Dispozitat normative të reja dhe realiteti i shkollës

Publikuar më: 04/10/2013 9:42

shkollatPas ndryshimit të strukturës së arsimit parauniversitar në 6+3+3 ishte domozdoshmëri ribërja e “Dispozitave normative”. Objekti i Dispozitave Normative është përcaktimi i funksioneve dhe i detyrave të institucioneve arsimore dhe të punonjësve të tyre në sistemin arsimor parauniversitar në vendin tonë.Dispozitat normative zbatohen në të gjitha institucionet arsimore në vendin tonë.Meqë dhe shkolla është fusha e zbatimit të tyre (dispozitave),unë do të ndalem në këtë fushë meqë aty punoj.Dispozitat e reja kanë ruajtur disa nene apo dhe formulime të dispozitave të mëparshme dhe janë futur disa nene që i kanë diktuar reformat e deritanishme në këtë fushë.Një pjesë e tyre kanë qenë në trajtën e udhëzimeve.Lind pyetja:A janë zbatuar,nene të dispozitës së mëparshme që janë rivënë sërisht!?A është e gatshme shkolla dhe strukturat e saj për një pjesë ligjesh të reja!?A do të zbatohet dispozita normative(te gjitha nenet) në të gjitha shkollat?Për ti dhënë një përgjigje pyetjeve që sapo shtrova,do të fokusohem në disa nene të dispozitave të reja duke dhënë argumenta sipas mendimit tim.Neni 70 pika 1 thotë:”Mësuesit e institucioneve arsimore publike paraqiten në shkollë 15 minuta para fillimit të orarit mësimor të shkollës”,që do të thotë se mësuesi që ka pushim orën e parë apo dy orët e para të paraqitet në shkollë që në orën 7 e 45‘.Por,po ti referohemi ”Kontratës kolektive të punës“,e cila është në fuqi deri në vitin 2014,në nenin 6 pika 1/a të saj,vëmë re se paraqitja në punë e mësuesit përcaktohet me fillimin e mësimit të mësuesit,jo të shkollës.Në të vërtetë dispozitat normative ndër të tjera duhen bazuar dhe në marrveshjen e MASH–it me Sindikatën dhe Konfederatën e arsimit e titulluar ”Kontrata kolektive e punës“.Përsa i përket ndryshimit të orës së paraqitjes nga 7 e 40 (sic ka qenë) në 7 e 45,është mirëpritur nga mësuersit,pasi 5 minuta vonesë (dhe kjo mund të ndodhte jo pak herë në kushtet e lëvizjes së autobuzave në vendin tonë) mund ti kushtonte ndonjëherë ditën e punës mësuesit dhe kjo jo për fajin e drejtuesit,por të ligjit.Po në këtë nen në pikën 2 përcaktohet,”Drejtuesit dhe mësuesit e institucioneve arsimore publike qëndrojnë 30 orë në javë në mjediset e shkollës ose në mjedise të tjera zyrtare….”,që i bie, mësuesi të qëndrojë mesatarisht 6 orë në ditë në shkollë,ka apo s’ka mësim ai.Kjo mund të zbatohet dhe do jetë efektive (mësuesit do të korrigjojnë fletore,do të punojnë me rregjistrat,do bëjnë ditarin,kualifikime në departament etj) kur shkolla ka kushte të përshtatshme pune.Por për fatin e keq ka shkolla ku ngrohja mungon dhe më keq nuk ka ujë dhe drita.E ç’mund të thuhet për zbatim të këtij neni !!!Në nenin 84 pika 6,mbi detyra të mësuesit kujdestar dhe orët e kujdestarisë thuhet:”Mësuesi zhvillon të paktën 6 orë të kujdestarisë në një vit shkollor sipas një plani të hartuar në bashkëpunim me këshillin e prindërve të klasës.Në orët e kujdestarisë përfshihen dhe takimet me të gjithë prindërit të klasës bashkë me nxënësit”.Me këtë nënkuptohet që takimet me prindër që zhvillohen një herë në muaj me tematika të përcaktuara në planin edukativ janë pjesë e 35 orëve të kujdestarisë dhe nuk janë vetëm orë edukative që punohen me nxënësit e klasës.Në të kundërt i bie që ora e kujdestarisë të jetë 44 orë në vit.Ndërsa specifikimi i 6-orëshit është dicka pozitive,pasi i jep mundësi prindërve të japin mendime mbi realizimin e procesit të edukimit.Përsa i përket planit ditar të mësuesit të përcaktuar në neni 73,është thjeshtuar shumë duke u ndalur mësuesi tek aspektet kryesore të orës së mësimit dhe jo në detaje që humbasin kohën dhe nuk kanë ndonjë efekt.Nëse i referohemi nenit 78 pika 10 ku thuhet:”Kryetari i ekipit lëndor,kur është e mundur,të ketë punuar të paktën 5 vjet si mësues në po atë nivel arsimor,të jetë vlerësuar me të paktën “shumë mirë” në provimin e kualifikimit,nëse e ka