Rastet rezistente ndaj Lambies, mjekët: Kujdesuni për higjienën personale

Publikuar më: 29/09/2013 12:22

Alma HoxhaLambia, e cila njihet nga të gjithë si një sëmundje që shkaktohet nga parazitët, prek përgjithësisht fëmijët, por dhe të rriturit. Sipas mjekësve, në vendin tonë janë shtuar rastet rezistente ndaj kësaj sëmundje. “Një nga problemet shumë të rëndësishëm për shëndetin e popullatës tonë, aktualisht janë më të përhapura parazitozat. Duke qenë se është një problem shumë i rëndësishëm, një nga faktorët janë dhe kushtet e ulta higjeno-sanitare. Duhet thënë se Parazitozat në vendin tonë shfaqin komplikacion pasi nuk mjekohen ashtu siç duhet dhe ndaj kemi një përhapje shumë të madhe. Sa i takon Parazitozave, të gjithë mjekët mund të japin mjekim pa ditur që çdo lloj paraziti ka mjekimin e tij dhe kushtet sesi ai duhet të kurohet.”- kështu shprehet gjatë një interviste për gazetën “Republika”, Alma Hoxha, mjeke infeksioniste pranë Poliklinikës Qendrore. Me tej doktoresha shpjegon dhe shkaktarët e kësaj sëmundje dhe komplikacionet që ajo shfaq nëse nuk mjekohet në kohë.

- Sa të përhapura janë sëmundjet parazitoze në vendin tonë?

 

Një nga problemet shumë të rëndësishëm për shëndetin e popullatës tonë, aktualisht janë më të përhapura parazitozat. Duke qenë se është një problem shumë i rëndësishëm, një nga faktorët janë dhe kushtet e ulta higjeno-sanitare. Duhet thënë se Parazitozat në vendin tonë shfaqin komplikacion pasi nuk mjekohen ashtu siç duhet dhe ndaj kemi një përhapje shumë të madhe. Sa i takon Parazitozave, të gjithë mjekët mund të japin mjekim pa ditur që çdo lloj paraziti ka mjekimin e tij dhe kushtet sesi ai duhet të kurohet.

- Cilët janë parazitët më të përhapur? 

Parazitët më të përhapur në vendin tonë janë; Askaridoza, Lambia, Ankilostomoza, Trikocefaloza. Ndonëse ka dhe parazitë të tjerë, këqto që përmenda më lartë janë më të përhapura. Duhet thënë se një ndër parazitët më shqetësues tek popullata ngelen rastet e prekjes nga Lambia, për vetë faktin se edhe klinika e saj është më e fortë. Duhet thënë se diagnostifikimi i Lambias, (Giardia lambia) është shumë i vështirë për tu gjetur, pasi në shumë raste analizat nuk e tregojnë atë. Në këtë rast mjeku i mëshon më shumë klinikës kur e mjekon, të shoqëruar së bashku me analizën e feçeve.

- Ç’mund të na thoni për rastet kronikë të pacientëve të prekur nga Lambia?

Rastet kronike të të prekurve nga Lambia, mund të kenë një lodhje të madhe muskulore, një dobësi dhe temperaturë subfebrile. Ndaj në këto raste, nëse bëjmë dhe analizat dhe na tregohet se gjithë faktorët e kësaj lodhje na rezulton se shkaktari të jetë Lambia.

 

 - Cilët janë disa nga shkaktarët e shfaqjes së Lambies?

Shkaktari i Lamblies është një protozoar, me gjatë 10 deri në 20 mikron. Format e saj janë shumë të lëvizshme, pasi ata shumëzohen dhe ndahen në dysh. Lambia, në përgjithësi është një parazit i ndodhur gjithandej dhe prek veçanërisht fëmijët, duke mos përjashtuar dhe të rriturit. Kjo sëmundje, shkaktarin kryesor ka mungesën e higjienës dhe papastërtisë, siç është moslarja e duarve, që tek fëmijët ndodh më shpesh.

 

- Mund të themi se fëmijët janë më të prirur për tu prekur nga Lambia?

 

Patjetër që fëmijët janë grupmosha më e prirur për tu prekur nga Lambia, pasi nga kontakti me fëmijët e tjerë, apo dhe nga moslarja e duarve dhe nuk kanë kujdesin e madh sa i takon higjienës. Por nuk duhet  të përjashtojmë dhe moshat e rritura, pasi kemi pasur shumë raste të tilla. Duhet thënë së një ndër masat parandaluese do të ishte që të bëheshin kontrolle të vazhdueshme nëpër barë dhe restorante apo dhe në institucionet arsimore sa i takohen higjienës.

 

- Doktoreshë, cila janë disa nga komplikacionet që shfaq kjo sëmundje?

Komplikacionet e Lambias janë të shumëllojshme. Këtu mund të përmendim fryrja e barkut, dhimbje epigastrike, që prek dhe Fagun, pacienti ka të përziera, diarre. Nëse pacienti ka diarre, atëherë kjo mund të jetë një shenjë klinike me të cilën ne përcaktojmë më pas që pacienti vuan nga Lambia. Ndërkohë, tek fëmijët mund të kemi rrjedhje të ujshme, keqpërtypje, etj.

 

 

- Cilat janë disa nga këshillat që i rekomandoni pacientëve?

Së pari, duhet të tregohet kujdes me higjienën personale, pasi para dhe pas çdo vakti duhet të lahen duart, apo dhe frutat dhe produktet e ndryshme që konsumohen. Madje në larjen e perimeve dhe frutave duhet të përdoret dhe soda e bukës, e cila dezinfekton mikrobet e ndryshme apo dhe larës të tjerë.

 

- Keni pasur raste të tilla kohëve të fundit ku pacientët paraqesin këto shqetësime? 

 

Në Poliklinikën Qendrore, vijnë rastet rezistente, pasi rastet e lehta mjekohen nga mjeku i familjes. Ajo çka do të nënvizoja është fakti se janë shtuar rastet rezistente, sa i takon mosmarrjes në rregull të mjekimi.

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.