Sëmundjet mund të vërehen nga këmbët

Publikuar më: 17/09/2013 17:17

kembetDhimbjet apo pasiguria para ecjes mund të tregojnë në shumë sëmundje. Therrjet në këmbë mund të jenë shenjë diabeti apo mungesë vitamine B, por edhe mund të tregojë në sëmundjen e veshkëve. Ndryshimi i të ecurit, thonjë e pezmatuar apo dhimbje të befasishme në thembra mund të jenë shenja të para të ndonjë sëmundjeje: ecja e deformuar është shenjë e diabetit, ënjtja sinjalizon problem me tension të lartë të gjakut, e ndërsa në thembra shihen shenjat e para të melanomës dhe të mikroprelomit. Thonjët paralajmërojnë në sëmundjen e zemrës dhe mushkërive, ndërsa therrjet në këmbë mund të jetë shenjë e diabetit apo mungesës së vitaminës B. Dhimbjen në këmbë mos e merrni automatikisht si problem nga takat e larta apo nga këpucët e parehatshme. Kjo mund të ejtë shenjë e ndonjë thyerjeje të lehtë e cili rrit rrezikun nga osteoporoza. Nëse në këmbë ndjeni djegie(therrje ), është e mundshme të keni diabet, apo edhe mungesë të vitaminës B, por edhe ndonjë sëmundje të veshkave. Nëse thonjët në këmbë janë të drejtuar nga poshtë, është shenjë e problemeve me mushkëri, zemër dhe mëlqi.

Thonjët e verdhë dhe të trashë zakonisht janë simptome të infeksioneve këpurdhore, por mjekët paralajmërojnë që këto thonjë mund të jenë shenjë e reumës apo ndonjë sëmundjeje të mushkërive. Thonjtë e bardhë tregojnë në rrezik nga psoriaza.

Ndryshimi i ngjyrës

Sëmundja e Rejanudit apo ngushtimi i enëve të gjakut në gishta pasqyrojnë ndryshimin e ngjyrës në gishta. Ato mund të jenë të kaltërta, të bardha apo të kuqe, e atëherë të kthehen në ngjyrë natyrale të lëkurës. Shpesh, shkak i këtij ndryshimi është stresi apo ndryshimi i shpejtë i temperaturës së trupit.

Pikat e zeza

Pikat e zeza në thembra nuk duhet të mos i vëreni, sepse mund të jenë shenjë e melanomës. Melanoma mund të paraqitet ndër gishta si pigmente të thjeshta, theksojnë ekspertët. Edhe pse thembrat nuk janë shumë të ekspozuara në diell, kanceri i lëkurës shpesh shfaqet në gishtat e këmbëve, dhe për këtë mjekët rekomandojnë një këshillim.

Dhimbje në thembra

Dhimbja në thembra, e cila më shpesh ndodh në mëngjes, rrallë mund të paralajmërojë në tumor, infeksion të eshtrave apo thyerje. Shpesh vjen si shkaktar i ushtrimeve të shumta, artistisit apo edhe prej këpucëve të papërshtatshme.

Shtrëngim në këmbë

Dhimbjet e paprituta dhe të forta në këmbë dhe gishta të këmbëve shpesh janë shenjë e lodhjes fizike dhe aktiviteteve të shumta. Por, eksperët thonë që këto shtrëngime mund të jenë simptoma të mungesës së magneziumit, kalciumit dhe vitaminës D, si dhe shenjë e dehidrimit dhe qarkullimit të keq.

Kërpudha dhe njolla në thonj

Edhe dukja e thonjëve mund të tregojë ndonjë sëmundje:

Thonj të brishtë – Nëse thonjtë shpesh ju plasin dhe janë të brishtë, kjo mund të jetë si pasojë e mungesë së hekurit dhe vitaminti B.

Thonj të thatë – Tregojnë në problem me qëndër tiroide. Lëkura e thatë dhe fillimi i trashjes së pakuptimtë janë simptome shtesë të cilat në këso raste mund të jenë dyshues në aktivizimin e qëndrës.

Njolla të verdha – Zbulojnë infeksione këpurdhore, por mund të jenë edhe shenjë e psoriazës. Kjo veçanërisht kur njollat paraqiten në gishtat e këmbëve.

Rrathë të verdhë apo të zinj – Më shpesh janë pasoja të traumave, dhe goditjeve në thonjë, por edhe në raste të rralla mund të jetë edhe shenjë e melanomit dhe karcinomit të lëkurës.

Njolla të bardha – Më shpesh janë simptome të mungesës së zinkut. Në këto raste si shtesë në ushqim një muaj merrni zink, e nëse shenjat nuk largohen kërkoni ndihmën e mjekut.

 

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.