dhënë këtë provim,të shquhet për arritje të nxënësve të tij”,duhet të mendohet mirë zgjedhja e kryetarit të ekipit lëndor.Në të vërtetë nuk ka ndodhur kështu në përgjithësi dhe nuk mendoj që do të ketë shumë seriozitet në zgjedhjen dhe punën e kryetarit të ekipit lëndor,përderisa sërisht nuk është vlerësuar puna e tij,të paktën duke mos i dhënë klasë kujdestari,nëse do ishte e mundur në shkollën e tij;kjo për faktin që kualifikimi i brendëshëm është mjaftë i rëndësishëm për rritjen e cilësisë në shkollë.Me pikën 3 të nenit 70,e cila i jep të drejtën drejtorit të shkollës të jap leje punonjësve të shkollës,mund “të abuzohet” sidomos me lejet e mësuesve dhe ketu kam parasysh rastet e mundshme kur drejtori mund ti jap leje të vazhdueshme disa mësuesve dhe kjo gjë do të dëmtonte procesin mësimor por dhe do të krijonte një klimë jo të ngrohtë në kolektiv.E drejta për të menduar për këtë më lind,pasi fenomeni që përmenda ka ndodhur kur drejtuesi nuk e kishte të ligjëruar dhenien e lejes e jo më tani që i jepet kjo e drejtë.Unë mendoj që duhet të specifikoheshin rastet e lejeve dhe me të drejtë page apo jo.Ndërsa zëvendësimi i një mësuesi që mungon për një kohë të shkurtër me mësues ose drejtues të shkollës sic përcaktohet në nenin 81,nuk do të jetë efektiv kur mësuesi nuk është i profilit përkatës.Ndër të tjera një shkollë do të jetë efektive,nëse do të jetë realisht i zbatueshëm neni 40 pika 2 e tij dhe kryesisht me atë çfarë i ndalohet të bëjë mësuesi:-c) kurse private me nxënësit e shkollës së tij;ç)të pijë duhan ose pije alkoolike në institucionin arsimor;d) të ketë marrëdhënie me para me nxënësit ose prindërit e tyre;e) t’i detyrojë nxënësit të blejnë literaturë që nuk përfshihet në Katalogun Vjetor të Teksteve Shkollore.Në të vërtetë të gjitha këto kanë qenë ose në dispozitë ose në trajtë udhëzimesh të ministrave (një pjesë që pas 2002) që duheshin zbatuar rreptësisht në cdo shkollë.Por për fat të keq nuk janë zbatuar në të gjitha shkollat.Nëse do të ishin zbatuar kudo nuk do të bënin mësim privat disa nga mësuesit me nxënësit e tyre që u japin mësim;nuk do të ndodhte të shiteshin libra jo shkollorë me detyrim nga mësuesi,apo ndonjë nga mësuesit apo drejtuesit të përdor pije alkolike në shkollë,(sic ka ndodhur rëndom).Përsa i përket nenit 88 që përcakton si do proçedohet me mungesat e nxënësve të arsimit bazë mund të themi që janë vënë rregulla(më parë nuk kanë qënë)që i bëjnë më të përgjegjshëm nxënësit e klasave IV-IX ndaj mungesave e mund të zbusin braktisjen e shkollës.Por për pikën 8 të këtij neni që ka të bëjë me dënimin me gjobë të prindërve të nxënësve që mungojnë pa arsye më shumë se 25% të orëve mësimore gjatë një viti shkollor,jam skeptike.Kjo gjobë përcaktohet nga Bashkia/komuna pasi titullari i DAR/ZA-s njofton me shkresë atë (Minibashkinë)ku nxënësi banon,me të dhënat e paraqitura nga drejtori i shkollës.Ky mosbesim për vënien në zbatimin të këtij neni,vjen nga moszbatimi i nenit 41pika 1/a dhe 1/b të dispozitave të deritanishme që kanë qenë në fuqi që në vitin 2002-2013,i rregulluar me një akt ligjor në 2010-ën.,i cili (neni) ka në thelb të njëjtin problem dhe të njëjtat procedura me nenin në fjalë të dispozitave të reja.Shkaqet e mosvënies në zbatim kanë qenë nga më të ndryshmet,papunësi të prindërve,prindër me ndihmë ekonomike,prindër të divorcuar pa përjashtuar dhe keqardhjen për ti gjobitur prindër të këtyre kategorive.Duke u bazuar në këto situata mendoj që nuk duhej rifutur kjo pikë në këtë nen por duhej gjetur një rrugëzgjidhje tjetër.Nëse i referohemi neneve të dispozitës së deritanishme për masat disiplinore për nxënësit e arsimit bazë,themi që kanë qenë të ulta dhe nuk kanë patur ndikim në forcimin e disiplinës në shkollë,sidomos pas futjes së klasës së IX në arsimin bazë.Neni 70 i dispozitave të reja e ka rritur shkallën e masave disiplinore ndaj nxënësve që bëjnë shkelje të veçanta të disiplinës të cilat janë specifikuar.Por sërisht duhej menduar një