të noterizuar;
7. Certifikate kualifikimi dhe trajnimesh te ndryshme (ne rast se ka);
8. Dëshmi e gjuhës e noterizuar;
9. Raport mjekësor për aftësi në punë;
10. Dëshmi penaliteti ose formular vetëdeklarimi.

Osman Dedja

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.