masë më e fortë disipline për ndonjë rast specifik,pasi puna edukative e përshkallëzuar nuk ka sjellë përmirësim në sjelljen e nxënësit dhe me këtë mendim besoj se janë pothuajse të gjithë ata që punojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë me nxënësit,pa anashkaluar asnjëherë punën edukative maksimale pasi shkolla ka mision dhe edukimin.Me marrjen e masave disiplinore ndaj nxënësve,mësuesve dhe nëndrejtorëve ka të bëjë Komisioni i disiplinës në shkollë.Ai përbëhet nga 5 ose 7 vetë,kryesohet nga drejtori i shkollës,ka anëtarë nëndrejtorët (nëse shkolla ka) dhe mësues të zgjedhur nga këshilli i mësuesve me votim të fshehtë.Një risi e dispozitës së re është ngritja e Komisionit të Etikës dhe Sjelljes në shkolla.Ky komision ka për detyrë:a)të japë ndihmesën për përmirësimin e etikës dhe sjelljes në institucionin arsimor;b)të shqyrtojë ankesat e nxënësve,të prindërve e të punonjësve të institucionit ndaj shkeljeve të normave të etikës dhe të sjelljes dhe ti propozojë drejtorit të institucionit masat përkatëse.Komisioni përbëhet nga mësues, prindër dhe nxënës.Drejtori nuk bën pjesë në komision. Por çështja është se sa të përgjegjshëm,parimor dhe njohës të ligjeve e rregullave janë pjesmarrësit në këto komisione dhe sa i interesuar është titullari i institucionit që anëtarët të jenë të tillë.Nëse mësuesit madje dhe prindërit do të njihen mirë me detyrat e komisioneve në fjalë do të jenë të përgjegjshëm në përzgjedhjen e anëtarëve të tyre.Po ashtu,risi janë dhe nenet për emërimin dhe shkarkimin e drejtorit dhe nëndrejtorit të institucionit arsimor publik.Gjithashtu dhe të mësuesit. Edhe për këto nene jam mosbesuese.Kjo për faktin se këto emërime (drejtorë,nëndrejtorë) deri tani,në përgjithësi,kanë qenë politike por dhe për faktin se për emërimet në fjalë ka komisione.Psh komisioni për emërimin e drejtorit të shkollës perbehet nga:nje perfaqesues i njësisë bazë të qeverisjes vendore,• kryetari i bordit të institucionit arsimor,• kryetari i këshillit të prinderve të institucionit,• dy mësues të institucionit arsimor të zgjedhur nga këshilli i rnësuesve.Këtu duhet parë sa në gjëndje është kryetari i Bordit dhe i Këshillit të mësuesve,të bëhet pjesë serioze e një vendimmarrje të rëndësishme.Nuk duhet harruar që në shumë shkolla kryetarët e Bordeve zgjidhen thjesht për të qenë “përkrahës” të drejtorit.Që në përzgjedhjen e kryetarit të Bordit e të këshillit të prindërve duhet të nis serioziteti.Tek komisioni i emërimit të mësuesit varet cilët mësues marrin pjesë,sa ka ndikuar drejtuesi te këshilli i mësuesve për të përzgjedhur mësuesit që vendosin atë që drejtori dëshiron dhe këto nuk është e vështirë të realizohen në shkolla e sidomos në ato shkolla ku mbizotërojnë grupe.Edhe dicka që futet në lapsuse por gjersa bëhet fjalë për ligje duhet patur kujdes nga shkruesi.Neni 104 për Olimpiadat Ndërkombëtare realisht është neni 114,pra ka dy nene me nr 104; 105;….. Nga kjo analizë e kryesuar në disa nene specifike të dispozitave të mëparshme dhe ato të reja duke patur për bazë zbatueshmërinë,konkludoj se arsimi asnjëherë nuk ka vuajtur nga mungesa e ligjeve por nga pazbatueshmëria e tyre.Nëse arrihet që drejtori dhe nëndrejtori i shkollës të zgjidhen sipas nenit në dispozitë dhe procedurave të përcaktuara në udhëzimin përkatës,atëhere jepet një dritë jeshile për pjesën mosbesuese që shpreha.Përpos hartuesit e ligjeve që kanë të bëjnë me arsimin bazë,duhet të njohin mirë jetën në shkollë dhe ligjet e mëparshme,në mënyrë që të bëhen ndryshime të duhura në ligjet ekzistuese.Rastet e pazbatueshmërisë që përmenda nuk janë vetëm të viteve të fundit por që nga hyrja në fuqi e dispozitave të vitit 2002.
Fitnete GRUDA
Tiranë

Komentet janë të mbyllura

Foto Lajme

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij portali © 2013 Gazeta Republika | Designed by Keminet | Log in
Close
Ndiqni Gazeta Republika në Facebook
Informohuni mbi ngjarjet kryesore të ditës duke na ndjekur në Facebook.